LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KIE/ Tabaku: S’luftohet korrupsioni me konferenca. Ahmetaj: S’ka punësime pa ‘teste’

Këshilli i Integrimit Evropian është mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me ecurinë në reformën e administratës publike dhe zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë. E para mbajti fjalën Jorida Tabaku, kryetarja e këtij Këshilli, e cila tha se korrupsioni është në nivele shumë të larta në Shqipëri dhe se kjo gjë shihet edhe në punësimet në administratë. Tabaku ironizoi edhe Konferencën antikorrupsion dhe tha se me deklarata shtypi nuk zgjidhet e nuk luftohet asgjë. ‘Gjakrat u nxehën’ kur në mbledhje nisi debate për patronazhistët. Alibeaj tha i kërkoi një përgjigje për këtë çështje zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj duke e ironizuar dhe duke i thirrur ‘Beni’. Kjo mënyrë të drejtuari mori përgjigje nga Ahmetaj, por debatet s’u ndalën. Në mes ndërhyri edhe kryetarja Jorida Tabaku, e cila kërkoi të qetësoheshin. Ferdinand Xhaferraj u shpreh se situata e krijuar nuk ishte aspak komode dhe kërkoi të bëhej një pakt që të mos kishte debate dhe ironi mes palëve. Zëvendëskryeministri Ahmetaj, duke prezantuar raportin këmbënguli se janë krijuar të gjitha Drejtoritë e Integrimit në të gjitha institucionet qendrore. Sipas tij sot askush nuk mund të punësohet në administratë pa kaluar procedurat e marrjes në punë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Bardhi në KIE: Administrata e politizuar, Shqipëria i vemti vend pa GJK e GJL

KIE/ Tabaku: S’luftohet korrupsioni me konferenca. Ahmetaj: S’ka
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se administrata është totalisht e politizuar dhe se punonjësit përzgjidhen sipas preferencave politike. I pranishëm në Këshillin e Integrimit Evropian, Bardhi tha se edhe në përgjime është vërtetuar mënyra se si punësoheshin njerëzit në administratë, referuar skandaleve të zbuluara. 

"Të themi me vërtetësi se administrata publike është e politizuar. Punësimi ende vijojnë të bëhen me preferenca politike. Edhe pse kemi të njëjtin ligj për nëpunësit, mjaftoi një përgjim që të zbulohej se si punësoheshin njerëzit në administratë. Në komisionin e Ligjeve kemi bërë rekomandim për konsituimin e rregullave të rekrutimimit për drejtoritë juridike sepse ka një rënie të cilësisë të punonjësve. Nuk duhet të gëzohemi për plotësimin e gjykatave por është nje lajm i mirë për shkak se Shqipëria është i vetmi vend pa GJK dhe GjL. Ndërkohë për hartën gjyqësore duhet të shqyrtohen të gjitha mënyrat për të garantuar aksesin e qytetarëve,"- tha Bardhi ndër të tjera. 

1 VITE ME PARE

Alibeaj kërkon llogari në KIE: Jepni shpejgime për skandalin e patronazhistëve, si i punëson njerëzit Fuga

KIE/ Tabaku: S’luftohet korrupsioni me konferenca. Ahmetaj: S’ka
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar llogari në Këshillin e Integrimit Evropian për punësimet në administratë. I pranishëm në mbledhje, Alibeaj tha se Agjencia e Medias që drejtohet nga Endri Fuga i punëson njerëzit duke mos u bazuar në meritokraci. 

"Është raportuar se në vitin 2021 janë shpallur 15% më shumë vende të lira. DAP raporton se plani i rekrutimit është realizuar në masën 113% kjo do të thotë që është shmangur procesi i rekrutimit është shmangur gjatë 2021. Ka shpjegim? Ka rritje me 10 mije te punesuar gjate zgjedhjeve te 25 prillit. Jane vota madje dhe familjaret e tyre. 9 mije patrozhaniste jane te nxjerra nga te dhenat e tabela e publikuar para zgjedhjeve te 25 prillit. Dua shpjegim per perdorimin e këtyre të dhënave. Komisioneri i sherbimit civil shprehet se nuk kane besim te DAP te punesimi sipas meritokracise. Punesimet behen duke patur teser partie. Eshte ngritur Agjencia e Media i cili drejtohet nga Endri Fuga. Nuk ka te dhena si rekrutohen punonjesit dhe kriteret qe duhen per tu punesuar. Sa eshte numri i gjyqeve dhe sa jane ekzekuruat? Sa jane kostot per buxhetin e shteti,"- tha Alibeaj ndër të tjera. 

1 VITE ME PARE

Tabaku dhe Çupi: Administrata shtohet gjatë fushatave elektrorale, raportet japin alarmin

KIE/ Tabaku: S’luftohet korrupsioni me konferenca. Ahmetaj: S’ka
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se dënimet e Shqipërisë nga Gjykata e Strasburgut po u rëndon xhepat qytetarëve shqiptarë. E pranishme në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Evropian, Tabaku tha se administrata dyfishohet sa herë që ka zgjedhje dhe se kjo është një kosto e madhe për buxhetin. Tabaku shtoi se punësimi me meritë ka rënë dhe se gjithçka po bëhet bazuar në tesera partie. 

"Ne progres raportin e fundit çështja e administratës publike ngrihet në disa nivee. Dua te ngre shqetësim per gjykaten e Straburgut e cila do t'i rëndojë xhepat e qytetareve. I gjithë perafrimi do te realizohet nga administrata publike nderkohe qe ne komisionin e integrimit jane kaluar vetem 7 ligje. Administrata eshte dyfishuar dhe ne kushtet e buxhetit kjo shifer eshte shqetesuese. Jane punesuar 10 mije persona gjate tremujorit te fundit te 2021. Raporti i OSBE/ODIHR ngre shqetesime per punesimin gjate fushates elektorale si dhe me perdorimin e aseteve publike. Trajnimi i administrates publike mbetet problematik per procesin e integrimit. Pavaresia poltike, punesimi me merite, pergatitja dhe trajnimi mbeten ende sfida te vendit,"- tha Tabaku. 

"Përdorimi i administratës publike gjatë zgjedhjeve mbetet ende një problematikë. Në administratën shtetërore ishin 9 mijë patronazhistë dhe administrata nuk kishte performancë,"- shtoi Dhuarata Çupi. 

1 VITE ME PARE

“Beni, Beni”/ Plas sherri mes opozitës dhe PS në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian, shpërthen Tabaku

KIE/ Tabaku: S’luftohet korrupsioni me konferenca. Ahmetaj: S’ka
Mbledhja e Këshillit të Integrimit Evropian

TIRANË- Debate në Këshillin e Integrimit Evropian. 'Gjakrat u nxehën’ kur në mbledhje nisi debate për patronazhistët. Alibeaj tha i kërkoi një përgjigje për këtë çështje zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj duke e ironizuar dhe duke i thirrur ‘Beni’. Kjo mënyrë të drejtuari mori përgjigje nga Ahmetaj, por debatet s’u ndalën. Në mes ndërhyri edhe kryetarja Jorida Tabaku, e cila kërkoi të qetësoheshin. Ferdinand Xhaferraj u shpreh se situata e krijuar nuk ishte aspak komode dhe kërkoi të bëhej një pakt që të mos kishte debate dhe ironi mes palëve. 

PJESË NGA DEBATI: 

Arben Ahmetaj: Unë thashë flas si zëvendës kryeministër dhe si qytetar, si Beni. Mos vazhdo më me atë

Enkeled Alibeaj: Jo jo do të vazhdoj

Arben Ahmetaj: Mos vazhdo se do të ta kthej unë tani. Do që ta prishësh mbledhjen?!

Enkeled Alibeaj: Ktheje si të duash

Arben Ahmetaj: Lëre pra tani, kot

Enkeled Alibeaj: Më dëgjo deri në fund, se unë pata durim të dëgjoja deri në fund

Arben Ahmetaj: Dhe unë të dëgjoj, por mos më thuaj mua, jo Beni, jo kjo. Stop

Enkeled Alibeaj: Ta them unë ty atë, këtë gjuhë mos e përdor se nuk të shkon.

Arben Ahmetaj: Beni, Beni. Stop me atë referencë, kaq.

Enkeled Alibeaj: Bën vetëm një gjë të mirë ti, të mbash ato shënime. Meqë i thotë zonja Çupi

Arben Ahmetaj: Zonja Çupi, por me respekt.

Enkeled Alibeaj: Beni me respekt të them dhe unë me respekt e kam. Pse acarohesh ti

Enkeled Alibeaj: Të vazhdoj unë dhe vazhdo pastaj ti me përgjigjet

Jorida Tabaku: Mua me ti mos mu drejto. Ule zërin aty, mos mu drejto mua me “ti” këtu në mbledhje.

Flet Petro Koçi por nuk dëgjohet në audio

Jorida Tabaku: Kush po bën ironi? Suleni të gjithë me urdhër. A ka mundësi të mbash qetësi këtu, ne po flasim. Mua me ti mos mu drejto, po të them. Qetësohu dhe mos mu drejto me ti, qetësohu. Mund të bëjmë 5 minuta pushim të qetësohet zoti Koço

Enkeled Alibeaj e korrigjon: Koçi

Jorida Tabaku: Qetësohu, e menaxhon vetë. S’ka nevojë për njeri që të sulet

Enkeled Alibeaj: Duhet qetësi, askush të mos ndjehet i fyer në një çështje kaq të rëndësishme. Mbajta shënim çfarë thatë dhe po ju kthej përgjigjet ashtu siç juve ndiheni më rehat. Ju thashë o zv.kryeministër, ose Beni, meqë thatë Beni. Prit tani, janë pyetjet që ju kanë acaruar.

Pyetja është: Endri Fuga është drejtori i Agjencisë për Mediat për Informim, s’ka tqë dhëna si rekrutohen janë mbi 60 veta, çfarë kriteresh ka. Ajo ka qëllim propagandën qeveritare

Ferdinand Xhaferraj u shpreh se situata e krijuar nuk ishte aspak komode dhe kërkoi të bëhej një pakt mes tyre që gjatë mbledhje të mos ketë tensione e debate, duke theksuar se “kjo nuk do të thotë që s’duhet të kemi stil komunikimi me ironi, të kemi nerva ta mbajnë deri në fund ironinë”.

Ferdinand Xhaferraj: Nuk u ndjemë aspak komod me situatën që u krijua. Kur hymë këtu brenda duhet të bëjmë një pakt që konflikti dhe tensione nuk duhet të jetë pjesë e kësaj tryeze. Dhe kjo nuk do të thotë që s’duhet të kemi stil komunikimi me ironi, të kemi nerva ta mbajnë deri në fund ironinë. Të mos shoqërohet me tension e debat.

Ndërsa drejtuesja e Këshillit të Integrimit Evropian i kërkoi ndjesë Shoqërisë Civile, në fund të mbledhjes.

Jorida Tabaku: I kërkon ndjesë Shoqërisë Civile për komentet jo shumë etike, që u zhvilluan gjatë mbledhjes.

jorida tabaku keshilli i integrimit evropian 15 qershor 2022 arben ahmetaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni