Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael. Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se ka marrë ftesë zyrtare nga kryeministri Yair Lapid. Ai ka zhvilluar takime me ekspertë në fushën e sigurisë kibernetike dhe zyrtarë izraelitë. • Rama është shoqëruar në këtë vizitë nga disa ministra shqiptarë. Ai u takua me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe politikanin Mickey Levy. • Në qendër të diskutimeve ishte sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash. • Mediat vendase shkruanin se Rama kërkon të çojë përpara një samit të kryeministrave ballkanikë në Izrael, për të forcuar lidhjet e tyre me shtetin hebre në fushat e energjisë, bujqësisë, kibernetikës etj. Sipas artikullit biznesmeni izraelito-kazak Alexander Machkevitch, i cili drejton një nga kompanitë më të mëdha në botë të minierave dhe prodhimit të lëndëve të para, Euroasian Resources Group, ishte i përfshirë në koordinimin e vizitës së Ramës në shtetin hebre.
4 artikuj për këtë temë.
IZRAEL- Kryeministria izraelite ka zbardhur takimin mes kryeministrit Yair Lapid me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Jerusalem. Dyshja u takuan privatisht dhe më pas zhvilluan një takim të zgjeruar me ekipet e tyre teksa diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të tyre në një sërë fushash, si për forcimin e lidhjeve dypalëshe për kërcënimin iranian.
Sipas njoftimit të bërë nga Kryeministria, kryeministri Lapid i propozoi kryeministrit shqiptar Rama që vendet e tyre të bashkëpunojnë në fushën e kibernetikës për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse ndaj këtij kërcënimi.
“Kam kënaqësinë t’ju mirëpres në Izrael. Ju keni qenë një mik i vërtetë i Izraelit për dekada. Shqipëria ka një vend të veçantë në historinë hebreje. Vlerat dhe parimet e popullit shqiptar i shtynë qytetarët e tij të rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ata u dhanë atyre strehim dhe gjetën mënyra për t’i kontrabanduar larg nazistëve. Nuk do t’i harrojmë kurrë ata që na qëndruan në krah. Irani është një kërcënim i përbashkët për Izraelin dhe Shqipërinë. Këtë e pamë gjatë sulmeve të fundit kibernetike iraniane kundër Shqipërisë. Izraeli do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në përpjekjet kundër Iranit. Ne e shohim këtë si një interes kombëtar dhe një detyrim historik,”- shkruhet në faqen zyrtare të qeverisë izraelite.
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij në Izrael, Yair Lapid. Në një postim në Facebook, krahas disa fotove nga takimi, Rama bën me dije se me Lapid ka diskutuar në lidhje me ë fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.
"Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit,"- shkruan Rama krah fotove.
IZRAEL- Mediat vendase kanë pasyqruar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael. Jerusalem Post shkruan se qëllimi i vizitës së Ramës ka qenë forcimi i mbrojtjes kibernetike për Shqipërinë. Gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama planifikon të takohet me kreun e Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës dhe kompanitë kryesore izraelite në këtë fushë, si dhe me kryeministrin Yair Lapid, Presidentin Isaac Herzog, Kryetarin e Knessetit Mickey Levy dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu. Mediat shtojnë gjithashtu se Rama gjithashtu kërkon të çojë përpara një samit të kryeministrave ballkanikë në Izrael, për të forcuar lidhjet e tyre me shtetin hebre në fushat e energjisë, bujqësisë, kibernetikës etj. Sipas artikullit biznesmeni izraelito-kazak Alexander Machkevitch, i cili drejton një nga kompanitë më të mëdha në botë të minierave dhe prodhimit të lëndëve të para, Euroasian Resources Group, ishte i përfshirë në koordinimin e vizitës së Ramës në shtetin hebre.
Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërriti në Izrael të dielën për të forcuar mbrojtjen kibernetike të vendit të tij pas një sërë sulmesh nga Irani që çuan vendin e tij në ndërprerjen e lidhjeve me Teheranin. Gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama planifikon të takohet me kreun e Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës dhe kompanitë kryesore izraelite në këtë fushë, si dhe me kryeministrin Yair Lapid, Presidentin Isaac Herzog, Kryetarin e Knessetit Mickey Levy dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu. Sulmi kibernetik iranian ndaj Shqipërisë në fillim të këtij viti paralizoi shërbimet publike dhe sistemet dixhitale, e shkaktoi kaos. Hakerët publikuan të dhënat personale të anëtarëve të qeverisë shqiptare. Rama tha në shtator se vendimi i vendit të tij për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin ishte “një përgjigje ekstreme, e padëshiruar, por totalisht e detyruar ndaj nesh, është plotësisht në përpjesëtim me gravitetin dhe rrezikun e sulmit kibernetik që kërcënoi të nxisë kaos dhe pasiguri në vend. "
Rama gjithashtu kërkon të çojë përpara një samit të kryeministrave ballkanikë në Izrael, për të forcuar lidhjet e tyre me shtetin hebre në fushat e energjisë, bujqësisë, kibernetikës etj. Biznesmeni izraelito-kazak Alexander Machkevitch, i cili drejton një nga kompanitë më të mëdha në botë të minierave dhe prodhimit të lëndëve të para, Euroasian Resources Group, ishte i përfshirë në koordinimin e vizitës së Ramës në shtetin hebre.
Marrëdhëniet shqiptaro-izraelite
Shqipëria, një shtet me shumicë myslimane, ka pasur marrëdhënie me Izraelin që nga viti 1991. Është i vetmi vend në Evropë me një popullsi më të madhe hebreje pas Luftës së Dytë Botërore se përpara saj; vendi kishte 200 banorë hebrenj para luftës dhe doli me 2000, shumë prej të cilëve ishin hebrenj të strehuar nga vende të tjera. Shqipëria ishte vendi i parë me shumicë myslimane që miratoi përkufizimin e punës të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin në vitin 2020. Izraeli pranoi refugjatë shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe ekspertët e kërkim-shpëtimit të IDF-së ndihmuan Shqipërinë pas një tërmeti vdekjeprurës në 2020.
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Izrael. Ai ka ndarë foton nga takimi me zyrtarët izraelitë, teksa zbriti nga avioni. Kreu i Qeverisë bën të ditur se kjo vizitë zyrtare është kryer në kuadër të ftesës që i ka mbërritur nga kryeministri.
'Për vizitën zyrtare në Izrael me ftesë të kryeministrit, Yair Lapid'- shkruan Rama.
Rama do të shoqërohet nga disa ministra shqiptarë dhe pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe politikanin Mickey Levy. Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.
Vieë this post on Instagram