LIVE UPDATES
Politike

Ish-kongresmeni DioGuardi vazhdon betejën për Butrintin: Fondacioni po abuzon me prestigjin e SHBA-së

Në letrën e DioGuardit, shkruhet se privatizimi e dëmton rëndë Parkun e Butrintit.

22 Gusht 2023, 13:14 Nga I.A
Ish-kongresmeni DioGuardi vazhdon betejën për Butrintin: Fondacioni po
Ina Zhupa dhe Joseph J. DioGuardi

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka publikuar një letër të ish-kongresmenit amerikan Joseph J. DioGuardi, i cili ia ka dërguar Ndihmës Sekretares së Shtetit, Michelle J. Sison për të mos lejuar që Parku Kombëtar i Butrintit të mos privatizohet nga një fondacion privat si Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Në letrën e DioGuardit, shkruhet se privatizimi e dëmton rëndë Parkun e Butrintit. Po ashtu ish-kongresmeni e ka krahasuar parkun me parkun Yellowstone në SHBA.

Postimi i Plotë:

Ndjehem jashtëzakonisht mirënjohëse për punën e madhe për fuqizimin e mirëfilltë e të sinqertë të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe të përpjekjeve të fuqishme që ish-kongresmeni i SHBA, Joseph J. DioGuardi, aktualisht dhe President e Themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (“AACL”), po bën për mbrojtjen e pasurisë sonë me vlera të jashtëzakonshme universal, Parkut Kombëtar të Butrintit. Së fundmi, ai i ka dërguar një letër Ndihmës Sekretares së Shtetit, Michelle J. Sison, ku unë Ina Zhupa, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, dhe Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Dr. Audrey Azoulay, jemi subjekte për dijeni të kësaj korrespondence. Ish-kongresmeni shpreh entusiazmin për kthimin e SHBA në UNESCO, një vendimarrje që na lumturon të gjithëve, dhe sqaron se: “Veprimet e AADF-së i tejkalojnë së tepërmi caqet e mandatit ligjor të organizatës, dhe duhet të kufizohen. Siç mund ta dini, korporata mëmë e AADF-së, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, u themelua në vitin 1996 në zbatim të Ligjit “Mbështetja për Demokracinë në Evropën Lindore” të vitit 1989 (zakonisht i quajtur "Ligji SEED"). Siç thuhet shprehimisht në të, qëllimi i ligjit ishte të nxiste "zhvillimin e sektorit privat", por jo të uzurponte menaxhimin dhe funksionimin e parkut kombëtar të një vendi tjetër sovran me mbështetjen e dyshimtë të palëve lokale me interesa personale.”

Po ashtu ai informon ndihmës sekretaren e shtetit Sison se: “Për t'i shtuar dëmit edhe fyerjen, AADF-ja po cenon seriozisht integritetin e Parkut Kombëtar të Butrintit, me fjalë të tjera, "tërësinë" dhe "paprekshmërinë" e tij, duke e ndarë dhe parcelizuar Butrintin, dhe duke marrë nën kontroll të plotë Parkun e paçmuar Arkeologjik, ndërsa pjesa tjetër e Parkut i është lënë strukturave aktuale të Shqipërisë. Në shkëmbim të gjithë kësaj, AADF-ja është zotuar të ndërtojë një qendër vizitorësh në Park. Të gjithë ne mund të imagjinojmë se si do të ndiheshim në SHBA nëse një fondacion i huaj do të ofronte ndërtimin e një qendre vizitorësh në Parkun Kombëtar Yelloëstone në këmbim të marrjes përsipër të zotërimit, kontrollit, përdorimit dhe menaxhimit të plotë të këtij thesari kombëtar të SHBA-së.” Pasi i bën me dije gjithë përpjekjet tona brenda shtetërore, si dhe gjithë përpjekjet e tij si njeri me njohje dhe me influencë në arenën ndërkombëtare, ai kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të saj duke shkruar se “do t'ju rekomandoja me respekt që ta adresoni këtë anomali të madhe në trajtimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit nga AADF-ja, “një fondacion amerikan i financuar nga paratë publike”, duke udhëzuar USAID-in që të urdhërojë Bordin e Drejtorëve të AADF-së të ndalojë dhe të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet e veta sistematike për të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, përdorimin dhe menaxhimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipërinë e Jugut.”

????????̈???? ????????̈ ????????????????̈???? ???????????????????????????? ???? ????????????????????̈ ????????̈ ????????????????????̈???? ????????̈ ????????????????????, ???????????????????????????????????????? ????????̈ ???????????????? ???????????????????? ???????????????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????? ???????????? ???????????????????? ???? ????????̈???????????????????????????? ????????̈ ????????????????????.

Hon. Michele J. Sison
Assistant Secretary
Bureau of International Organization Affairs (IO)
United States Department of State
ëashington, D.C.
Tel: 202-647-9600
11 gusht 2023
Ref: Kthimi në UNESCO i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe probleme serioze të pajtueshmërisë për Pasurinë e Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipëri, të shkaktuara nga një entitet amerikan
E nderuar ndihmës Sekretare e Shtetit Sison, Ju shkruan Joseph J. DioGuardi. Jam ish-kongresmen i SHBA-së dhe President e Themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (“AACL”), organizatë jofitimprurëse që i është përkushtuar forcimit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ju përgëzoj fort për vendimin e kthimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në UNESCO. Kjo është padyshim një arritje historike e administratës së Presidentit Biden dhe, siç deklaroi Drejtoresha e Përgjithshëm e UNESCO-s, Dr. Audrey Azoulay, "me këtë kthim, UNESCO do të jetë në një pozicion edhe më të fortë për të kryer misionin e vet". Kthimi në UNESCO i SHBA-së-së është veçanërisht i rëndësishëm edhe për një vend si Shqipëria, ku një fondacion me bazë në SHBA, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (“AADF”) është përpjekur që të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, menaxhimin dhe përdorimin e Butrintit, një park kombëtar, i regjistruar qysh nga viti 1992 si Pasuri e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për Vlerat e Jashtëzakonshme Universale që ka. Veprimet e AADF-së i tejkalojnë së tepërmi caqet e mandatit ligjor të organizatës, dhe duhet të kufizohen.

Siç mund ta dini, korporata mëmë e AADF-së, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, u themelua në vitin 1996 në zbatim të Ligjit “Mbështetja për Demokracinë në Evropën Lindore” të vitit 1989 (zakonisht i quajtur "Ligji SEED"). Siç thuhet shprehimisht në të, qëllimi i ligjit ishte të nxiste "zhvillimin e sektorit privat", por jo të uzurponte menaxhimin dhe funksionimin e parkut kombëtar të një vendi tjetër sovran me mbështetjen e dyshimtë të palëve lokale me interesa personale. Veprimet e padëshiruara të AADF-së për Butrintin kanë ndezur polemika të mëdha në Shqipëri dhe, në vend që të rrisin reputacionin e SHBA-së për bujarinë tonë, kanë nxitur dyshime dhe zhgënjim. Për më tepër, veprimet e AADF-së jo vetëm që shkelin ligjet dhe politikat e SHBA-së, por ato bien në kundërshtim të drejtpërdrejt me Konventën e UNESCO-s të vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore (“Konventa e Parisit”) në lidhje me sovranitetin e Shteteve Palë. Sikurse e dini, këtu në SHBA është pikërisht Shërbimi ynë shtetëror i Parqeve Kombëtare që ushtron ekskluzivisht detyrën për të ruajtur, mbrojtur, menaxhuar, përdorur dhe kontrolluar parqet tona kombëtare që janë gjithashtu Pasuri të Trashëgimisë Botërore. Modeli ynë ka frymëzuar fuqimisht modelin e Konventës së Parisit, ku detyrën për të identifikuar, mbrojtur, ruajtur, paraqitur dhe trashëguar për brezat e ardhshëm Pasuritë e Trashëgimisë Botërore e ushtrojnë "kryesisht" Shtetet Palë. Megjithatë, duke abuzuar me prestigjin dhe reputacionin e Shteteve të Bashkuara, AADF-ja ka ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare për të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, menaxhimin dhe përdorimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të Butrintit.

Për t'i shtuar dëmit edhe fyerjen, AADF-ja po cenon seriozisht integritetin e Parkut Kombëtar të Butrintit, me fjalë të tjera, "tërësinë" dhe "paprekshmërinë" e tij, duke e ndarë dhe parcelizuar Butrintin, dhe duke marrë nën kontroll të plotë Parkun e paçmuar Arkeologjik, ndërsa pjesa tjetër e Parkut i është lënë strukturave aktuale të Shqipërisë. Në shkëmbim të gjithë kësaj, AADF-ja është zotuar të ndërtojë një qendër vizitorësh në Park. Të gjithë ne mund të imagjinojmë se si do të ndiheshim në SHBA nëse një fondacion i huaj do të ofronte ndërtimin e një qendre vizitorësh në Parkun Kombëtar Yelloëstone në këmbim të marrjes përsipër të zotërimit, kontrollit, përdorimit dhe menaxhimit të plotë të këtij thesari kombëtar të SHBA-së. Natyrisht, këto veprime kanë hasur në rezistencë të ashpër në Shqipëri. Për shembull, Presidenti i vendit vuri veton dhe e ktheu mbrapsht ligjin që i mundësonte AADF-së të menaxhojë Butrintin; Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Ina Zhupa, përfaqësuese e Sarandës ku ndodhet Butrinti, ka ndërmarrë nismën për ndryshime legjislative që do të mbyllnin çdo hapësire ligjore që lejon të tilla veprime; kurse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë aktualisht po e shqyrton çështjen.
Për ta përmbledhur, si pasojë e veprimeve të AADF-së dhe drejtuesve të saj konstatohen shkelje serioze të të drejtave dhe detyrimeve sovrane të një Shteti Palë sipas neneve 4, 5, 6, 17 dhe 29 të Konventës së Parisit. Unë tashmë i kam ngritur këto shqetësime tek USAID-i, i cili ushtron autoritet mbikëqyrës mbi AADF-në, por fatkeqësisht Selia Qendrore e USAID-it nuk ka arritur deri më tani të ndërhyjë.

Më duhet të them se UNESCO ka ngritur vazhdimisht shqetësime serioze tek qeveria shqiptare, duke i kërkuar asaj të përcaktojë autoritetin qeveritar përgjegjës për Pasurinë e Trashëgimisë Botërore të Butrintit, në përputhje me Konventën e Parisit, që natyrisht do të ishte Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë. Qeveria e Edi Ramës i është përgjigjur UNESCO-s duke sugjeruar “një organizëm ndërministror, nën varësinë e zyrës së kryeministrit” ku AADF-ja, përmes “fondacionit të ri të dedikuar”, bëhet pjesë integrale e këtij organizmi, sepse vendoset në të njëjtin nivel me ministritë e tjera të qeverisë, si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit, etj. Unë nuk besoj se, kur Kongresi i SHBA-së miratoi Ligjin SEED dhe financoi Fondet e Ndërmarrjeve në përmbushje të synimeve të atij Ligji, të ketë pasur si qëllim lejimin e një ndërhyrjeje të tillë të paprecedentë nga një entitet amerikan në funksionet sovrane të një shteti të huaj, apo bashkëpunimin mashtrues të tij me fraksione të qeverisë së atij vendi. Thjesht sugjerimi se AADF-ja do të mund të merrte rol në nivel të një ministrie në Qeverinë e Shqipërisë ngre shqetësime serioze të politikës së jashtme të SHBA-së, të cilat nuk mund të shpërfillen. Më tej, një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 7 të Konventës së Parisit, që përcakton "mbrojtjen ndërkombëtare" të pasurive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore. Ndërsa jemi shumë të emocionuar që Shtetet e Bashkuara u bënë përsëri anëtare aktive e UNESCO-s, do t'ju rekomandoja me respekt që ta adresoni këtë anomali të madhe në trajtimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit nga AADF-ja, “një fondacion amerikan i financuar nga paratë publike”, duke udhëzuar USAID-in që të urdhërojë Bordin e Drejtorëve të AADF-së të ndalojë dhe të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet e veta sistematike për të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, përdorimin dhe menaxhimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipërinë e Jugut.
Me respekt
Joseph J. DioGuardi
/nënshkrimi/
Për dijeni:
Hon. Dr. Audrey Azoulay
Drejtore e Përgjithshme e UNESCO-s
Hon. Ina K. Zhupa
Deputete e Kuvendit të Shqipërisë

joseph j. dioguardi ina zhupa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet