LIVE UPDATES
Politike

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Marrëveshje bashkëpunimi mes 4 palëve

Këlliçi ka faktuar se si i gjithë aparati i Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, është vënë në shërbim të inceneratorit fantazmë të Tiranës, këtë herë përmes biznesit të dherave.

1 Nëntor 2023, 14:03 Nga A.B
Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Marrëveshje
Belind Kellici

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar fakte të reja për Inceneratorin e Tiranës të cilat implikojnë drejtpërdrejt kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka faktuar se si i gjithë aparati i Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, është vënë në shërbim të inceneratorit fantazmë të Tiranës, këtë herë përmes biznesit të dherave.

DEKLARATA E ANETARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI

Sot po publikojmë të tjera fakte dhe prova se si i gjithë aparati i Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, është vënë në shërbim të inceneratorit fantazmë të Tiranës, këtë herë përmes biznesit të dherave.

Një vit pas nënshkrimit të kontratës korruptive për inceneratorin e Tiranës, në datën 18 tetor 2018, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes katër palëve: Inceneratorit fantazmë, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit shtetëror të mjedisit.

Kjo marrëveshje, siç do ta zbërthejmë më poshtë, ka si synim vënien nën kontroll të ndërtuesve, favorizimin e miqve të kryetarit të Bashkisë, si dhe vënien e administratës së Bashkisë Tiranë në dispozicion të biznesit korruptiv të dherave.

Vetëm përmes kësaj marrëveshjeje, pronarët e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sigurojnë 41 milionë euro nga biznesi monopol i dherave, i cili nuk përfshihet si e ardhur në kontratën koncensionare, të dakortësuar dhe firmosur në mars të vitit 2018 nga vetë Erion Veliaj.

Dua t’i ritheksoj edhe një herë palët në marrëveshje:

1.   Inceneratori fantazëm i Tiranës;

2.   Policia Bashkiake e Tiranës;

3.   Drejtori i Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha;

4.   Inspektorati i Mjedisit Tiranë.

E para, si ka mundësi që Taulant Tusha figuron si institucion më vete, me të drejtën për të lidhur marrëveshje në emër të Bashkisë, në shërbim të inceneratorit fantazëm? A mund ta kuptojë njeri, se si një drejtori në organigramën e Bashkisë Tiranë, mundet të lidhë marrëveshje si entitet më vete?

(Foto e dokumenteve në fund të deklaratës)

Çfarë tagri special ka Taulant Tusha në këtë rast? Apo kjo ka qenë marrëveshja e heshtur, në të cilën duket qartë se burgun e Veliajt, e ka pranuar me dëshirë ky drejtor, që ditën që firmosi miratimin e konçensionit në shkelje të ligjit.

E dyta, si ka mundësi që Inspektoriati i Mjedisit, që ka për detyrë të kontrollojë dhe monitorojë aktivitetin e Inceneratorit të Tiranës, vihet në shërbim të tij?

Marrëveshja ka patur si qëllim vënien e enteve shtetërore kontrolluese në shërbim dhe dispozicion të bandës së inceneratorëve. Siç do ta dëshmojmë më poshtë, një fuqi të tillë e ka vetëm kryebashkiaku i Tiranës.

Që ta kuptojmë më qartë se si ka funksionuar ky grup i strukturuar kriminal, po bëjmë publike edhe dy komunikime elektronike.

Në datën 18 qershor 2018, në një komunikim mes punonjësve të inceneratorit dhe bashkisë Tiranë, kompania Arlis Ndërtim, e cila u lejua nga policia Bashkiake të ndërtojë 7 kate pa leje në qendër të Tiranës, në Sheshin Skëndërbej, do t’i shmanget pagesës për depozitimin e dherave, meqenëse kjo kompani do të ndërtonte zyra në favor të Bashkisë Tiranë, të cilat ende nuk i ka parë askush.

Të mos harrojmë të nderuar qytetarë, që kjo kompani e cila ndërton ditën për diell, 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, jo vetëm që nuk penalizohet, ashtu siç ndodh me mijëra qytetarë që nuk riparojnë dot as çatitë e shtëpive të tyre, por përkundrazi, shpërblehet me leje ndërtimi në troje publike me vetë firmën e Erion Veliajt.

Ndërsa në datën 18 maj 2020, vetë Mirel Mërtiri urdhëron që mbetjet e Teatrit Kombëtar, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës. Një tjetër aferë korruptive kjo, me ligj special, e dyshes Rama-Veliaj, e faktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pra, është Erion Veliaj që vendos se cili biznes do të paguajë për depozitimin e dherave dhe cili jo. Është Erion Veliaj që vërteton, me veprimet e tij dhe të vartësve të tij, se është vetë ai pas aferës së inceneratorit të Tiranës.

Pra është Edi Rama pas kësaj skeme, sepse ky është një akt korruptiv qindra milionësh, që kërkon miratimin e shefit, dhe jo një tender i zakonshëm për meremetimin e zyrave të Bashkisë. Pra, është ajo te e cila Partia Demokratike ngulmon prej kohësh, me fakte dhe prova konkrete, se ujku është te Edi Rama e Erion Veliaj dhe SPAK nuk ka pse na tregon gjurmën e lepujve të kësaj afere, si Koka, Bllako, apo të tjerë.

SPAK në një vjedhje kaq flagrante dhe madhore, nuk mund te hetojë vetëm të vegjlit. Hetoni ata në krye të piramidës korruptive, që janë arkitektët, sponsorët dhe përfituesit e mëdhenj të kësaj afere.

Vetëm kështu besimi i publikut meritohet.

Vetëm kështu bëhet drejtësia.

Pas kësaj deklarate, këto dokumente autentike dhe shumë dokumente te tjera, që do t’i bëjmë publike në ditët në vijim, do t’i përcillen sërish zyrtarisht z. Altin Dumani, Drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Faleminderit.

belind kellici


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet