“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Katër shtylla kryesore për diskutimet, mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri
Ndërkohë, hapja e takimit, do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.
29 Tetor 2024, 09:47Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme dhe të nesërme në Tiranë do të zhvillohet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Mësohet se shtyllat kryesore të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE – Shqipëri midis dy delegacioneve, do të jenë katër.
Gjithashtu bëhet me dije se delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi temat: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; liria e medias dhe zgjedhjet; zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Ndërkohë, hapja e takimit, do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.