LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca/ Kryeministrja e Danimarkës: Jeni partner i besuar! Rama: Në zgjedhjet e 14 Majit do futet çdo parti

•Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, vizitoi ditën e sotme Tiranën. •Ajo u takua me kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë për mediat. •Frederiksen, deklaroi se Shqipëria është një aleate e rëndësishme në NATO, ndërsa shprehu mbështetjen ndaj vendin tonë në hapat e mëtejeshëm. •Nga ana tjetër, Rama deklaroi se Shqipëria ka pësuar rritje të turistëve danezë ndërsa i sygjeroi homologes së tij, që ta promovonte vendin tonë në rrjetet sociale.  •Kreu i Qeverisë, u pyet për zhvillimet në PD. •Edhe pse nuk komentoi çështjen e vulës, Rama tha se të gjitha partitët do marrin pjesë në zgjedhje, duke hedhur poshtë aludimet se opozita rrezikon të mbetet jashtë 14 Majit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rrezikon opozita të mos regjistrohet në 14 Maj? Rama: Nuk ka parti që nuk do futet në zgjedhje! Të gjithë do hyjnë si çeço

Konferenca/ Kryeministrja e Danimarkës: Jeni partner i besuar! Rama:
Edi Rama

TIRANË- 'Nuk ka parti që nuk do futet në zgjedhje'- deklaroi sot kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministren e Danimarkës. Rama u pyet nga gazetarja e 'Syrit' se nëse është i shqetësuar që opozita rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje. Rama deklaroi se në dijeninë e tij, të gjitha partitë do futen në zgjedhje.

Ambrozia: A jeni të shqetësuar që partia më e madhe rrezikon të hyjë në zgjedhje?

Rama: Mua nuk më rezulton që nuk do ketë parti që nuk do hyjnë në zgjedhje, të gjithë do hyjnë e do hyjnë si çeço. Se në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo tjetrin por për qytetarët. Do ishte mrekulli sikur dhe ne të ishim si Danimarka e të kishim atë që ka Danimarka, por për të bërë këtë ëndërr realitet do duhet të marrim disa hapa. 

3 VITE ME PARE

Vula e PD, Rama s'komenton: Nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë

Konferenca/ Kryeministrja e Danimarkës: Jeni partner i besuar! Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk komentoi asnjë lëvizje që po ndodh nga kahu opozitar. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministren e Danimarkës, Rama u pyet nga gazetarët për vulën e PD-së dhe gjyqin në Apel. Kreu i Qeverisë nuk i komentoi ngjarjet që kanë ndodhur, duke shtuar se nuk flet për këto tema në prani të miqve që vijnë nga jashtë.

'Unë nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë, apo nuk ndaj në konferenca që janë në marrëdhënie me Shqipërinë'- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Kryeministrja daneze: Shqipëria është një aleat mjaft i vlerësuar i NATO-s, ne do ju mbështesim në drejtimin tuaj

Konferenca/ Kryeministrja e Danimarkës: Jeni partner i besuar! Rama:
Mette Frederiksen

TIRANË- Në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, tha se me kreun e qeverisë diskutuan për shumë projekte të përbashkëta. Ajo shprehu vlerësim për arritjet e Shqipërisë, duke shtuar se do ta mbështesin vendin tonë në hapat që do marrë.

Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën dhe ju jeni një aleat mjaft i vlerësuar i NATO-s. Unë shpresoj se ne të ndërtojmë një partneritet edhe më të plotë dhe jam e sigurt për këtë. 10 ditë më parë shënjuam edhe 1 vjetorin Luftës në Ukrainë dhe kjo ishte një nga temat tona kryesor. Ju keni reaguar mjaft qartë në Këshillin e sigurimit, jeni bashkuar me sanksionet që në fillim. Por kështu është një pjesë mjaft e fortë e çeljes së negociatave. Unë e di që ju keni kapacitetin për ta bërë këtë dhe ne ju mbështesim në drejtim tuaj këtu, më vjen keq për gjerat që po përjetoni në Shqipërinë për shkak të luftës. Na duhet të punojmë së bashku edhe për këto çështje. Na duhet një bashkëpunim më i fortë ku vjen fjala për emigracionin. Jeni një zë shumë i fortë kur vjen fjala për vlerat evropiane.’- tha Mette.

3 VITE ME PARE

"Të pritëm me kohë daneze"/ Konferenca me kryeministren e Danimarkës, Rama: Kemi rritje të numrit të turistëve danezë

Konferenca/ Kryeministrja e Danimarkës: Jeni partner i besuar! Rama:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka rritje të numrit të turistëve danezë. Këtë e tha gjatë konferencës së sotme të zhvilluar së bashku me kryeministren e Danimarkës. Me shaka, Rama i tha se e kanë pritur me mot danez, pa diell. 

'Dua ti them se ne shikojmë rritje të numrit të turistëve danezë në Shqipëri. Janë rritur vit pas viti, ndërkohë që shohim interesim të sipërmarrjes daneze. Dhe me projekte të tjera, në fushën e energjisë dhe tregtisë. Duke qënë personazh jo pak i rëndësishëm në rrjetet sociale, duke pasur të rinj në rrjetet sociale të ketë influencuar në rritjen e turizmit danez në Shqipëri, edhe pse koha e qëndrimit e saj është e shkurtër... bëmë çmos që ta prisnim në një kohë daneze, pra mos të kishte shumë diell që të ndihej si në shtëpinë e vet. Jam i lumtur që je këtu pasi vizita u shty, nuk e konsideroj vizitën e fundit, mesa unë kuptoj ti do fitosh zgjedhjet në Danimarkë.'- tha Rama.

mette frederiksen danimarke

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet