LIVE UPDATES
Politike

Integrimi i Shqipërisë në BE, Bregu: Më mirë vonë se kurrë, durimi quhet fitore

Majlinda Bregu ka reaguar në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

19 Korrik 2022, 09:51 Nga A.B
Integrimi i Shqipërisë në BE, Bregu: Më mirë vonë
Majlinda Bregu

TIRANË-  Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka reaguar në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e saj social, Bregu thotë se durimi është fitore për vendin tonë. Edhe pse thotë se Shqipëria ka hedhur hapin e radhës e të vonë në një proces me arritje, ajo thekson se më mirë që ka ndodhur tani e jo më vonë. 

REAGIMI:

Më mirë vonë se Kurrë!
“Cfarë mund të quhet fitore?”, -pyeste poeti i madh gjerman Rainer Maria Rilke.
“Durimi. Ai është gjithcka.” Sot Shqipëria ka hedhur hapin e radhës, të vonuar, në një proces plot me arritje, zhgënjime,përpjekje, bllokime, kokëfortësira, lëshime, vetëpërmbajtje e paragjykime, lëvdata e mallkime, por meqë qënia njërëzore pranon edhe ç’vjen pas vonesës si lehtësim, më mirë vonë se kurrë. Më mirë vonë se kurrë, sepse Shqipëria ka vite që është peng në këtë rrugëtim.
Peng i zgjatjes dhe stërzgjatjeve tona historike, peng i vetes e sherrnajave tona politike, peng i krizave në Europë e i tejzgjatjes nëpër matrica të proçesit të anëtarësimit, peng i politikave nacionaliste të vendeve të tjera. Shkurt, ka vite që jeton në sprovën e durimit.
Më mirë vonë se kurrë, për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, sepse ende në këtë anë të botës, në Ballkan, Europa shihet si një model i pa të dytë për të modernizuar veten tonë. Është preferencë e parë e çdo biszesmeni për partneritet, e çdo të riu për shkollim, madje edhe e çdo të papuni për emigrim.
Më mirë vonë se kurrë edhe për pjekurinë gjeopolitike të Europës,e cila me një luftë të re në kontinent si ajo në Ukrainë, nuk ka luksin të përballojë një krizë të re të sigurisë në Ballkan.
E megjithatë, për sa kohë që dashuria jonë besnike ndaj Europës, as del e as tepron për të na bërë si gjithë Europa, edhe sot, as del e as tepron gëzimi i një arritjeje të vonuar.
Shqipëria është në një marrëdhënie kontraktuale me BE prej 2006, aplikoi për anëtarësim në 2009, mori statusin e vendit kandidat në 2014 dhe prej 2018 merr e jep mes propozimeve për çeljen e negociatave.
Në çdo fazë të këtij udhëtimi, qëndron pas mundi, vullneti dhe përkushtimi për të përmbushur detyrimet I një armate të administratës publike shqiptare ndër dekada. Pak rëndësi ka sot nësë MSA u negociua nga socialistët e u firmos kur në pushtet erdhën demokratët, apo statusi I vendit kandidat u bë gati nga demokratët dhe rastisi në kohën e socialistëve e me radhë.
Prej sot gjithsesi, idealizmi dhe zbukurimi i përpjekjeve tona për Europën që na duhet këtu, do të kalojë përmes një procesi edhe më rigoroz dhe padyshim aspak frymëzues. Fuqia e eurokratëve këtu qëndron. Të bëjnë qilizëm në çdo fazë të këtij mundi, si e vetmja garanci që godina e BE të mos shkasë prej pasionit apo furisë së politikanëve të radhës. Kushdo qofshin ata e për më tepër nëse janë nga Ballkani.
Ndaj sado të gëzohemi se më në fund triumfoi aryeja mbi mosarsyen, mirë do të ishte të mos harrojmë se “vuajtja e negociatave”, do të jetë jona.
Durim e punë të mbarë të githë armatës që do të nisë prej sot rrugëtimin e gjatë të hapjes e mbylljes së ‘tufës’ së kapitujve të negocimit, të cilat nën një diktat edhe më rigoroz, se sa më parë nga BE dhe vendet anëtare, do të jenë garancia se po e bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Nga tash e tutje, kush mendonte se Celja e Negociatave me BE ishte pikë për qeverinë, do të lehtësohet kur të shohë se si e sa do të jenë në lupë ligjet e zbatimi i tyre, drejtësia, sistemi gjyqësor,lufta kundër krimit e korrupsionit, kontrolli financiar, administrata publike, tregu, marrëdhëniet me fqinjët e me jashtë etj etj... Barra e reformave I bie qeverisë, por opozita ka siç e ka patur gjithnjë,edhe kur ka zgjedhur bllokimin para integrimit, barrën e mbështetjes së proçesit.
Shpresoj shumë që të mos na mungojë vetëdija dhe vullneti për tu shkëputur nga kodi zakonor politik i shkatërrimit të ndërsjellë.
Kështu që Good Luck!
Shqipëria është një vend me identitet të qartë europian. Dhe kjo nuk vjen sot me nisjen e negociatave. As sepse kemi firmosur traktatet europiane.
Është interesi kombëtar, siguria dhe mbijetesa jonë si komb, shpresa kur s’dimë nga t’ia mbajmë, dëshira e përpjekja ndër breza për ‘ditën e uruar që lind nga perëndon’ , që na cyt ta duam Europën në të përditshmen tonë.
Mes sfidave të reja të reformave europianizuese dhe vullnetit për të mos i përbuzur ato si të tepërta, erdhi dita,
‘Më mirë Vonë se Kurrë’, që të marrim seriozisht të qënit tonë Europianë

majlinda bregu

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje