LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi Martinajn! Berisha debat me Majkon e Spiropalin

• Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare ku në mënyrë unanime deputetët bashkuan votat për të miratuar kërkesën e 15 deputetëve për thirrjen e drejtuesit të Entit Rregullator të Energjisë në seancë plenare. • Seanca plenare u zhvillua me tensione dhe debate të shumta që në fillim të saj. • Deputeti i Pasrtisë Demokratike, Ervin Salianji zhvilloi një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi. •Interepelanca e tij u nda në disa pika, për objektivat e Qeverisë në luftën kundër krimit, për parandalimin e vrasjeve, për gjetjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe kërkoi të dinte se cilat ishin objektivat që nuk përmbushi ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ato të cilat i janë vendosur drejtorit të ri, Muhamet Rrumbullaku. •Në fjalën e tij, Salianji përmendi disa persona që ende janë të lirë dhe s'po kapen nga policia, si dhe deklaroi se Policia ka lajmëruar Ervis Martinajn 5 minuta para se të mësynin në hotelin ku ai qëndronte. • Çuçi, nga ana tjetër deklaroi se janë përgjysmuar vrasjet me dashje në 2021 në vend mirëpo tha se nuk janë falenderues ndaj policisë për uljen e vrasjeve në tërësi. • Debatet për financimet ruse në Partinë Demokratike u rikthyen sërish në qendër të vëmendjes. Kështu deputeti i PS, Pandeli Majko iu përgjigj akuzave të Berishës sa i përket patronazhistëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Majko u shpreh se PD duhet të merret me paratë e Petersburgut dhe jo me PS-në( duke iu referuar akuzave të bëra për financimin rus të Partisë Demokratike sa i përket lobimit për fushatën e 25 prillit të vitit 2021). • Ndërkohë dhe kriza energjetike ka mbizotëruar debatin parlamentar. Kështu ka pasur "përplasje" mes deputetës së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut dhe zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Deputetja kërkoi që Enti Rregullator i Energjisë të japë sqarime se përse hoqi dorë nga fasha 800 kë ndërkohë që akuzoi qeverinë se nuk po mbron qytetarët. Në përgjigjen e saj Balluku u shpreh se kjo nuk është e vërtetë pasi sipas saj as ERE dhe as qeveria nuk ka në dorë krizën teksa nuk kurseu as ironitë për Partinë Demokratike ku tha se ajo gjendet në një batak. • Debatet përfshinë dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Edmond Spaho. Ministri akuzoi Nokën se ka para "offshore", ndërsa deputeti Edmos Spaho i kërkoi këtij të fundit që të nxjerrë emrat dhe të flasë me fakte se është ministër. • "Përplasjet" nuk munguan as mes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kryedemokratit, Sali Berisha. Ministrja akuzoi kreun e selisë Blu se flet me gjuhë dhune sa herë del në foltoren e Kuvendit • Në fund me 96 vota PRO tre projektligjet që ishin në rend të ditës. I pari ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë; i dyti me caktimin e anëtarëve të komisioneve të përhershme në Kuvend; dhe ngritja e Nënkomisionit për Mjedisit dhe Bujqësinë.

24 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

96 vota pro dhe 0 kundër, miratohen me shumicë votash tre projektligjet e rendit të ditës në Kuvend

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Kuvendi i Shqipërisë, salla plenare

TIRANË- Tre projektligjet që kanë qenë në rend dite sot, në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, janë votuar me shumicë votash. Kështu 96 deputetë kanë votuar PRO, të tre projektligjet ndërkohë nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi

I pari ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë; i dyti me caktimin e anëtarëve të komisioneve të përhershme në Kuvend; dhe ngritja e Nënkomisionit për Mjedisit dhe Bujqësinë.

PROJEKTLIGJET:

- “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë, mbi bashkëpunimin ekonomik japonez për projektin për përmirësimin e pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë” – 96 pro – Abstenim 0 – Kundër 0.
- “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar – 96 pro – Abstenim 0 – Kundër 0.
- “Për ngritjen e Nënkomisionit për Mjedisin dhe Bujqësinë, si pjesë e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin” – 96 pro – Abstenim 0 – Kundër 0.

3 VITE ME PARE

Lirimi nga burgu i Alqi Bllakos, Tabaku: Sa shpejt rrëzohet propaganda!

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, e quan ironi të fortë lirimin nga burgu të ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Duke folur nga foltorja e Kuvendit Tabaku tha se ndëkohë që sot në Këshillin e Integrimit vlerësohej puna dhe arritja e SPAK, jepet lajmi që është liruar nga burgu Alqi Bllako.

Deputetja tha se priste që Reforma ne Drejtësi të jepte rezultate, por është e gjitha një propagandë.

Jorida Tabaku: Sot për herë të parë Këshilli i Integrimit bëri një mbledhje me dyer të mbyllura në lidhje me hapat e nevojshme për procesin e integrimit, ku i ftuari i veçantë ishte Gunther Rischbaun, deputet i parlamentit gjerman por njëkohësisht edhe reporter për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që vlerësonin punën dhe arritjet e SPAK dhe ofrimin e mbështetjes për SPAK, jepet lajmi që ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako lejohet të largohet nga qelia. Në fakt ironia shumë e madhe është ironi  jashtëzakonisht e madhe, në momentin që reforma në drejtësi duhet të tregonte rezultate në momentin kur duhet patjetër që të gjithë të jemi bashkë  për të treguar pak rëndësi ka nëse ke pushtet apo jo , nëse je deputetet i kësaj partie apo pjesë e asaj partie, nëse ti je i akuzuar për korrupsion dhe sot duhet të ishe pas hekurave në bazë të provave, sot reforma në drejtësi tregoi sesa e brishte është, sesa e brishte janë rezultatet se numrat dhe emrat që krenohet PS nga Brukseli ne Berlin. Kemi  tre  pas hekruave që kanë qenë funksionarë të lartë rrëzohen brenda ditës dhe sa shpejt rrëzohet propaganda sidomos për inceneratorët. Kur shoh që dështojnë rerformat dhe ka papërshkueshmëri na vendos në pikëpyetje edhe votën që kemi dhënë para 6 viteve.

Sipas SPAK në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua incineratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit. Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.

3 VITE ME PARE

Debati për arsimin/ Kushi: Jeni bërë xheloz për suksesin tonë! Boçi: Veshët paaftësinë me Kongresin! Mbyllet shkollat

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Luçiano Boçi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka replikuar këtë të enjte me deputetin e PD Luçiano Boçi, pas akuza të këtij të fundit se pedagogët janë lënë pas dore nga Ministria dhe qeveria Rama.

Boçi në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek protesta e pedagogëve, duke theksuar se sot ata janë të braktisur, pa paga dhe pa kërkim shkencor. 

PJESË NGA DEBATI:

Luçiano Boçi: Habitem si vjen ministrja e Arsimit këtu dhe thotë kemi rritur kërkimin shkencor. Harruat se keni 7 vite që keni mbyllur doktoraturën. Harxhoni 6 mln euro për një marrëveshje të përkohshme , 3-vjecare, vetëm për të fotografuar disa kafe pa leje që i di e gjithë bota. Vini këtu dhe flisni dhe keni mbështetur kërkimin shkencor, kur kryeministri harxhon 4 mln euro për instalacion, 5 mln euro për të vëzhguar ndërtimet pa leje dhe pedagogëve kur kërkojnë rritjen e pagës, u thotë në formë cinike se 8 5 të pagës duhet ta siguroni nga universitetit. “Kongresi juaj ishte si dasma në mes të mortit, ju e keni vrarë arsimin.

Evis Kushi: Ua sjell unë të gjithë kolegët tanë që kanë aplikuar për kërkim shkencor. I kemi pothuaj në të gjitha departamentet.  I kemi me shifra. Shoh që nuk jeni dakord me rritjen deri në 15% , e thashë edhe më parë buxheti i shtetit do të mbulojë 7 % ndërsa vetë universitetet mund të rrisin pagat. Nuk janë vetëm tarifat e studentëve burim i të ardhurave. E shikoj se sa ju ka mbetur merak Kongresi i Arsimit dhe sa shumë xheloz jeni bërë për suksesin, ishit të ftuar mund të kishit ardhur. Ftesa ju erdhi të gjithëve, por nuk e dinim që ju e keni dashur me emër e mbiemër të gjithsecilit. Kongresi ishte një sukses u vlerësua dhe nga ndërkombëtarë, kishte përfaqësues nga universitete më prestigjioze, ju jeni xheloz se mbase nuk keni bërë një kongres si ai. Por të flisni për shkollat  e reja duhet një guxim shumë i madh dhe të flisni për shkollën Sami Frashëri, zor se do të gjeni një infrastrukturë të tillë.

Luçiano Boçi: Besoj se kërkim shkencor ju quani edhe mbylljen e degëve. keni mbyllur biokiminë,, në Korcë, në Gjirokastër. Gjirokastra rrezikon të mbyllet si Universitet, degët e mësuesisë janë shumë të rrezikuara. Edhe në Universitetin e Elbasanit do të mbaheni mend për mbylljen e mësuesisë.  Keni 10 vite që nxirrni se çfarë ka ndodhur para 10 viteve. Këtë vit matematika ka vetëm 20 studentë, a e kuptoni ku po e çoni Shqipërinë. Ju e veshët paaftësinë me Kongres. Bravo, suksese dhe urime.

3 VITE ME PARE

Tabaku dhe Balluku "përplasen" në Kuvend! Ministrja: PS s’është në batak siç është partia juaj, s’kemi kohë të merremi me ju!

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Belinda Balluku

TIRANË- Fasha 800 kw ka "përplasur" sërish në Kuvend opozitën dhe mazhorancën. Kështu deoutetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duke folur nga foltorja e Kuvendit kërkoi që drejtuesi i ERE-s të japë sqarime për shtyrjen e fashës së re të energjisë elektrike.

Përgjigjen e mori nga numri dy i ekzekutivit njëherazi dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo tha se as ERE dhe as qeveria nuk kanë shkelur asnjë parim dhe se shtyrja e fashës së re u bë për shkak të kushteve të mira hidrike.

Jorida Tabaku: Sot qeveria nuk po mbron qytetarët. ERE duhet të japë sqarime për shtyrjen e fashës 800 kë.

Belinda BallukuNëse qeveria vendos të mbrojë qeverinë dhe mos të aplikojë ccmimin se ERE nuk ndërhyn në politikat tona. Nëse ne kemi kushte me të mira dhe kursejnë, atëherë ne nuk e miratojmë por ERE e ka lënë në fuqi ccmimin e vetë deri në 31 dhjetor. Të flisni ju për drejtësi që i mbani gjyqtsarët në zyrat tuaja pastaj i nxirrni për të drejtën tuaj. Sa i përket PS, nuk ka qenë ndonjëherë dhe s’është në batak. PS votohet maksimalisht për punën e madhe, mburojën sociale energjitike dhe gjithçka tjetër. Sa i përket batakut tuaj ne nuk merremi se s’kemi kohë ju mund ta zgjidhni me veten tuaj.

Jorida TabakuUnë desha një shpjegim logjik nga zv kryeministrja për ccmimin e energjisë. (i ndërpritet fjala)

3 VITE ME PARE

"Përplasjet" në Kuvend/ Majko: Para se të merreni me patronazhistët e PS, shikoni ato të San Peterburgut! Berisha: Rama-Agaçi mbyllën çështjen

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko iu përgjigj kreut të PD-së, Sali Berisha lidhur me akuzën për patronazhistët e Partisë Socialiste.

Majko mori fjalën për t’iu përgjigjur kryedemokratit i cili më herët pyeti se përse Rama nuk kërkoi nenin 5 nga NATO për patronazhistët ashtu siç bëri pas sulmit kibernetik.

Pandeli MajkoBerisha ka pasur të drejtë kur shumë kohë më parë i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Sot nuk ka pse kërkon që qeveria të ketë një sjellje ndryshe. Në Shqipëri sot opozita po ripërsërit çështjen e patronazhistëve të PS-sëPara se të merreni me to, merruni edhe me patronazhistët e San Petërburgut. S’mund të kalojë si një cështje e dorës së dytë. Është një cështje që ka prekur disa parti anëtare të BE.E mirëkuptoj faktin që drejtues të PD që janë aktualisht kanë marrë disa hapa, por më duket ende histori e debatit të brendshëm. Shqipërisë përmes një partie i është prekur siguria kombëtare. Dhe në kushtet ku ndodhet aktualisht marrëdhënia ndërkombëtare pas luftës në Ukrainë, është cështje serioze që s’mund të merren me patronazhistët e PS. Ndaj s’mund të bëjmë ironi pse kryeministri s’ka kërkuar aktivizimin e nenit 5 të aleancës së NATO. Problemin me të madh e kemi brenda radhëve tonë. PD ka marrë para, dhe ti ke qenë atje. Keni marrë fondet e bazës së Pashalimanit. Dëgjo e kupto se ajo që ka ndodhur me PD, ka marrë para ruse. Këto s’keni për t’I gjetur ndonjëherë te PS. U cova sot për të thënë se ne si vende të NATOs s mund ta kalojmë me një audit në PD, kjo është më e thellë e do vlerësohet në vazhdim.

Berisha argumentin e gjeti sërish brenda maxhorancës. Ai tha se ishte Rama e Agaçi që mbyllën dosjen në gjykatë, pavarësisht se ishin në dijeni të çështjes.

Sali BerishaKurrë PD nuk ka marrë një qindarkë nga vend që e ka pozicionuar si një armik të cështjes kombëtare. Ish kryetari I saj është akuzuar nga raporti zyrtar i SHBA për këtë është ngrit një komision që do hetojë, por dosjen e mbylli Rama e mbylli Agaci dhe mjafton të lexosh vendimin e mbylljes dhe kupton sa qesharakë kanë qenë. Rama e dinte se janë para ruse, e bëri për të kap peng Bashën apo për shkak të dosjes nitrokin koha do e provojë.

3 VITE ME PARE

Justifikoi Ramën? Dashamir Shehi: Çdokush do e kishte të vështirë në vend të tij në kohë krizash

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti Dashamir Shehi duke folur nga foltorja e Kuvendit duket se bëri një "mea culpa" sa i përket qëndrime të tij në lidhje me kryeministrin Rama. Kështu duke folur për situatën ekonomike në vend Shehi u shpreh se çdokush në vend të kryeministrit do e kishte pasur të vështirë në një kohë që jemi në një situatë krizash ndërkombëtare dhe të brendshme.

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar u kujdes që pas "mjaltit" të kishte "thumbin" sa i përket qëndrime të tij për punën e kreut të ekzekutivit të cilit i kujtoi se në kohë krizash nuk mund të ketë shpenzime luksi. Ai u ndal dhe tek kriza energjetike dhe fasha 800 kw të propozuar nga qeveria për të cilën trha se duhet të jetë të paktën 1000 kë. Ai tha se duhet të rritet rrogat dhe pensionet për të gjithë dhe jo për kategori të caktuara.

 Dashamir Shehi: Sigurisht kushdo që të kishte qenë në vend të zotit Rama, do e kishte situatën e vështirë me krizën ndërkombëtare dhe krizën e brendshme, një sërë situatash, unë kam punuar vetë në ekzekutiv dhe e kuptoj, mirë po në situata të vështira duhen marrë dhe vendime të vështira.  Ai tavani 800 kw të shkojë 1000. Puna është që t’i vëmë njerëzit të kursejnë. Bredh poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri dhe thotë këta do marrin 7%, këta 5%…Unë gjykoj që kjo është një politikë amatoreske. Ky vend ka nevojë që pagat të ngrihen në 25-30 për qind. Sepse 10 për qind i ka korruptuar inflacioni. Pra rritja reale do të jetë 10%. Të marrim kurajo në parlament, të bëjmë ndryshime në paga nga buxheti i tanishëm dhe ai i vitit të ardhshëm. T’i ngrejmë në bllok pagat, t’i japim stimul rinisë dhe administratës. Kjo bëhet me kurajo dhe duke hequr dorë nga disa shpenzime të reja. Kemi shans për të ngritur edhe pensionet

3 VITE ME PARE

Ulsi Manja-Nokës: Keni 'offshore', bëni presion për tendera. Spaho: Je ministër, nxirr emrat

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Flamur Noka dhe Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur Sali Berishës në Kuvend, pasi ky i fundit nxorri disa sondazhe dhe tha se opozita do marrë pushtetin. Gjatë seancës së sotme, Manja debatoi edhe me Flamur Nokën duke e akuzuar se deputetët opozitarë bënin presion nga Kuvendi për të marrë tendera dhe se kishin kompani “offshore”. Premtoi se do i tregonte të gjitha, por kur të afrohej fushata elektorale.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u përshi në debat me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, duke i kërkuar që të fliste më emra, pasi ishte ministër dhe informimin e publikut e ka për detyrë. Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, veprim të cilin e cilësoi si “shërbimin e fundit të tij ndaj kombit”.  Spaho iu drejtua Manjës duke i thënë se nesër do të shkojë të tërheqë certifikatën nga Autoriteti i Dosjeve, ndërsa e pyeti nëse do të hiqte dorë nga mandati i deputetit nëse do ta sillte dosjen e tij në Kuvend.

REPLIKAT NË KUVEND:

Flamur Noka: Një ministri është në karrige për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo për ti gënjyer. Por Elisa dhe Skënderbeu jetojnë në botën virtuale të çudirave, shqiptarët jetojnë në botën reale. Ndaj e përsëris a e di Elisa se sa është ndihma sociale? A e di Elisa që të gjithë prindërit e shkollës, “Demokracia”, “Ibrahim Basha”, “Sulejman Elezi” , paguajnë 30 mijë lekë në muaj privatisht për të çuar dhe marrë nxënësit në shkollë. Këtë e kanë shpërblim nga Elisa dhe kryetari i emëruar në Kamëz. Këto janë mrekullitë që ka bërë qeveria e Elisës dhe Skënderbeut. Vijnë këtu flasin dokrra, mjafton të bëjnë show, por realiteti nuk ka asnjë lidhje me këto

Ulsi Manja: Pse nuk e la rrogën e deputetit për atë familje në Bubq? Zona nga vjen Saliu, Malësia e Kukësit, njihet. Të bënte gjest human aty. Nuk i ngre dot më Saliu shqiptarët në protesta. Sepse shqiptarët kanë sy e veshë, shohin edhe luksin e familjes së Saliut. Ne të dy kemi bërë betejë në Paskuqan dhe Kamëz. Ne morëm 74 mandate dhe ju dolët copa-copa. Pse s'dilni dhe t'u thoni kush tjetërsoi tokën në liqenin e Paskuqanit? Për ju Flamur, po të kishte mundësi të fusnit tokën në thes, për shpirt me thes do e kishit marrë. Ngrihu herët Flamur, se ngrihesh vonë dhe nuk i sheh shkollat. Presidenti i ka pritur të gjithë dhe shumë shpejt do shkojmë në votime. Prisni votën. Por keni filluar që sot me një muzikë për patronazhistët se e ndjeni rezultatin e pranverës. Mos i besoni sondazheve të Saliut dhe këtu do jemi dhe do thoni na i vodhët. Ku jeni ju more? Ça njerëzish jeni ju more? Ju akoma se keni ndarë mendjen brenda vetes me kë dhe pse jeni? Po ne me kë jemi, me UFO-t? Ju vini këtu bëni presion se në mendje keni një tender për të marrë. Dakord? Harrojeni. Mos i besoni sondazhit që nxjerr Saliu se këtu do të jemi dhe do të na thoni na morët zgjedhjet. Ne detyrën kemi bërë, por mrekullinë, të dytët pas Gjermanisë e kishit ju, këtë e keni thënë ju. Le të afrohet edhe pak fushata dhe do ti themi të gjitha.

Flamur Noka: Më vjen keq që jeni zëdhënësi i Elisës. Nuk ka asnjë banor që nuk largohet nga toka dhe bagëtia se nuk u ka thënë kush asnjë zgjidhje. I keni trajtuar si kafshë dhe jo si njerëz. Hajde shkojmë bashkë tani. Sapo kam folur me një qytetar në Ishëm që fle në plasmas. Mashtruat në fushatë, rindërtimi. Sa doli Elisa atje ku isha unë? Vodhët sa mundët. Nuk mbulohet vjedhja juaj me rrogën e Sali Berishës dhe Flamur Nokës. Nuk jemi për cinizëm atje. Debati real është ai rreth të vërtetës, jo ju në botën e çudirave dhe shqiptarët në botë tjetër.

Edmond Spaho: Tregohu kurajon e Spiropalit që debaton me Berishën kur është në sallë. Jeni ministër i Drejtësisë e keni për detyrë të jepni emra për tendera e offshore. Nxirri. Po nuk i ke këtej, por andej. Nxirri. E fundit mos u mburr me zgjedhjet. Ti një, tërmeti dy, ai që është në burg tre, jeni regjistruar me zë se ç'i bëni zgjedhjeve. Kanë shkruar të huajit se ç'i bëni zgjedhjeve.

Ulsi Manja: Zoti Spaho nuk jeni personi i duhur për të gjykuar burrninë time. Voto ligjin e dosjeve dhe ky është shërbimi i fundit që i bëni vendit.

Edmond Spaho: Një zotëri i njohur ka ndarë burrat në tri kategori, burra, gjysmë burra, burrëcë dhe lehësa, një ndër ta është edhe Ulsi. Ulsi e bën shumë mirë këtë punë. Le të flasë, e bëri insinuatën që të rrëshkasë e të mos shkojë në gjyq. Aq e ka burrërinë. Unë e kam votuar ligjin që ta dish ti Ulsi për Dosjet edhe në vitin 2008, që ju e hodhët poshtë në Kushtetuese. Atë të votuarën e ligjit tregoja ndonjë tjetri jo mua. Unë kam mbajtur pozicione të ndryshme dhe besoj kam kaluar shkallët e verifikimit. Nuk ka çfarë më nxjerr as ti, as Rama dhe askush. Prandaj them lehës. Përdorni ligjin se keni synim të hidhni baltë mbi njerëzit. Unë të bëj thirrje të më kërkosh falje publike. Ose artikuloje siç duhet ose më kërko falje. Po të jesh burrë vëmë një bast. Nesër do shkoj në Autoritet. Ulsi meqë hiqesh si burrë do e bëjmë kështu. Do kërkoj certifikatën, kur ta sjell këtu a do heqësh dorë nga deputetllëku. A do heqësh dorë meqë qenke kaq i sigurtë?

3 VITE ME PARE

“Unë po vij”, Berisha nxjerr sondazhin me Ramën: PD po ecën e sigurtë drejt fitores

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka publikuar një sondazh, që sipas tij tregon mbështetjen e qytetarëve për të. Në këtë sondazh shihet se mes tij dhe Edi Ramës, qytetarët kanë përkrahur më së shumti kreun e PD-së.

Berisha tha se opozita do të vijë pasi po ecën e sigurt drejt fitores.

“Zonja tha që do vish. Ja ku është e fundit do vijmë. Ja ku është e fundit. Opozita ecën e sigurt drejt fitores. Po po. Nuk je i përkohshëm fare, do ikësh para se të kujtohesh. Ata që tatojnë biznesin me 225 lek kilovatin, kishën, xhaminë, teqenë, janë borxhlinj 200 milion dollar OSSH. Është abuzim i tmerrshëm. Këto për ju i paguajnë kishat , xhamitë, të varfrit e furrat e bukës.” tha Berisha.

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi

Berisha e vazhdoi debatin me socialistët edhe për çështjen e çmimit të energjisë, edhe të financimeve të huaja. 

“Do t’ju them për energjinë vetëm kaq: këta të cilët tatojnë biznesin me 225 lek kilovatin, kishën me 225 lekë, xhaminë me 225 lekë, teqenë e Kulmakut me 225 lekë - këta janë borxhli 200 milionë dollarë OSSH-së. Të gjitha institucionet të marra së bashku! Dhe ky është një abuzim i tmerrshëm. Dhe këto 200 milionë lekë, i paguan kisha për ju, i paguajnë furrat e bukës për ju, i paguajnë më të varfrit e kësaj Shqipërie, ndërsa ju ato para, 200 milionë, i përdorni për ahengje, i përdorni për udhëtime, për lukse dhe kjo është e vërteta. Kjo është e vërteta.

Lidhur me problemet që shtroi z. Pandeli, në mënyrë absolute, kurrë, PD-ja nuk ka marrë një qindarkë dhe nuk mund të marrë kurrë nga një vend të cilin ajo e ka pozicionuar gjithnjë si një armik të çështjes kombëtare shqiptare. Ka ndodhur, është e vërtetë, ka ndodhur që ish-Kryetari i saj është akuzuar njëherë nga media dhe tani së fundmi, nga raport zyrtar i komunitetit të inteligjencës së SHBA.

Për këtë është ngritur një komision që do të bëjë hetim gjithçka, por mos harro dosjen e hetimit e mbylli Edi Rama, e mbylli Ëngjëll Agaçi dhe mjafton të lexosh vendimin e mbylljes e kupton sa qesharak, sa të pacipë, sa të përciptë kanë qenë në hetimin e një çështjeje që Edi Rama e dinte se janë para ruse. E kishte deklaruar. E bëri këtë për të kapur peng Bashën apo për shkak të dosjes Njitrokin, koha do ta provojë,”- theksoi Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha përmend nenin 5 të NATO! Spiropali: Flisni me gjuhë dhune. Majko: PD ka marrë para ruse

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli ditën e sotme në Kuvend për deklaratën e kryeministrit Edi Ramës për sulmin kibernetik dhe se pse nuk u kërkua zbatimi i artikullit 5 të NATO-s. Ai tha se Rama së pari duhet të kërkonte këtë nen për nxjerrjen e të dhënave nga patronazhistët. Kjo deklaratë shkaktoi debate në sallë. 

DEBATI NGA KUVENDI 

Sali Berisha: Tha se do i kërkoja NATO-s të heqë artikullin 5 Pandeli, po ta kërkojë atë për Iranin, të kërkojë njëherë për patronazhistët artikullin 5 të NATO-s. Kush i nxori të dhënat e patronazhistëve, Irani i nxori apo Ajatollahu i kryeministrisë i nxori ato? Arrogancë, mashtrim, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Spiropali: Meqë e ka vënë dorën në zemër për të varfrit, do pyes sa të varfër do dilnin nga varfëria ekstreme dhe sa shtëpi do ndërtoheshin nëse borxhet e energjisë në 2013 nuk do të ishin 1.2 milionë dollarë? Po nëse ju nuk e kishit shitur të gjithë sistemin tonë energjetik te Cez dhe ta falimentonit të gjithë sistemin? Po në rast se nuk do ishin futur dorëzanë e sekserë për të privatizuar sistemin tonë energjetik? Ky parlament ka ngritur Komision Hetimor pikërisht për dorëzaninë që keni bërë ju e njerëz rreth jush? Do jepni përgjigje për këto apo do jesh si korbat që vijnë vërdallë për të gjetur vdekje, plagosje ose raste fatkeqe. Janë ndërtuar mijëra shtëpi, apartamente në zonat që i keni drejtuar ju. Nuk kishte një çerdhe publike në të gjithë Kamzën, për të mos folur për Bashkitë e tjera. Shkoni shikoni Kamzën, Laçin, Lezhën, Kavajën e Rrogozhinën që janë ngritur në këmbë. Ju nuk lini armik e luftë pa u bërë aleat se në çdo luftë ka aleat dhe renegat.

Ju kryesoni renegatën në çdo luftë, jo vetëm të tërmetit por këtë të fundit të sulmeve kibernetike. Dhe këtu pa asnjë kujdes, as për faktin që Shqipëria është në një luftë, një sulm hibrid i pa provokuar. Po ju që e kryesoni këtë, patjetër keni aleatët tuaj të lajmeve të rreme, ca injorantë, ca të paguar, t’ju shpëtojnë juve nga asgjësimi politik. Ky është halli juaj. Për fatin tuaj të keq s’mund të buzëqeshni se Shqipëria ka rezistuar e do rezistojë. Ne do vazhdojmë me aleatët, ju vijoni me renegatët. As ju nuk jeni armiku ynë. Ne nuk kemi armiq, juve keni. Ju flisni me gjuhë dhune, me gjuhë përjashtimi, keni marrë peng foltoret, mikrofonët, partitë tuaja

Pandeli Majko: Do bëj një koment të shkurtër lidhur me artikullin e 5. A e aktivizon Shqipëria apo jo, është për t'u diskutuar. Duhet të pranoj se ai ka pasur të drejtë kur i ka kërkuar qeverisë shqiptare të ndërpresë marrëdhëniet me Iranit. Sot Shqipëria po e përsërit me të drejtë çështjen e patronazhistëve të Partisë Socialiste. Por përpara kësaj është mirë të merreni edhe me patronazhistët e Shën Petërsburgut. Kjo nuk mund të kalojë si papërgjegjshmëri e një ish drejtuesi të PD. Kjo ka prekur sigurinë kombëtare të shumë vendeve, Drejtues të PD që janë aktualisht në godinë kanë marrë disa hapa por më duket ende si histori e debatit të brendshëm në PD. Duhet trajtuar fakti se Shqipërisë nëpërmjet një partie i është prekur siguria kombëtare. Dhe kur preket siguria kombëtare pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, kjo është shumë serioze. Patronazhistët e Shën Petërsburgut janë shqetësimi real. Dhe jo të bëjmë ironi. Ne jemi aktualisht në një akt terrorist nga ana e Iranit.

Por problemi është partia që u krijua nga idealet e Perëndimit ka marrë para nga Rusia. Keni marrë fondet e prapambetura. Ajo që ka ndodhur me PD, që është quajtur partia e studentëve ka marrë para ruse. Këto para nuk do i gjeni te PS. Ajo për të cilën fola sot këtu ne si vende anëtare të NATO nuk mund ta kalojmë me një komision të brendshëm auditi.

Sali Berisha: Asnjë fjalë nuk u tha për faktet konkrete që paraqita vjedhjet e abuzimet e tmerrshme që bëhen me fondet e qeverisë. Për herë të parë zonja tha një të vërtetë tha që do vish. Po do vijmë, opozita ecën e sigurt drejt fitores. Po po Ulsi je i përkohshëm fare, do ikësh para se të kujtohesh.

Lidhur me problemet që shtroi Pandeli në mënyrë absolute PD nuk ka marrë një qindarkë e s’mund të marrë nga një vend që e ka pozicionuar si një armik të cështjes kombëtare shqiptare. Ka ndodhur që ish kryetari i saj është akuzuar një herë nga media e tani nga raport zyrtar i komunitetit të inteligjencës amerikane. Për këtë është ngritur komision. Por mos harro se dosjen e hetimit e mbylli Rama, mjafton lexo vendimin e mbylljes e kupto sa qesharak e të përciptë kanë qenë në hetimin e një cështje që Rma e dinte që janë para ruse e bëri kët për të kap peng Bashën apo dosjen …koha do e provojë.

3 VITE ME PARE

'Ata s'punojnë në zyrë'/ Braçe: Zjarrëfikësit meritojnë rritje page, Qeveria ta kuptojë

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Erion Brace

TIRANËDeputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi nga Kuvendi se zjarrëfikësit duhet që të kenë rritje page. Ai u shpreh se ata meritojnë shumë më shumë pasi ndryshe nga profesionet e tjera, nuk punojnë në zyrë por janë në rrezik çdo ditë, pasi përballen me fatkeqësinë natyrore.

'Është e mirëpritur çdo rritje pagash. Por unë vazhdoj të insistoj te zjarrfikësit. Qeveria duhet ta kuptojë njëherë e mirë që ata nuk punojnë në zyra. Nuk mund të trajtohen njësoj si ata. Meritojnë një rritje page në përputhje me rrezikun e tmerrshëm të punës që bëjnë. Puna e tyre është Akoma më e rrezikshme në përballje me fatkeqësitë natyrore. Tani është koha që këto kategori të marrin atë që meritojnë në raport me punëve  vështirë që bëjnë”, deklaroi ai.

3 VITE ME PARE

“Sistemet tona rezistuan”, Xhaçka për sulmet kibernetike: Të dhënat s’u shkatërruan

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Olta Xhacka

TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka deklaroi ditën e sotme se sistemet nuk janë prekur nga sulmet kibernetike edhe pas sulmeve kibernetike. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhaçka shtoi se të dhënat nuk janë shkatërruar dhe janë funksionale. Po ashtu, ajo tha se sulme ndodhin dhe në SHBA dhe në vende të BE-së. 

'E mirëkuptoj një pjesë të kolegëve këtu dhe publikut për sulmin kibernetik, por kërkoj mirëkuptim se një pjesë e madhe e informacionit të kërkuar për këtë ngjarje është e klasifikuar dhe nuk mund të bëhet publike. Kjo po përdoret për debate publike. Pavarësisht sponsorimit shtetëror që iu bë, sistemet jo vetëm që nuk u shkatërruan, janë dhe funksionale. Si mund të thuhet se investimet janë para të hedhura kot? Kur shikon se sistemi është rikthyer dhe të dhënat nuk janë shkatërruar. Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA, edhe në vendet e BE. Agresorët, piratët, do të tentojnë që të gjejnë dobësi të sistemeve. Detyra e vendeve si i yni është që të investojmë. Fati i sistemit tonë do kishte qenë në kolaps, nëse s’do të kishim investuar në mbrojtjen kibernetike. Ishte sulm masiv, synonte paralizimin e sistemeve online, vjedhjen e sistemeve qeveritare. Sistemet tona rezistuan dhe ky është fakt. Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi të ishte efikase, pavarësisht sulmit masiv.”, tha Xhaçka.

3 VITE ME PARE

Deputeti i PD bllokon foltoren, Bushati s'i bindet Nikollës, flet pa mikrofon

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Helidon Bushati

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati nuk iu bind urdhërit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës për t'u ulur në vendin e tij. Ai iu drejtua foltores e pavarësisht thirrjes që të ulej në vendin e tij, vijoi të fliste pa mikrofon. 

Më pas, ai u ul në vendin e tij dhe fjalën e mori deputeti Erion Braçe.

3 VITE ME PARE

E PLOTË- Salianji: Pse s'i kapni "të fortët"? Ministri s'flet: Na ndihmoni me politika, krime ka

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- "Cilat janë objektivat e Muhamet Rrumbullakut për 100 ditët e para?,"-kështu e nisi interpelancën e tij me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ky i fundit renditi disa nga problematikat më të mëdha në vend, përfshirë krimin e organoizuar, por edhe shqiptarët që po dynden drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në fjalën e tij, në kundërpërgjigje, ministri e nisi me ankesa duke u shprehur se ishte i lodhur shumë për të gjetur statistika për t'ju përgjigjur kolegut të tij. Megjithatë pretendoi se krimi ishte ulur dhe po ashtu numri i azilkërkuesëve, çka sipas tij tregon për standartin e mirë të jetesës së shqiptarëve.

Mirëpo, Salianji nuk ngurroi që të përmendte me emra të gjithë të shumëkërkuarit, ndërsa shtoi se në fakt ka qenë Policia e Shtetit, ajo që ka lajmëruar Ervis Martinajn që të largohej nga vendi ku fshihej, pasi sipas demokratit, Policia kishte plane të tjera për të. Po ashtu, kërkoi edhe kapjen e shumë personave të tjerë që janë futur në listën e zezë të vendit prej kohësh, por që ende nuk kanë përfunduar në pranga edhe pse qarkullojnë lirshëm në Tiranë dhe jo vetëm. Por për këto emra, ministri nuk dha asnjë përgjigje, por kërkoi nga PD ndihmë në krijimin e politikave për luftën ndaj krimit të organizuar. 

DEKLARATAT NGA INTERPELANCA: 

Ervin Salianji: Zoti ministër faleminderit që të gjetëm sot se të kemi shpallur në kërkim që prej një muaji. Jeni bërë si ju me policinë, i shihni kriminelët dhe nuk i kapni. Dhe ne të shohim këtu por nuk të kapim dot. Prej vitesh situate me kriminalitetin është rënduar. Përditë shohim në media dhe në zonat tona si qytetarët na drejtohen me mungesën e sigurisë në këtë vend. Ndeshen me paaftësinë e policisë së shtetit dhe kjo reflektohet edhe te policët e thjeshtë. E kam kërkuar këtë interpelancë në fillim të shtatorit pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në rrugët kryesore. Ngjarjet kriminale po ndodhin çdo ditë dhe policia i gjen vetëm kur kanë problem me njëri tjetrin. Kam disa pyetje. Një prej tyre është shqetësimi për trafikun e qytetarëve shqiptarë që mbushën gjatë gjithë verës gazetat kryesore britanike Askujt nuk i vjen mirë, se sekretarja e Britanisë së Madhe tha se kishtë ëndërr që ti largonte emigrantët. A ka plan ministria që të luftojë krimin? A ka strukturë? Cilat janë masat që ka marrë qeveria për krimin? Ju keni deklaruar se Nano u shkarkua për shkak të mos përmbushjes së objektivit? Cilat janë këto objektiva? A ka një afat kohor? Cilat objektiva ka Rrumbullaku? Cilat objektiva i ishin caktuar Nanos? Dhe sot nuk kam një përgjigje nga ju. 

Bledi Çuçi: Jam lodhur për të gjetur statistika për para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar. Duke parë shifra që ka qenë mesatarja me 117 viktima, padiskutim që duhet bërë diferenca dhe duhet të falenderojmë policinë për parandalimin e vrasjeve me dashje. Reforma është nervi kryesor që përshkon çdo objektiv të ministrisë së Brendshme. Me zhvillimin e kapacitetit të institutit shkencor, ky është një proces tërësor transformimi. Ne po pasurojmë databazet.  Sot kemi 17 skuadra të përbashkëta hetimore me vendet e BE.  Në lidhje me vettingun, ishte domosdoshmëri, kemi bërë shumë mirë që kemi filluar një proces të tillë. Ta quash të dështuar nuk mund të bëhet, ne bëmë në një moment pezullimin e këtij procesi se kishte filluar një proces që ishte i shtrirë në të gjithë trupën policore. Ne kemi sjellë dhe do të jetë në diskutim. është një sygjerim që vjen nga jashtë. Për OFL kemi folur dhe në interpelancën e kaluar, ka përfunduar, nuk po zgjatem

Ervin Salianji: Me këto shifra na e kaloni në matematikë, se deri më tani e ka mbajtur dikush rekordin. Ju flisni njësoj si të gjithë paraardhësit e tjerë, ja një ministër para jush thotë se kemi situatën më të mirë të rendit. Ndërkohë që ju flisni më shkruanin prindër të personave të vrarë që thanë se policia afër ishte dhe nuk ndërhynte. Ju thatë se vrasje me pasojë vdekje janë 0 në 2022, nëse nuk e dini në 5 mars e ke pasur në Korçë. Ja ku e keni para 2 ditësh në Burrel, nuk e quan plagosje atë që i mbajtën të lidhur gjithë natën. Si e quani 0 këtë? Nuk u përgjigjët, cili është objektivi që i keni vendosur, cfarë ka ky i riu tani? Nuk e thoni ju. Ai thotë objektiva të përgjithshme, ka 100 vite. Finalizimi i reformës në polici, keni 10 vite që bëni të njëjtin muhabet. Thoni se nuk ka dështuar reforma, si mos ta quajmë dështim. Imagjinoni kur të thoni se atë do ta bëjë Ardi Veliu i pashkollë, atij jepni abetare, ç'Vetting do të bëni ju tani? Policia e shtetit matet me objektiva konkret, e ka thënë ish drejtori jot i përgjithshëm, ai tha se operacioni 'Plumbi i Artë' u dekonspirua. Ju kanë ikur personat me rekorde më të tmerrshme, di gjë ku e ke Talo Çelën. Kur dihet se ai qarkullon në qytet, e policia qarkullon kot, ku e keni se e keni shpallur 100 herë në kërkim, ku e keni Suel Celën, Ervis Martianj, ku është gjallë a vdekur. 5 minuta para se ai të shkonte në hotel, e njoftuat që të ikte se kishit një tjetër plan për të. Po vrasja e Klisman Reçit, një i ri pa precedentë penalë. Kur u vra ai dhe Ylli Brahimaj, policia ishte 50 metra larg dhe nuk ndërhyri fare.

Bledi Çuçi: Unë thashë vjedhje me pasojë vdekjen, janë 0 në 2021. Mund ta kthejmë por të doni, nuk ka nevojë për falje. Në lidhje me numrin e vrasjeve, sollët një statistikë, por ajo që them unë është rezultati që kemi arritur. Këto e dëshmojnë qartë këtë gjë. A do ketë krime? Sigurisht që do ketë. Por meqë nuk kam shumë kohë, të falenderoj që solle në vëmendjen pagat e Policisë. Gjithmonë ka vend për më mirë, por kjo është rritja më e madhe ndonjëherë. Unë jam ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe jo i vendeve të tjera. Të falenderoj për interpelancat, i mirëpres, por do të doja të debatonim për politikat, jo me statistika "all over the place" që të mos kuptohet asnjë gjë. Unë nuk them që nuk ka krime, ka por hajde ti minimizojmë.

Salianji: Çfarë të debatojmë kur thoni se gjërat janë shumë mirë. Keni detyrim se duhet t'i përgjigjemi në kohë. Unë e dëgjova mirë që ishte 2022, ke ngjarje në Durrës për grabitje, ja ku e ke. Në 6 qershor në Ksamil, ke ngjarje pa fund që përgënjeshtrohen nga policia. Nuk luftohet dot me propagandë. A duhet të kërkojë ndjesë ministri që një pjestar elitë shoqëron një të shumëkërkuar. A duhet të kërkojë ndjesë që pjestari i forcave elitë kanë ikur? Cfarë kanë marrë ata, i mbani në rrugë, njëri u kap me snajper ishte gati për të vrarë. Tre ditë më parë, në Durrës, u bë një mish mash, u thërrit policia për t'i ndarë. Këta e kapin njëri tjetrin, po policia e shtetit që ka para, partnerë nuk ka fuqi dot. Leji hallexhinjtë, ata i merrni i fusni në komisariat, ndërsa këta të fortët i shtrini ju për tokë. Këta të ndërtimeve i ka kryeministri xhan, nuk flisni dot as për anijen libiane. Janë me shkresa, njësoj siç nuk u ka bërë njeri përgjegjës. Situata është e rëndë, a doni ndihmë? Të marrim pushkën? Thatë hajdeni, po ç'tju ndihmojmë kur thoni se situata është e rëndë, vriten fëmijët, përfshihen në aktivitete kriminale.

3 VITE ME PARE

Interpelanca me Salianjin, ministri Çuçi: Vrasje do ketë, ju hajdeni me politika, jo me statistika "all over the place"

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar sot në Kuvend një interpelancë me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Në fjalën e tij nga Foltorja, ministri Çuçi kërkoi nga demokratët ndihmë në krijimin e politikave për të luftuar vendin. Ndërsa i kërkoi Salianjit që të mos shkonte në Kuvend me statistika "all over the place" (të shpërndara kudo).

"Unë thashë vjedhje me pasojë vdekjen, janë 0 në 2021. Mund ta kthejmë por të doni, nuk ka nevojë për falje. Në lidhje me numrin e vrasjeve, sollët një statistikë, por ajo që them unë është rezultati që kemi arritur. Këto e dëshmojnë qartë këtë gjë. A do ketë krime? Sigurisht që do ketë. Por meqë nuk kam shumë kohë, të falenderoj që solle në vëmendjen pagat e Policisë. Gjithmonë ka vend për më mirë, por kjo është rritja më e madhe ndonjëherë. Unë jam ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe jo i vendeve të tjera. Të falenderoj për interpelancat, i mirëpres, por do të doja të debatonim për politikat, jo me statistika "all over the place" që të mos kuptohet asnjë gjë. Unë nuk them që nuk ka krime, ka por hajde ti minimizojmë,"-tha Çuçi.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Reçit në Milot, Salianji në Kuvend: Policia ishte 50 metra larg, nuk ndërhyri

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, përmendi ditën e sotme disa nga vrasjet që kanë tronditur vendin kohët e fundit. Nga Kuvendi, Salianji bëri të ditur se policia nuk ndërhyri aspak gjatë vrasjes së Klisman Recit dhe plagosjes së Ylli Brahimajt në Milot. 

'Klisman Reci dhe Ylli Brahimaj, policia ishte 50 metra larg dhe nuk ndërhyri fare.'- u shpreh Salianji. 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti përmendi dhe Ervis Martinajn. Ai u shpreh se policia e ka lajmëruar 5 minuta para se të vinte policia në hotel, në mënyrë që të largohej nga aty. 

“Plumbi i Artë, u konfirmua që u dekonspirua. Nga 33, kapët 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Dini gjë ku është Talo Cela? Kur e di Daily Maily që lëviz nëpër Tiranë, i bie që s’ka vullnet. Po Fatos Goxho. Po Martinaj? Gjallë a vdekur? Capajt? Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni,” tha më tej deputeti demokrat Ervin Slianji gjatë fjalës së tij në Kuvend.

 

3 VITE ME PARE

E FORTË! Salianji jep version tjetër: Martinajn e njoftoi Policia të largohej, kishte tjetër plan

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat, Ervin Salianji dha një version tjetër për fatin e personit të shumëkërkuar nga Policia e Shtetit, Ervis Martinaj. Nga seanca e Kuvendit, Salianji u shpreh se vërdallë po qarkullon një version tjetër, se Martinaj është lajmëruar nga policia e shtetit për t'u larguar nga hoteli ku qëndronte. 

Ai u shpreh se policia e ka lajmëruar që të largohet pasi kishte një plan tjetër për të.

'Me këto shifra na e kaloni në matematikë, se deri më tani e ka mbajtur dikush rekordin. Ju flisni njësoj si të gjithë paraardhësit e tjerë, ja një ministër para jush thotë se kemi situatën më të mirë të rendit. Ndërkohë që ju flisni më shkruanin prindër të personave të vrarë që thanë se policia afër ishte dhe nuk ndërhynte. Ju thatë se vrasje me pasojë vdekje janë 0 në 2022, nëse nuk e dini në 5 mars e ke pasur në Korçë. Ja ku e keni para 2 ditësh në Burrel, nuk e quan plagosje atë që i mbajtën të lidhur gjithë natën. Si e quani 0 këtë? Nuk u përgjigjët, cili është objektivi që i keni vendosur, cfarë ka ky i riu tani? Nuk e thoni ju. Ai thotë objektiva të përgjithshme, ka 100 vite. Finalizimi i reformës në polici, keni 10 vite që bëni të njëjtin muhabet. Thoni se nuk ka dështuar reforma, si mos ta quajmë dështim. Imagjinoni kur të thoni se atë do ta bëjë Ardi Veliu i pashkollë, atij jepni abetare, ç'vetting do të bëni ju tani? Policia e shtetit matet me objektiva konkret, e ka thënë ish drejtori jot i përgjithshëm, ai tha se operacioni 'Plumbi i Artë' u dekonspirua. Ju kanë ikur personat me rekorde më të tmerrshme, di gjë ku e ke Talo Çelën. Kur dihet se ai qarkullon në qytet, e policia qarkullon kot, ku e keni se e keni shpallur 100 herë në kërkim, ku e keni Suel Celën, Ervis Martianj, ku është gjallë a vdekur. 5 minuta para se ai të shkonte në hotel, e njoftuat që të ikte se kishit një tjetër plan për të.'- tha Salianji. 

3 VITE ME PARE

“Kemi përgjysmuar vrasjet me dashje”, Çuçi i përgjigjet Salianjit: Problemi i Britanisë që shqiptarët shkojnë me gomone

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Bledi Cuci

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri një përmbledhje të vrasjeve në vend përgjatë viteve nga 2013-ta e deri më sot. Në interpelancën e kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratie, Ervin Salianjin, Çuçi tha se në vend janë përgjysmuar numrat e vrasjeve me dashje.Më tej, ministri shtoi se reforma në polici është objektivi kryesor i Qeverisë shqiptare dhe ministrisë. Ndërsa për vettingun, ai u shpreh se ishte një domosdoshmëri për t'u bërë në sistem. 

'Jam lodhur për të gjetur statistika për para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar. Duke parë shifra që ka qenë mesatarja me 117 viktima, padiskutim që duhet bërë diferenca dhe duhet të falenderojmë policinë për parandalimin e vrasjeve me dashje.

Reforma është nervi kryesor që përshkon çdo objektiv të ministrisë së Brendshme. Me zhvillimin e kapacitetit të institutit shkencor, ky është një proces tërësor transformimi. Ne po pasurojmë databazet. 

Sot kemi 17 skuadra të përbashkëta hetimore me vendet e BE. Në lidhje me vettingun, ishte domosdoshmëri, kemi bërë shumë mirë që kemi filluar një proces të tillë. Ta quash të dështuar nuk mund të bëhet, ne bëmë në një moment pezullimin e këtij procesi se kishte filluar një proces që ishte i shtrirë në të gjithë trupën policore. Ne kemi sjellë dhe do të jetë në diskutim. është një sygjerim që vjen nga jashtë. Për OFL kemi folur dhe në interpelancën e kaluar, ka përfunduar, nuk po zgjatem. '- tha Çuçi.

Më tej, ai u shpreh se rritja e numrit të madh të shqiptarëve që shkojnë drejt Britanisë nuk është problem i Shqipërisë por i Britanisë. 

'Njerëzit duan të lëvizin, të gjejnë një jetë më të mirë. Po shikoni sa janë ulur nga 65 mijë në 11 mijë kërkesat për azil  në vendet e BE-së. Për çështjet e fluksit të emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, nuk kemi patur ndonjëherë marrëdhënie më të mirë me institucionet e Britanisë. Numri është rritur, ai është një problem i Britanisë, pse është rritur, po bëhet një analizë. Shumë shqiptarë që po arrijnë në Britaninë e Madhe janë shqiptarë që prej kohësh janë në emigracion në vendet e tjera të Europës dhe ikin drejt Anglisë. '- tha ai.

3 VITE ME PARE

Deputetët kërkojnë seancë plenare me drejtuesin e ERE, miratohet unanimisht kërkesa

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Kuvendi

TIRANË- Kërkesa e 15 deputetëve të opozitës për të thirrur në seancë plenare drejtuesin e ERE në mënyrë që të japë shpjegime në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë pas pranimit të vendimit të qeverisë për vendosjen e fashës 800këh. Kërkesa u pranua unanimisht nga të gjithë deputetët në sallë.

Vasili: Nuk është kursyer burgu për qytetarët, Thirrja e drejtuesit të ERE më e pakta e mundshme që mund të bëhet.

Balla: Viti 2022 ishte një prej viteve më të thata. Jemi shumë të gatshëm ta zhvillojmë një debat dhe pse kërkesa juaj bie në kundërshtim me rregulloren, duhet mbledhur konferenca qe kryetarëve dhe duhet të mblidhet sa më parë për të përcaktuar ditën dhe kohën e debatit. Për të pasur material kërkesat tuaj të zhvillohen me shkrim, që debate të zhvillohet mbi shkresa. O në 13 o në 20 të zhvillojmë një debat, e fundit e përshëndes faktin që në kërkesë nuk e keni përfshirë ‘non gratën’ dhe kjo e bën më kuptimplotë kërkesën për ta pranuar.

Vasili: Nuk ka vend për votim, më e pakta është shtyhet për shqyrtim, por është e pamundur të votohet, nuk ka logjikë që të vijojmë me votimin.

Nikolla: Të gjithë pro, do mblidhet konferenca e kryetarëve që do përcaktojë kohën dhe ditën e debatit.

3 VITE ME PARE

'Të kemi shpallur në kërkim'/ Salianji-Çuçit: Çfarë objektivash ka Rrumbullaku, i keni vënë afat?

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Ervin Salianji

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mori fjalën në Kuvend për interpelancën që ai kishte kërkuar me ministrin Bledi Çuçin. Salianji kërkoi të dinte nga ministri se cilat janë objektivat që i ka vënë drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Rrumbullakut e se cilat ishin ato që nuk u plotësuan nga Gledis Nano. Më tej ai kërkoi të dinte për planin që ka qeveria për krimin në vend dhe për largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

'Zoti ministër faleminderit që të gjetëm sot se të kemi shpallur në kërkim që prej një muaji. Jeni bërë si ju me policinë, i shihni kriminelët dhe nuk i kapni. Dhe ne të shohim këtu por nuk të kapim dot. Prej vitesh situate me kriminalitetin është rënduar.

Përditë shohim në media dhe në zonat tona si qytetarët na drejtohen me mungesën e sigurisë në këtë vend. Ndeshen me paaftësinë e policisë së shtetit dhe kjo reflektohet edhe te policët e thjeshtë. E kam kërkuar këtë interpelancë në fillim të shtatorit pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në rrugët kryesore.

Ngjarjet kriminale po ndodhin çdo ditë dhe policia i gjen vetëm kur kanë problem me njëri tjetrin. Kam disa pyetje. Një prej tyre është shqetësimi për trafikun e qytetarëve shqiptarë që mbushën gjatë gjithë verës gazetat kryesore britanike

Askujt nuk i vjen mirë, se sekretarja e Britanisë së Madhe tha se kishtë ëndërr që ti largonte emigrantët. A ka plan ministria që të luftojë krimin? A ka strukturë? Cilat janë masat që ka marrë qeveria për krimin? Ju keni deklaruar se Nano u shkarkua për shkak të mos përmbushjes së objektivit? Cilat janë këto objektiva? A ka një afat kohor? Cilat objektiva ka Rrumbullaku? Cilat objektiva i ishin caktuar Nanos? Dhe sot nuk kam një përgjigje nga ju. '- tha Salianji.

3 VITE ME PARE

Deputetja e PD flet për mbylljen e Mehmet Akif, Nikolla i ndërpret fjalën: Nuk është procedurë

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Merita Bakiu

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokatike Merita Bakiu ka folur në lidhje në nisje të seancës së sotme plenare, duke kritikuar qëndrimin e ministres së Arsimit Evis Kushi në seancën e shkuar. Po ashtu gjatë fjalës së saj, ajo ka përmendur edhe mbylljen e kolegjit turk Mehmet Akif nga qeveria.

Kolegji Mehmet Akif është larguar në fillim të vitit. Është njoftuar për vendndodhjen e tij”, tha ajo, por nuk arriti që ta mbaronte fjalën e saj, pasi u ndërpre nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

“Kjo nuk është procedurë, jam e detyruar të tërheq fjalën”, tha Nikolla.

3 VITE ME PARE

Kërkesa e 15 deputetëve për energjinë, Balla: Jemi të gatshëm për debat! Pranova kërkesën se nuk përfshitë non-gratën

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pranoi kërkesën e 15 deputetëve të cilët kërkuan që të kishin në seancë debat me kreun e ERE-s. Gjatë seancës së sotme, Balla tha se pranoi kërkesën vetëm për shkak se në listë nuk ishte emri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

'Jemi të gatshëm të bëjmë një debat, duhet mbledhur konferenca e kryetarëve, të mblidhet sa më parë në fillim të javës së ardhshme, për të përcaktuar kohën dhe orën e debatit. Pyetjet tuaja të sillen me shkrim për drejtuesin e ERE. Kjo është e vetmja mënyrë për ta vendosur kërkesën, o në datë 13 o në datë 20 ne do të zhvillojmë një debat. E përshendës faktin që në kërkesë nuk e keni përfshirë non gratën, ndaj unë pranova kërkesën tuaj.'- tha Balla.

3 VITE ME PARE

Fasha 800 KwH/ 15 deputetë thirrje drejtuesit të ERE, Vasili: Qytetarët duhet ta dinë se ç'po bëhet

KUVENDI/ Salianj "sherr" me Çuçin: Policia lajmëroi
Petrit Vasili

TIRANË-Deputeti Petrit Vasili kërkoi në seancën e Kuvendit që në sallë të ketë një debat me drejtuesin e ERE-s. Më tej, Vasili shtoi se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po bëhet me energjinë elektrike, ndaj është e domosdoshme që të zhvillohet debati me drejtuesin e ERE në Kuvend. 

'Është jetike për ta thirrur se qytetarët duhet ta dinë se si vlerësohet, se ata kanë parë se energjia është përdorur si një mall, si një plaçk për të shpërblyer patronazhist, por asnjëher për të shërbyer qytetarët. 

Ndërkohë që nuk iu është kursyer burgu qytetetarëve. Njëherazi e kemi parë ngjarjen e vendosjes së fashës, u trajtua si mall propagande. Organi që vendos çmimin është ERE, vendimet e saj janë të zbatueshme, ky rezultoi një mashtrim. Sqarimet deri në një për këtë çështje duhet të jenë deri në një. Çdo shmangie dhe fshehje do të thotë fshehje e korrupsionit.'- tha Vasili.  

seance plenare 6 tetor 2022

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje