LIVE UPDATES
Politike

"I përmbysën qelinë, nisi kërcënimet"/ Lala zbulon përgjimet për Veliajn: Urdhër mediave të sulmojnë drejtësinë

Lala tha se Veliaj është përgjuar në paraburgimin e Durrësit me vendim gjykate dhe se në bisedat e tij jepen urdhra për sulm ndaj njerëzve të drejtësisë por edhe zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtorisë së burgjeve.

13 Mars 2025, 21:14 Nga E. D
"I përmbysën qelinë, nisi kërcënimet"/ Lala
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, i cili mbeti në qeli pas vendimit të sotëm të Apelit të GjKKO-së. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se Veliaj është përgjuar në paraburgimin e Durrësit me vendim gjykate dhe se në bisedat e tij, jepen urdhra për sulm ndaj njerëzve të drejtësisë por edhe zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtorisë së burgjeve. Lala më tej tha se Veliaj u ka dhënë urdhra mediave të njohura në vend për këto sulme dhe ata i kanë zbatuar. 

Lala gjithashtu tha se ka patur gjuhë të ashpër ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarëve të Drejtorisë së Burgjeve, për shkak të një kontrolli që është bërë, për shkak të dyshimeve se mund të kishte telefon dhe ka patur një përmbysje të qelisë ku ndodhet ai. Gazetarja shtoi se gjatë kontrollit, ky moment nuk është pritur mirë dhe ka një gjuhë kërcënuese.

"Ka qenë një proces jo i zakonshëm sepse përgjithësisht përfundojnë brenda ditës, ndodh rrallë, të shtyhet procesi. Të martën zgjati shtatë orë seanca. Diku te tre orë e gjysmë folën avokatët e Veliajt, listuan provat dhe faktet që Veliaj nuk mund të qëndronte në arrest me burg. Kërkuan dhe vendosën garanci pasurore, me qëllim që të lirohej Veliaj.

Mori fjala prokuroria dhe tha që Veliaj duhet të mbahet në burg. Një ndër pikat kishte të bënte me faktin që Veliaj përbën rrezik për kërcënimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave. Për këtë sollën përgjime të realizuara në qelinë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është përgjuar me vendim të Gjykatës së Posaçme në të gjithë bisedat që ka patur, kryesisht me familjarët. Prokurorët pretendojnë se zoti Veliaj ka orkestruar sulme ndaj njerëzve të drejtësisë duke përdorur media të caktuara, së dyti ka kërkuar sulm të koordinuar ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ka patur gjuhë të ashpër ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarëve të Drejtorisë së Burgjeve, për shkak të një kontrolli që është bërë, për shkak të dyshimeve se mund të kishte telefon, ka patur një përmbysje të qelisë ku ndodhet ai.

Gjatë kontrollit, ky moment nuk është pritur mirë dhe ka një gjuhë kërcënuese. Prokurorët kanë deklaruar se kur ka këtë sjellje edhe në një institucuon sigurie, imagjinoni thonë ata se si mund të sillet jashtë me dëshmitarët për shkak të pushtetit mediatik dhe politik. Për shkak të provave të reja, janë rreth 19 faqe përgjime. Janë depoziatuar edhe kontrata dhe fatura, të kompanive që sipas SPAK kontrollohen nga Ajola Xoxa. Avokatat kanë kërkuar kohë për këto prova.

Veliaj deklaroi se SPAK po përdor kundër tij biseda me të birin dhe familjarëvt, janë biseda që kanë të bëjnë me intervista që ka dhënë në media kryesore në vend, thotë ai. Ai thotë nuk mund të përdoren bisedat me familjen. SPAK thotë mund të përdoren sepse janë me vendim të gjykatës.

Brenda përgjimeve ka shumë detaje, në zbardhjen e masës së sigurisë mund të jetë më e qartë se çfarë gjuhe ka përdorur zoti Veliaj. Ai ka orkestruar sulm ndaj njerëzve të drejtësisë.

Ditën e sotme ishte vetëm shpallje vendimi që u la në fuqi masa për Veliajn dhe për biznesmenët. U zbut masa për biznesmenin Elman Abule në arrest shtëpie.

Veliaj përpiqet të ushtrojë ndikimin në media kryesore, për sulm ndaj SPAK dhe narrativë që i shkon për shtat. Janë printuar shumë media, faqe online, etj. E dyta ka të bëjë me gjuhë shantazhuese, që ka të bëjë me zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Se pse ka patur Veliaj gjuhë shantazhi ndaj tyre nuk dihet. Po hetohet. Edhe ndaj drejtorisë së burgjeve, ka patur gjuhë jo të pranueshme. Prokurorët thonë se përbën rrezik të dëmtojë provat dhe të frikësojë dëshmitarët", tha Lala. 

klodiana lala erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet