Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shkruan se të gjithë janë të dërrmuar nga ndarja nga jeta e Madhërisë së Saj, ndërsa ka shtuar se mbretëresha nuk ishte vetëm shëmbëlltyra e shërbimit publik, por Matriarkja dhe fryma e Britanisë së Madhe dhe popullit britanik.
TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith, ka shpërndarë një mesazh pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabeth II.
Ai shkruan se të gjithë janë të dërrmuar nga ndarja nga jeta e Madhërisë së Saj, ndërsa ka shtuar se mbretëresha nuk ishte vetëm shëmbëlltyra e shërbimit publik, por Matriarkja dhe fryma e Britanisë së Madhe dhe popullit britanik.
MESAZHI I PLOTË:
Të gjithë jemi të dërrmuar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës.
Ajo është monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik, tërësisht e përkushtuar ndaj vendit dhe popullit të saj. Edhe këtë javë, në ditët e fundit të jetës, ajo qëndroi e përkushtuar në kryerjen e detyrës, duke pritur kryeministrin e saj të pesëmbëdhjetë.
Ajo ishte Matriarkja dhe fryma e Britanisë së Madhe dhe popullit britanik. Përkushtimi i saj ndaj detyrës ka qenë frymëzim për mua dhe për të gjithë nëpunësit publikë ndër vite. Dhe unë besoj se Mbretëresha do të vazhdojë të frymëzojë shumë breza të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.
Siç tha edhe Madhëria e Tij Mbreti Charles III:
“Sot mbajmë zi për vdekjen e Sovranes sonë të çmuar dhe nënës sonë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndjehet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Komonuellthin si dhe nga shumë njerëz në të gjithë botën”.
Në Shqipëri dhe në këtë rajon, Madhëria e saj Mbretëresha do të kujtohet për Urdhrin e Meritës që i dorëzoi Nënë Terezës, në Nëntor të vitit 1983, si njohje për shërbimin e saj të jashtëzakonshëm për njerëzimin.
Gjatë këtyre ditëve të vështira që na presim, do të bashkohemi mes nesh në Mbretërinë e Bashkuar, Komonuellthin dhe botën për të kujtuar trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme.
Kurora i ka kaluar Mbretit Çarls i III-të. Ndërsa mbajmë zi bashkë me të për largimin e Madhërisë së saj, ne i japim atij dhe familjes së tij ngushëllimet si dhe urimet për të ardhmen.
Flamujtë e ulur në gjysëm shtizë në Ambasadën Britanike TIRANË- Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabeth II ka...
Shoqëria Civile në protestë TIRANË- Shoqëria civile ka reaguar sot kundër qeverisë për mospërfshirjen e s...
Ilir Bejtja TIRANË- Çelësi i të mos harxhuarit energji është kursimi. I ftuar në edicionin e lajmeve në "Klan New...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në shkollën e re “Andrea Stefani”. Gjatë fj...
Edi Rama dhe Pëllumb Salillari TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë shumë gjera për spektakël, madje edhe ka puthur n&e...
Bledi Çuçi dhe Pëllumb Salillari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka marrë pjesë vetë n&e...
Barjam Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë s&...
Tedi Blushi TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave të bëra nga ministri i Bredshëm, Bledi Çu...
Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kritikuar paketën e qeverisë për të p...
Bledi Çuçi TIRANË- Vazhdon operacioni "Konfiskimi" që ka nisur personalisht kryeministri Edi Rama. Sot, në vend të zv.kry...