Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Pritet që 48 orët në vijim të jenë të rëndësishme në selinë e Partisë Demokratike dhe fatin e zgjedhjeve të ardhshme lokale. • Nesër pritet që të diskutohet udhëzimi i miratuar më parë në Këshillin Kombëtar që parashtron dhe mënyrën sesi do të zhvillohen primaret si dhe sqarohet edhe e gjithë procedura që duhet ndjekur nga kandidatët. • Gjithashtu do të miratohet dhe Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i cili dhe do të monitorojë dhe ndjekë gjithë procesin e zgjedhjeve në primare • Teksa sot, kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar takim me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve, nesër po ashtu ndodh një takim me shumë rëndësi. • Për herë të parë, nesër takohet Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilët do të diskutojnë për të mbështetur një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. • Deri më tani asnjë nuk ka kushte, por e nesërmja do të 'kthjellojë' gjithë situatën. • Brenda selisë blu, të gjithë duket se e mirëpresin bashkimin e grupit të Enkelejd Alibeajt, madje disa janë të gatshëm t'u ofrojnë edhe postet e tyre. Njëri nga ata është vetë Luan Baçi, i cili aktualisht po drejton demokratët në qarkun e Fierit. • Po ashtu, nesër, pritet që të bëhet një mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike në të cilën pritet të miratohet nisja e procesit të Primareve. Nëse nesër miratohet nisja e procesit të primareve, pas shtatë ditësh do të kemi kandidatët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin. • Ndërkohë një ditë para takimit mes dy "negociatorëve" Bardhi dhe Paloka, deputeti Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit mbështetësit e tij.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë detaje në lidhje me mbledhjen e organizuar në selinë Blu me drejtuesit politik të qarqeve. Me anë të një postimi në Facebook numri dy i demokratëve bën me dije se në fokus të bisedës ishin zgjedhjet vendore dhe organizimi i primareve.
Protestat e premtuara kohë më parë nga ana e kryedemokratit Sali berisha qe do të nisnin në fillim të vjeshtës duket se ishin pjesë e bisedës në selinë Blu.
"Nga mbledhja e Grupeve të Punës së PD në qarqet e vendit. U diskutuan Primaret dhe organizimi i tyre, si dhe protestat si pjesë e aksionit politik të vjeshtës", shkruan Noka.
Sot kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar takim me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Nga ana tjetër paralelisht me mbledhjen që po zhvillohej në selinë Blu, deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi mbështetësit e tij në Kryesinë e Kuvendit. Nesër për herë të parë takohet Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilët do të diskutojnë për të mbështetur një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Deri më tani asnjë nuk ka kushte dhe fundi i muajit tetor do të na njohë me listën e kandidatëve të Opozitës.
TIRANË- Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit mbështetësist e tij ku po zhvillon një mbledhje. Ndërkohë nga ana tjetër dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur drejtuesit e qarqeve në selinë Blu ku po diskutohet për zgjedhjet vendore.
Takimi i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj me mbështetësit e tij vjen një ditë para takimit që Gazment Bardhi do të zhvillojë me përfaqësuesin e PD-së zyrtare, Edi Paloka për arritjën e një marrëveshjeje për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore.
Mësohet se në fokus të takimit të Alibeajt është takimi i nesërm mes dy "negociatorëve".
Një javë më parë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike doli me një deklaratë ku shtrinte dorën e bashkëpunimit me grupin e kryedemokratik Sali Berisha sa i përket zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin që vjen. Deputetët demokratë dolën me një vendim të unifikuar ndërkohë që shumë prej tyre prej javësh deklararonin se vetëm bashkimi mund ta bëj Partinë Demokratike fituese. Deklarata e tyre u mirëprit nga PD zyrtare dhe Sali Berisha i cili menjëherë komandoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka që të negociojë me grupin e Alibeajt i cili do të përfaqësohet nga ish-numri dy i PD-së Gazment Bardhi. Të dy palët kanë rënë dakort se kjo nuk është negociatë por një konsultim.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vendosur disa objektiva për ditët në vijim. Sot në mbledhjen e zhvilluar me drejtuesit politikë të qarqeve, është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.
NJOFTIM PËR SHTYP
Drejtuesit e Grupeve të Punës të cilët drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike, zhvilluan në seli një takim me Kryetarin e PD, Sali Berisha. Në mbledhje është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Kryetari i PD Sali Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.
TIRANË- Zgjedhjet vendore duket se do të bashkojnë demokratët e përçarë që prej shtatorit. Dy të deleguarit e kampeve brenda Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga grupimi i Alibeajt dhe Edi Paloka nga Partia Demokratike zyrtare do të takohen nesër duke shënuar dhe takimin e parë mes tyre një javë pasi Grupi Parlamentar i PD doli me një deklaratë ku shtrinte dorën e bashkëpunimit.
Në fokus të bisedës do të jetë dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Si Edi Paloka, i cili mban dhe detyrën e kryetarit të Këshillt Kombëtar të PD ashtu dhe Gazment Bardhi janë shprehur të gatshëm të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të japin emra dhe propozime konkrete që më pas do të diskutohen në Grupin Parlamentar.
Ky takim u prit mirë nga demokratët e bazës të cilët prej muajsh janë në dilemë. Reagimet ishin të shumta nga të dyja palët. Shumë deputetë të PD dolën me deklarata të forta dhe deklaruan se nëse nuk do të dilet me një kandidat të përbashkët ata nuk do të angazhohen në fushatë. Ata prej muajsh kanë kërkuar me ngulm një bashkim pasi sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që PD të fitojë në zgjedhje përballë kryeministrit Edi Rama.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pak minuta më parë ka mbledhur në selinë Blu të deleguarit e qarqeve. Ata njëzëri kanë kërkaur bashkimin dhe unifikimin e Grupit Parlamentar. Duke folur për mediat Edmond Spaho dhe Luan Baçi u shprehen se bashkimi i demokratëve duhet të ndodhë sa më parë pasi sipas tyre baza mezi e pret. Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut Fier, Luan Baçi i bëri dhe një "ofertë" Enkelejd Alibeajt duke i ofruar postin e tij.
Një javë më parë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike doli me një deklaratë ku shtrinte dorën e bashkëpunimit me grupin e kryedemokratik Sali Berisha sa i përket zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin që vjen. Deputetët demokratë dolën me një vendim të unifikuar ndërkohë që shumë prej tyre prej javësh deklararonin se vetëm bashkimi mund ta bëj Partinë Demokratike fituese. Deklarata e tyre u mirëprit nga PD zyrtare dhe Sali Berisha i cili menjëherë komandoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka që të negociojë me grupin e Alibeajt i cili do të përfaqësohet nga ish-numri dy i PD-së Gazment Bardhi. Të dy palët kanë rënë dakort se kjo nuk është negociatë por një konsultim.
TIRANË- Drejtuesja e qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi ditën e sotme se PD duhet të gjejë forcën të ecë përpara. Teksa ishte duke u futur në ambientet e brendshme të PD-së, aty ku Berisha ka thirrur të deleguarit në qarqe për zgjedhjet vendore, Topalli u pyet në lidhje me negociatat mes Bardhit dhe Palokës për bashkimin e PD-së. Ajo u shpreh se duhet bërë bashkimi për të ecur përpara.
‘Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më!’- u shpreh Topalli.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka shprehur publikisht se do ia linte vendin e tij si drejtues qarku të Fierit, Enkelejd Alibeajt. Për gazetarët, Baçi tha se do ishte i gatshëm të kryente këtë veprim, nëse Alibeaj do të vijë në grupin e Rithemelimit.
“Gjithmonë në negocim kemi qenë. Gjatë gjithë kohës bisedojmë me njëri-tjetrin që të jemi bashkë. Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, pvarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim te Bardhi. Jam i gatshëm me Alibeaj dhe të gjithë deputetët e të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte”, u shpreh drejtuesi i Fierit, Luan Baçi për 'Reporttv'.