LIVE UPDATES
Politike

Kryetarja e AMA-s bën raportin vjetor: 118 kontrolle në subjekte, prioritet lufta kundër piraterisë e shkeljeve

Gjatë periudhës raportuese janë shqyrtuar për përputhshmëri ligjore mbi 300 ankesa. Pjesa më e madhe e tyre janë dërguar pranë Autoritetit nga individë, nga shoqata e organizata të shoqërisë civile”.

23 Maj 2022, 15:43 Nga DOSJA
Kryetarja e AMA-s bën raportin vjetor: 118 kontrolle në subjekte,
Armela Krasniqi

TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi prezantoi sot në Kuvendin e Shqipërisë raportin vjetor të punës për vitin 2021. Duke u ndalur momentet më të rëndësishme të punës së AMA-s për vitin 2021, Krasniqi theksoi se “gjatë vitit 2021 shqyrtimi i çdo ankese mbi përmbajtjet e transmetuara ka qenë në vëmendje të pandërprerë të Këshillit të Ankesave në AMA. Gjatë periudhës raportuese janë shqyrtuar për përputhshmëri ligjore mbi 300 ankesa. Pjesa më e madhe e tyre janë dërguar pranë Autoritetit nga individë, nga shoqata e organizata të shoqërisë civile”.

“Në përfundim të shqyrtimit të ankesave, Këshilli i Ankesave, u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të licencuar në 22 raste; në 2 raste u ka kërkuar atyre zhvendosjen e orarit të transmetimit për dy seriale filmike, sipas përcaktimeve të Kodit të Transmetimit. Subjektet reaguan në një kohë të shpejtë, duke marrë në konsideratë respektimin e kërkesave ligjore. Në 2 raste të tjera iu është kërkuar operatorëve audiovizivë respektimi i të drejtës së përgjigjes, kërkesë që më pas u respektua prej tyre. Në 3 raste është kërkuar korrigjim i informacionit të transmetuar. Në 5 raste u kërkua prej operatorëve paraqitja e pretendimeve dhe më pas është konkluduar në arsyetimin final. Në 3 raste është kërkuar nga subjekte të ndryshme informacion në lidhje me një fushatë të iniciuar nga AMA, ndërkohë që në 13 raste ankesat janë rrëzuar, pasi ose ishin jashtë afateve të përcaktuara nga ligji, ose ishin jashtë objektit të punës së Këshillit të Ankesave, ose u mungonin elementë të rëndësishëm për të vijuar me shqyrtimin e ankesave”, nënvizoi Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s Krasniqi bëri të ditur se 35% e ankesave të trajtuara kanë qenë me objekt shkeljen e të drejtave të fëmijëve, privatësisë së tyre; 31% me objekt shkeljen e të drejtave të njeriut, etikës dhe moralit publik; 11% rezultuan jashtë objektit të punës së AMA-s, përcaktuar nga ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; 6% për të drejtën e përgjigjes; 5% për verifikim informacioni; pjesa tjetër kishte objekt të ndryshëm ankimimi”.

Duke vijuar me monitorimin dhe shqyrtimin e përmbajtjeve të transmetuara, Krasniqi u shpreh se vetëm në periudhën shtator-nëntor, AMA ndërmori 30 masa, 14 prej të cilave ishin për mosrespektimin të kërkesave ligjore dhe Kodit të Transmetimit.

“Për 6 subjekte të licencuara janë dhënë masa për përdorim fjalori të papërshtatshëm për të miturit, si dhe cënim të të drejtave të tyre në bazë të nenit 32 dhe 33, i ligjit “Për mediet audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe pika 5.34 e Kodit të Transmetimit, sipas të cilit “ OSHMA-të duhet të zgjedhin orarin e transmetimit të programeve që mund të dëmtojnë zhvillimin mendor, fizik apo moral të fëmijëve, ose të marrin ndonjë masë tjetër teknike, që fëmijët të mos i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime (Ora kufi 22:00-06:00)”, tha Krasniqi.

AMA, vijoi Krasniqi, ka marrë po ashtu masa për televizionet, të cilat kanë transmetuar reklamë të ndaluar në kundërshtim me rregulloren “Për komunikimet audiovizive me natyrë tregtare, format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimin e reklamave”.

Lidhur me impaktin në lidhje me veprimtarinë inspektuese të Autoritetit gjatë vitit 2021, Krasniqi theksoi se “janë realizuar 118 kontrolle të aktivitetit të subjekteve të licencuar, në të cilat, pas përfundimit të kontrolleve dhe shqyrtimit të procedurave përkatëse administrative të standardizuara ka pasur: 13 sanksione me gjobë ndaj subjekteve përsëritës të shërbimit të të tretëve (kabllorë, IPTV, OTT), nga të cilat 12 gjoba janë lënë në fuqi nga Këshilli i AMA-s (tre nga gjobat kanë ulje të masës) dhe 1 gjobë është brenda afatit për t’u ankimuar. Për 12 raste është vendosur tërheqja e vëmendjes ndaj subjekteve OSHMA”.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, tha Krasniqi, nëpërmjet specialistëve të saj, si dhe bashkëpunimit me operatorët privatë (Digitalb dhe Tring) ka identifikuar një sërë sitesh (linqe) pirate, që transmetojnë produkte audiovizive pa autorizimin e AMA-s, si filma artistikë apo evente sportive. Këto site, i janë dërguar organit kompetent AKEP, për marrjen e masave për mbylljen e aksesit në territorin e vendit.

Krasniqi përmendi edhe kontributin konkret për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021.

“Për herë të parë, në 21 vite nga krijimi, AMA u përfshi drejtpërdrejt në monitorimin e mbulimit mediatik të OSHMA-ve, gjatë fushatës elektorale për këto zgjedhje. Në periudhën një mujore të fushatës zgjedhore, në Studion e Monitorimit dhe Arkivës kanë qenë në regjistrim 48 njësi regjistrimi për subjektet audiovizive dhe 4 njësi regjistrimi për subjektet audio, që në terma statistikorë përkthehet në 34,500 orë regjistrime audiovizive dhe 2,880 orë regjistrime audio”, tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se “një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe përmirësimit të aseteve teknike pranë studios së monitorim/arshivës. Gjatë vitit 2021 u bë i mundur instalimi i pajisjeve të reja për regjistrimin e subjekteve audio, në të gjithë territorin e vendit. Falë këtij investimi, AMA, tashmë mund të ndjekë, në kohë reale, tërësinë e programeve që transmetojnë të gjithë subjektet audio FM lokale, rajonale apo kombëtare. Gjithashtu, në funksion të monitorimit të proceseve zgjedhore, u investua në sektorin e përpunimit të të dhënave në periudhën zgjedhore, duke bërë të mundur blerjen e një softi për përpunimin e të dhënave sasiore të subjekteve audio dhe audiovizive në transmetim. Programi u ndërtua mbi bazën e kërkesave dhe rekomandimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Metodologjinë për monitorimin e zgjedhjeve”.

Kryetarja e AMA-s, Krasniqi u shpreh se “në zbatim dhe të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë vitit 2021, AMA ka finalizuar 2 marrëveshje bashkëpunimi me institucione, aspektet e punës së të cilave lidhen me fushën e veprimit të Autoritetit, me qëllim krijimin e hapësirave dhe lehtësimin e formave të koordinimit të punës. AMA dhe AKEP kanë nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me qëllim garantimin dhe mbështetjen operacionale, teknike dhe ligjore në fushat me interes të përbashkët për të dyja palët. Gjithashtu, është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit “Mbi bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërinstitucional” me Universitetin Politeknik të Tiranës”.

“Aspektet që përmenda në këtë prezantim, por dhe shumë të tjera që ju jeni njohur nga përmbajtja e Raportit Vjetor (përfshi dhe anekset) janë ose të finalizuara, ose vijuese për këtë këtë vit. Një prej tyre është dhe objektivi për transpozimin e Direktivës Evropiane 2018/1808 në legjislacionin shqiptar. Në kuadër të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, harmonizimi i legjislacionit të fushës audiovizive me “acquis communitaire” është detyrim për vendin tonë. AMA ka ndërmarrë hapa konkretë për implementimin e Direktivës për të arritur afatet në realizimin e ndryshimeve që do të pasojnë në transmetimet audiovizive, në sinkron me atë të vendeve anëtare të BE-së”, tha Krasniqi.

 

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit