5 Korrik 2023, 11:13
Nga k.m.
Pamje nga dorëzimi i padise
TIRANË- Festa ekstravagante dhe e paprecedentë më parë në tarracën e Bashkisë së Tiranës mund t'i kushtojë mandatin kryebashkiakut Erion Veliaj. Grupi i Këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Këshillin Bashkiak Tiranë kanë depozituar një padi ndaj Veliajt në Gjykatën Administrative, ku edhe kërkojnë përfundimit e mandatit të tij, për shkak se sipas tyre Veliaj refuzoi të bënte betimin brenda afatit të përcaktuar nga ligji. Kjo pasi sipas tyre, betimi nuk është bërë.
Përveçse në betim morën pjesë vetëm anëtarët socialiste të Këshillit Bashkiak, mbledhja nuk u bë në asnjë nga vendet e përcaktuara nga ligji; që përkon me: Një sallë e godinës së Prefeturës; - Një sallë e një institucioni në varësi të Bashkisë;- Një sallë e një agjencie në varësi të Bashkisë. Madje citojnë edhe nenin 61 i Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” parashikon se:
Silva Caka tha se Veliaj nuk respketoi procedurat.
“Në 20 qershor të këtij viti u njoftua mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak. Ajo që nuk funksionoi në mbledhjen e parë ishte pika e parë e rendit të ditës, që ishte shpallja e vlefshmërisë së betimit për kryetarin e Bashkisë. Kryetarja e Këshillit, nuk respektoi ligjin, ndaj u bashkua në betimin i kryebashkiakut në tarracën e bashkisë. Ndaj kemi depozituar padi kundër këtij veprimi,”- u shpreh ajo para mediave të pranishme.
Ndërkohë, Gjokutaj tha se Tirana sot ligjërisht nuk ka një kryetar bashkie.
“Sot ne nuk kemi kryetar bashkie. Ne kemi ndërmarrë këtë nismë për t’i treguar Erion Veliajt që mos ta njohë opozitën,”-shtoi ai.
Përfundimi para kohe i mandatit të kryetarit të bashkisë
1. Mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari:
a) nuk pranon të bëjë betimin;
b) jep dorëheqjen;
c) nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur;
ç) shkarkohet, sipas nenit 62 të këtij ligji;
d) kandidon për deputet;
dh) humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim gjykate të formës së prerë;
e) vdes.
Kështu duke shfrytëzuar 'pakujdesinë' e Veliajt për t'u betuar ashtu siç e kërkon edhe ligji, Partia e Lirisë ka vendosur që çështjen ta dërgojë në gjyq.
Pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, Erion Veliaj u betua si kryebashkiak i Tiranës në ceremoninë e organizuar në tarracën e godinës së Bashkisë.
erion veliaj pl
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
5 Korrik 2023, 10:26
f.i
Sali Berisha dhe Liri Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar sot bashkëshorten e tij Lirinë me rastin e 75-vjetorit.
M...
Politike
5 Korrik 2023, 09:24
f.i
Edi Rama, Bill Clinton
SHBA- Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka reaguar pas vizitës në Shqipëri ditën e djeshme. Me anë ...
Politike
5 Korrik 2023, 08:54
k.m.
Spartak Ngjela
TIRANË- Avokati Spartak Ngjela tregoi arsyen se përse nuk mori pjesë në ceremoninë e mikpritjes së ish-preside...
Politike
5 Korrik 2023, 08:25
k.m.
Alex Soros dhe Savannah Huitema
TIRANË- Ceremonia e zhvilluar në nder të presidentit amerikan Bill Clinton solli në Tiranë edhe sh...
Politike
4 Korrik 2023, 23:38
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Alex Soros ka ndarë foto nga festa e ditëlindjes së 59-të të kryeministrit Edi Rama. Djali i miliarderit me...
Politike
4 Korrik 2023, 22:30
k.m.
Ina Zhupa
TIRANË- Akademia e Shkencave ka ngjallur sërish debate në Komisionin e Mediave. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka...
Politike
4 Korrik 2023, 20:32
k.m.
Bill Clinton dhe Edi Rama
TIRANË- 3 korriku është një datë që do të mbahet mend gjatë në politikën shqip...
Politike
4 Korrik 2023, 20:21
k.m.
Belinda Balluku në Presidencë
Përplasjet e Ilir Metës kur ishte president me shumicën socialiste i detyroi ata të artikulonin...
Politike
4 Korrik 2023, 19:59
k.m.
Foto ilustruese
GJENEVË- Nënkomiteti i OKB-së për Parandalimin e Torturës (SPT) ka njoftuar planet për të vizituar Shqip...
Politike
4 Korrik 2023, 19:02
k.m.
Pamje nga takimi
RROGOZHINË- Sot, Komisioni i Zgjedhjeve vendosi që zgjedhjet e reja për kreun e Bashkisë së Rrogozhinë...