LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe Yuri Kim për t'i ndalur. 12 nëntori? Shkakton frikë

• Protesta e 12 nëntorit mezi po pritet nga qytetarët. Kështu pretendon kryedemokrati Sali Berisha. • Në konferencën e tij të përjavëshme me gazetarët, Berisha tha se kryeministri Edi Rama po tenton që të konfiskojë flamurin e PD-së, por tha se në këmbim të kësaj tentative do të marrë “përgjigjen e merituar”. • Theksoi se nuk kanë problem me asnjë tjetër. Vetëm me Edi Ramën. • Ai këmbëngul që PD-ja e tij është e ligjshme, pasi ka një vendim të gjykatës, duke shtuar se po përgatiten edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale. • Po ashtu, numri një i PD-së ka deklaruar se takimet e zhvulluara në qytete ka qenë falas, duke përjashtuar sipas tij disa organizime që i ka pasur në hotele. • Madje shtoi se ndërhyrje për të ndalur takimet e tij ka ndërhyrë edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sekuestro ndaj Ora News, Berisha: Kam denoncuar, mendoj se po shkelet ligji. Rama është shfazuar fare me median

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quajti në kundërshtim flagrant me ligjin vendimin për konfiskimin e RTV Ora. Në konferencën e përjavëshme me gazetarët, Berisha tha se nëse gjykatat ndërkombëtare kthejnë vendimin, dëmshpërbimin duhet ta bëjë Edi Rama me të ardhurat e tij. 

"Unë fola dhe do flas. Jam për zbatimin e ligjit kudo, por konstatoj se këtu nuk po zbatohet ligji, por po shkelet ligji. Ka të drejtë albitrazhi. Ai është shfazuar fare me median. Imagjinoni kur edhe Veliaj, që zgjohej dhe terrej me fjalën rroftë Edi Rama nuk e thotë dot më. Ka alergji fjalën e lirë ai. Opozita nuk i pranon shkeljet e ligjit. Kam të dhënat e sakta që shpenzimet e fitimet nuk janë ato që thotë gjykatësi. Këtu që them i them nga bindja ime. Nëse do përjashtime, qeveria të bëjë një ligj që ata që kanë pasur aktivitet krimianale të mos kenë të drejtë për asnjë veprimtari biznesi. Por me këto zgjedhje do marrin përgjigje që të dy, si Erion Veliaj, si Edi Rama,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

A fshihet Basha pas grupi Alibeaj? Berisha me mëdyshje: Nuk e di, po duan të na bashkohen. Rama, i rrjedhur që vetëm shan. Harron se...

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sjelljen e kryeministri Edi Rama me mediat. Në konferencën për shtyp që mban çdo javë me gazetarët, Berisha tha se po përdorte një fjalor të shthurur, ndërsa e paralajmëroi se edhe ai mund të përdorë të njëjtat terma. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

PYETJE: Keni qenë dëshmitarë në zgjedhjet e Tiranës që u nda me 10 vota, me një numër shumë të afërt. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me qytete të tjera, në kushtet që PD po e zhvillon strukturën e saj, duke e akuzuar pjesën tjetër se janë të Edi Ramën, edhe kandidatët e tjerë do i trajtoni si kandidatë të PS?

Berisha: Edhe njëherë çështja vula dhe flamuri në gjykatë do i jepen atij që i takon. Gjykatësi ka vendosur. Nuk ka forcë që pengon regjistrimin. Edi Rama bën përpjekje në ekstrem për të përdorur gjykatës. Njerëzit e kanë kuptuar se çfarë katastrofe është precedenti i shpalljes palë i atyre që nuk janë palë. Nuk ndodh në botë kjo. Ndodh vetëm në labirintet skizoide të Edi Ramës. Por ai do përballet personalisht me pasojat. Nuk merremi me asnjë tjetër.

PYETJE: Akuzoni Ramën se kërkon vulën e PD, por pritet Alibeaj dhe të tjerët të kenë kandidatët e tyre, mendoni se qëndron Lulzim Basha pas tyre?

Berisha: Në një vend të lirë, çdo njeri ka të drejtat e tij. Vepron por nuk ndalon asnjë që merr vendimet që do. Momenti kur nuk pranoi që të qëndrojë si anëtarë i PD, të kandidojë siç po ndodh, ata bëjnë zgjedhjen e tyre, unë nuk ua këshilloj. Nuk duan. Secili bën zgjedhjen e tij, nuk i pengon dot njerëzit. Shqiptarëve u ka ardhur... Ai është si i rrjedhur komplet. Ka zgjedhur si alternativë fjalor ordineri dhe mashtrime ordineri. Mendon se duke sharë dhe duke shpifur ul kundërshtarin. Shqiptarët nuk e duan ashtu. Se për të sharë fjalori është i përbashkët.

3 VITE ME PARE

Protesta e 12 nëntorit do të jetë paqësore? Berisha: Se cili është skenari do të shpaloset atë ditë

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga protesta e PD-së e cila do të zhvillohet më 12 Nëntor. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i opozitës u pyet nëse protesta do të jetë paqësore. Ai u përgjigj se skenari do të shpaloset më 12 Nëntor, ndërsa shtoi se do të jetë në manualet e protestave demokratike, duke lënë të nënkuptuar se nuk do të ketë përshkallëzim të protestës. 

"Se cili është skenari i protestës, do shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike", tha Berisha. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

A ka shanse të fitojë opozita zgjedhjet? Berisha i bindur: Fitorja do të jetë e madhe, i kujtoj Edi Ramës 20 shkurtin!

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur bindjen se do të do të dalë me fitore në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i demokratëve theksoi se nuk asnjë dyshim që zgjedhjet do të fitohen nga opozita ndërsa i kujtoi kryeministrit Edi Rama 20 shkurtin e 1991-it, datën kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

Sa shanse ka që opozita të fitojë zgjedhjet vendore duke dalë me kandidatë të veçantë? 

"Fitorja do të jetë e madhe. Unë shoh tisin e saj. Nëse e ndoqët debatin e djeshëm, krahasoni atë tjetrin me këta tre që u paraqitën si të krahasosh natën me ditën. Fitorja është e madhe shumë biles, i them Edi Ramës të mos provokojë se ka edhe 20 shkurt, e di ai.", tha Berisha. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Korrupsion ndërkombëtar erotik...? Berisha nuk jep detaje: E them me dhimbje por është realitet

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike tha se një nga format e korrupsionit të ndërkombëtarëve në Shqipëri është edhe përmes joshjes së diplomatëve të huaj që vijnë me mision këtu. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Berisha i quajti "diplomatë erotikë", ndërsa tha se pohimi i tij është realitet. "Korrupsion ndërkombëtar erotikë",-tha Berisha, duke nxitur pyetjen e gazetarëve se çfarë kishte parasysh. 

"Së fundi, një rol të padiskutueshëm në fugën masive të shqiptarëve nga Shqipëria luan herë-herë dhe korrupsioni ndërkombëtar, politik, monetar dhe erotik i Tiranës zyrtare për të siguruar mbështetje politike të pamerituar për regjimin monist të saj. PD i konsideron shqiptarët që largohen nga Shqipëria, viktima të një regjimi që nuk i lejon të votojë qytetarët e lirë dhe që i vjedh dhe i plaçkit ata gjer në palcë, që ka shndërruar pasuritë e tyre të mëdha publike në një mallkim për qytetarët e këtij vendi dhe ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. PD angazhohet të punojë fort që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të shndërrojnë Shqipërinë, vendin e pasurive të mëdha dhe resurseve të pafundme në vendin ku shqiptarët të ndërtojnë ëndrrat e tyre të bukura, të ardhmen që meritojnë”,-tha Berisha. 

Pyetje: "Korrupsion ndërkombëtar erotikë", a mund të na thoni kush janë këta diplomatë? 

Berisha:  Pse u ndale këtu ti? Unë thashë tre format, ti pse u ndale këtu. Ti më pyet mua, unë pyes ty. Të lutem, është realitet unë këtë e them me keqardhje sepse kombi im po shpërbëhet. E them me dhimbje, por është realitet kjo. 100% kjo që them unë. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Çfarë do bëjë PD për qytetarët? Berisha: Merrni intervista, qytetarët pyesin pse po vonohet protesta

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se qytetarët po e presin me padurim nisjen e protestave nga opozita. Në fjalën e tij, nga konferenca për shtyp nga gazetarët, numri një i PD-së tha ka një interesim të paparë. 

Pse e nxitët iluzionin për bashkim kur nuk mund të ketë? Berisha: Jo të gjithë e duan kryetarin. Lufta e Ramës me mediat? Duke mbështetur pa asnjë hezitim çdo përpjekje për zbatimin e ligjit, unë u them shqiptarëve se nga të dhënat që kam deri tani, kjo që po ndodh në RTV Ora, është absolutisht në kundërshtim flagrant me ligjin. Ajo që është shqetësuese për mua është se kemi të bëjmë me një media. Shqetësimi i dytë i madh është se kemi të bëjmë me një proces që mund të na çojë si Agon Channel. Nëse ju kujtohet, Edi Rama lëshoi një lumë akuzash ndaj Françesko Beketit për larje parash. Ndërkohë Beketi fitoi një gjobë të jashtëzakonshme. Mund të paguajmë ndonjë 100 milionë euro edhe për këtë TV, e cila siç më thonë burime të besueshme, nuk ka atë bilanc që ia falsifikon Edi Rama me gjyqtarët e tij. Harrojnë se ai bilanc shkon në Strasburg, shkon në arbitrazhe dhe merr një ndëshkim të ri për një njeri që nuk kontrollon vetveten. Pra, nëse ke probleme me pronarin, merr masa ndaj pronarit, por kur nuk ka fakte, shkon e merr median. Unë kam të dhëna të sigurta se është vepruar në kundërshtim flagrant me ligjin. Se gjykata ka zbatuar urdhër politik. Por ai gjykatës, dhe Edi Rama, gjobën që do marrë Shqipëria, do e paguajë në mënyrë personale.

Çfarë do bëjë PD për qytetarët?

Berisha: Ne marrim intervista, njerëzit thonë pse po vonohet protesta. Shkoni dhe pyetini.

3 VITE ME PARE

Propozimi i Alibeajt për kandidatë me sondazhe, Berisha: Nuk zëvendësohet dot vota!

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se propozimi i Enkelejd Alibeajt, që PD të dalë me kandidatë përmes një procesi miks, nuk është i gabuar por nuk zëvendëson dot votën. Berisha tha se është pro sondazheve që janë të kushtueshme por nuk barazohen dot me procesin e votimit. 

"Nuk kam asnjë kundërshti për sondazhet por janë dy gjëra; sondazhet nuk zëvendësojnë votimet, po të ishte kështu, nuk shpenzoheshin qindra miliarda euro për zgjehdje por caktoheshin me sondazhe. E dyta, të marrësh përsipër të sondosh përtë gjithë kandidatët në mbarë vendin duhet të bësh gati 1 milion euro, që ne nuk i kemi. Por edhe sikur ti kishim, nuk barazohet vota me sondazhin. Do të mirëprisja shumë kërkesën që ejani të shohim si të bëjmë votën më transparente, më të sigurtë dhe më të lirë, por unë e kam kollaj të them, polleve nuk u besoj, por ama, ka polle të zakonshme por pollet dixhitale, nëse bëhen me teknika të sakta provohen më të saktat. Megjithatë në asnjë rrethanë, vota nuk zëvendësohet. Të themi, që ejani ti bëjmë një modifikim, meqë statusi thotë atë që duhet ta pëlqejë çdo votues i PD."-tha Berisha. /Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

A po dështojnë Primaret në Durrës dhe Elbasan? Berisha: Çfarë nuk sjell ora, bie dekika... jam optimist

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ka ende kohë për dorëzim kandidaturash për procesin e Primareve në PD, për bashkinë e Durrësit dhe Elbasanit. Në fjalën e sotme me gazetarët, Berisha tha se është optimist, edhe pse kanë mbetur vetëm 48 orë nga skadimi i afatit për kandidatët e primareve.

Pyetje: A po dështojnë Primaret në Durrës dhe Elbasan? Berisha: Çfarë nuk sjell ora, bie dekika... jam optimist?

Sali Berisha: Gjithçka është makinacion i Edi Ramës, demokratët e kanë të qartë. Ai është njeriu që kërkon të plaçkisë flamurin e PD, do të marrin udhëzime në kohën e duhur.  Pse nuk ka kandidatë në Durrës dhe Elbasan? Jam optimist, ça sjell ora nuk sjell dekika (minuti). /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Me çfarë parash po mbulohen shpenzimet? Berisha: I kemi patur gratis, Rama u zu me kryebashkiakët

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar detaje lidhur me takimet e tij me demokratët në Bashkitë e vendit. Në konferencën e tij të përjavëshme me gazetarët, Berisha tha se të gjitha takimet kanë qenë gratis, duke shtuar se kryeministri Edi Rama u zu me kryebashkiakët, ku mbaheshin mitinget. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetje: Kujt i përket e drejta për të regjistruar kandidatët e PD, por pranoi se përfaqësuesit janë Marash Logu dhe Indrit Sefa. E ka menduar PD sesi do të regjistrohet në 14 maj? Folët për disa shpenzime për luksin e tij, por prej datës që keni marrë drejtimin e PD keni pasur takime ne hotele, me çfarë parash po mbulohen shpenzimet kur financat i ka pala tjetër?

Berisha: PD gjatë një viti, ka votuar më shumë se kurrë në historinë e saj dhe më shumë se çdo forcë politike. E ka bërë këtë sipas kushtetutës së saj dhe ka kompletuar një proces ligjor me votën e lirë të anëtarëve. Këtë proces, kërkon ta shkelmojë, në mënyrë antiligjore, antidemokratike, strikt armiqësore, Edi Rama. Përveç këtyre procedurave, ka një vendim gjykate, në të cilin gjykatësi ka vendosur për këtë realitet, për Kuvendin, për logot, për vendimet e PD-së. Gjithçka është e ligjshme, e paligjshme dhe armiqësore është përpjekja e Edi Ramës për të konfiskuar flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik. PD rezervon çdo të drejtë t’i përgjigjet atij në mënyrat më të merituara.
Ky është një problem që e kemi me Edi Rramën, nuk e kemi me tjetër... PD në të gjitha takimet e saj, përveç disa takimeve në hotele, dhe një në një qytet, që të gjitha i ka pasur gratis. Kjo solli një sherr të madh midis Edi Ramës dhe bashkiakëve, madje pati ndërhyrje të paskrupullta edhe nga guvernatorja se si mund të ndodhë kjo. Por ja që ndodh. Bashkitë kanë një sallë që e ofrojnë për aktivitete dhe kjo është e vërteta e shpenzimeve.

3 VITE ME PARE

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Sali Berisha: I largoi Edi Rama. 26% e popullatës ka ikur. Faleminderit mbreti Charles për ndërhyrjen

Takimet e Berishës, kryedemokrati: I kemi falas. Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar largimin e shqiptarëve me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në konferencën e përjavëshme në selinë e Partisë Demokratike, Berisha ka listuar arsyet e largimit të shqiptarëve, duke përmendur numrin një, kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha falenderoi edhe mbretin Çarles për ndërhyrjen e tij.

"PD hedh poshtë dhe cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Rramës ku fajëson autoritetet britanike, duke treguar me gisht konservatorët britanikë. PD fton qeverinë, parlamentin dhe forcat politike të MB, të ndalen dhe të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria e Edi Ramës. Kjo do i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh në Shqipëri,"-. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Në Britaninë e Madhe, në media, parlament dhe qeveri, ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve që kalojnë Kanalin me shpresën e një jete më të mirë. Gjatë një viti, ky fluks ka mbërritur në 12 mijë, nga 800 që ishte në vitin 2021. Pa dyshim, kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e kuptueshme dhe e pashmangshme. Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat dhe politikanët, PD falenderon mbretin Çarles për ndërhyrjen e tij, PD hedh poshtë dhe cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Rramës ku fajëson autoritetet britanike, duke treguar me gisht konservatorët britanikë. PD fton qeverinë, parlamentin dhe forcat politike të MB, të ndalen dhe të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria e Edi Ramës. Kjo do i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh në Shqipëri. PD deklaron se shkaku kryesor i shpopullimit të Shqipërisë është: -Votimi fiktiv i shqiptarëve përmes dhunimit masiv të zgjedhjeve nga Edi Rama. Me zgjedhjet fiktive, Edi Rama ka vrarë shpresën te shqiptarët se pushteti mund të ndërrohet me votë. -Vendosja e monizimit absolut falë votimit fiktiv. Sot Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Me reformën sorosiane ai ka në kontroll të plotë sistemin e drejtësisë. Ai kontrollon 10 përqind më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në Shqipëri. -Lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin dhe drogën dhe zëvendësimin e shtetit ligjor me të parin narkoshtet në Europë. -Vjedhja e fondeve dhe pasurive publike dhe vendosja e sistemit të korrupsionit në vend. Me sistemin korruptim dhe vjedhjen e fondeve të vendosur nga Edi Rama, punët publike në Shsqipëri kushtojnë 7-10 herë më shumë se në vendet e BE-së. Vetë Edi Rama mori detyrën si kryeministër, i akuzuar nga prezenca e OSBE në Tiranë se ka të fshehura në bankat offshore 200 milionë euro dhe për këtë akuzë, Edi Rama nuk reagoi kurrë me asnjë formë kundërshtimi. -Edi Rama jeton sot si kryeministri më i kushtueshëm në Europë. Ai ka realizuar me çartera 137 fluturime, përfshi këtu fluturime për të ndjekur ndeshje futbolli në Florida apo vakanca luksoze. -Varfërimi progresiv i shqiptarëve nga politikat e Edi Rramës është shkak tjetër kryesor i shpopullimit të Shqipërisë. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogën më të lartë në rajon, sot ata kanë rrogën më të ulët në rajon, 15-20 përqind më të ulët se Kosova, kurse çmimet e produkteve ushqimore janë 7 eri në 10 përqind se mesatarja e vendeve të BE, nafta shitet si në Zvicër dhe Gjermani. -Së fundmi, një rol të padiskutueshëm luan herë-herë edhe korrupsioni politik ndërkombëtar për të siguruar mbështetje për regjimin monist të Tiranës.

sali berisha berisha 4 nentor 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet