Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një njoftim për mediat, PD bën me dije se Kryesia po ashtu ka miratuar edhe udhëzimin që ua ka nisur degëve të partisë, ku janë përcaktuat kriteret dhe rregullat për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë.
TIRANA- Partia Demokratike ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të saj për deputet. Në një njoftim për mediat, PD bën me dije se Kryesia po ashtu ka miratuar edhe udhëzimin që ua ka nisur degëve të partisë, ku janë përcaktuat kriteret dhe rregullat për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë. Degët që kanë përfunduar procesin zgjedhor, do të nis menjëherë nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve. Në vendimin e Kryesisë së PD thuhet se procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe me synim maksimalizimin e votave.
Pjesë nga njoftimi:
Brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, në prezencë të anëtarit të Deleguar të Grupit të Punës, zhvillohet mbledhja e Kryesisë në çdo Degë të Partisë për fillimin e procesit të konsultimit me antarësinë dhe miratimin e kalendarit të takimeve konsultative dhe caktimin e datës së mbledhjes së Kryesisë së Degës të Partisë, në të cilën do të propozohen kandidaturat për deputetë. Mbledhja për propozimet zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga mbledhja e parë.
Një vend të veçantë në kriteret e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, ashtu sikurse edhe ligji i lustracionit, sipas të cilit asnjë prej propozimeve të kësaj force politike, kandidatët nuk duhet të ketë pasur ndonjë funksion publik apo politik gjatë periudhës 1944-1991.
Kështu, në Aneksin A, kur flitet për kriteret, në pikat c dhe ç, shprehimisht thuhet se kandidati i Partisë Demokratike për përfaqësim politik për Deputet duhet të plotësojë kriteret:
c) të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar”;
ç) në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike.
Gjithashtu, një vend të veçantë i është dhënë përfaqësimit të grave, të rinisë, të përfaqësuesve të të përndjekurve apo pronarëve, përfaqësues të sipërmarrjes si dhe prurjeve të reja nga bota akademike apo shoqëria civile në listat e ardhshme për deputetë, ku, mes të tjerash, thuhet se “procesi i propozimit dhe konsultimit së kandidaturave mban në konsideratë:
a. përfaqësimi i grave duhet të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve;
b. përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve;
c. përfshirjen e përfaqësuesëve të të përndjekurve politikë apo pronarëve, përfaqësues të sipërmarrjes si dhe prurjeve të reja nga bota akademike apo shoqëria civile.
Flamur Noka GJIROKASTRA- Sekretari i Përgjithshëm të PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, zhvilloi sot një takim me drejtues t...
Tirana Parking TIRANË- Dosja.al, ka zbardhur detaje se si '5D Konstruksion' ka fituar tenderat e nxjerra nga Bashkia Tiranë për dr...
SPAK TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK ndaj drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Re...
Foto ilustruese TIRANË- Kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj ka publikuar një foto nga spitali ditën e sot,e. Ai dje iu n&eum...
Foto ilustruese GJIROKASTËR-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Gjirokastra tha se kjo qeveri është e zhytur në zu...
Foto Ilustruese TIRANË- Dosja.al Ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK kundër drejtorëve të Bashkisë...
Mariglen Qato TIRANË- Detaje të reja ka zbardhur Dosja.al, nga dosja hetimore e SPAK ndaj shoqërisë 5D dhe drejtorëve të...
Redi Molla dhe Mariglen Qato TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në ngarkim të drejtorit të Bashkis&...
Foto ilustruese TIRANË-CNA ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të hetimeve ndaj kompanisë “5D Konstruksion” ku ...
Foto ilustruese TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët katolikë që festojnë Pashkët. Rama e ka...