Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike së Vulës, Gazment Bardhi deklaron se nesër do mbledhë Këshillin Kombëtar online, për të anuluar zgjedhjet në 29 korrik, ku Lulzim Basha planifikon të rizgjidhet kryetar. • Kjo deklaratë u bë pas vendimin të PD-së së vulës së Lulzim Bashës.• Sot u mblodh Komisioni i Etikës dhe vendosi kundër vendimit të Bardhit, ndërsa edhe ky i fundit reagoi. • Ai tha se Kryesia po përdor standart të dyfishtë, duke thënë se ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës gjatë fushatës së 14 majit, janë nxjerrë nga lista, por ata që mbështetën Erion Veliajn gëzojnë të drejtën të jenë pjesë e listave. •Bardhi i kërkoi Bashës publikisht që të tregojë se cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës, Rrogozhinë dhe Kurbin, duke thënë se Basha ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet vendore të 14 majit. • Bardhi shtoi se kur ai ka bërë betejë me Sali Berishën, disa zgjodhën të rrinin në shtëpi dhe kishin frikë edhe emrin t’ia përmendnin ish-kryeministrit, madje sipas tij as sot nuk ja zënë emrin me gojë. • Përplasja me shumë gjasa do vazhdojë edhe nesër.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit se Komisioni i Etikës e kishte anuluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Me anë të një reagimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi ka nxjerrë lajmet që raportonin për miratimin e rregullores për Këshillin Kombëtar, i cili është lajmëruar nga demokrati se do të mblidhet nesër online. Sipas tij, të gënjesh për kompetencën e tij si sekretar i Partisë Demokratike të vulës, duhet të ketë nga pas një qëllim. Ndërsa ka hedhur edhe dyshime për aftësinë e Bashës për të qeverisur vendin. Në fund, edhe njëherë Bardhi njofton se Këshilli Kombëtar do të rimblidhet nesër.
"Me 300 veta deshmitarë dhe që kanë votuar, me median që ka pasqyruar faktin dhe përsëri marrin guximin të vetposhtërohen deri në diskretitim, duke gënjyer publikisht. Këtë të detyron një hall i madh ta bësh, sepse karrigia nuk mund të jetë justifikim! Dhe ndërkohë kërkojnë tu besosh qeverisjen e jetës dhe fatit të qytetarëve shqiptarë. Nesër në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, edhe si nevojë për të ndalur këtë turp!,"-shkruan Bardhi në postimin e tij.
Deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al
TIRANË- Komisioni i Etikës në fraksionin e Lulzim Bashës, i drejtuar nga Flutura Açka ka shfuqizuar vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar online që pritet të zhvillohet nesër por "online". Në vendim thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit është një akt i pavlefshëm, madje dhe në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

Deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me deklaratën e koleges së tij, Flutura Açka. Në rrjetet e tij sociale, Sula ironizon Açkën me reagimin e saj se do të tërhiqej nga dorëheqja e saj. Duke shtuar kështu përplasjet brenda fraksioneve të Partisë Demokratike.
"Sa e lehtë paska qenë! -Në këto temperatura përvëluese, demokratët nuk po e përballojnë dot përplasjen e re. Por teksa lodhen me procedura dhe me nene statuti, zgjidhja paskësh qenë shumë e thjeshtë. “Tërheqje nga dorëheqja”. -Lulzim Basha nuk ka pse konsumon energji në këtë fund korriku të nxehtë dhe të nxjerrë ata demokratë që nuk ka përjashtuar nga listat që të votojnë. Basha të marrë shembull dhe të heqë dorë nga dorëheqja që ka dhënë rreth një vit më parë!,"- shkruan Sula.
Deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi sot se Komisioni i Etikës nuk ekziston, pasi kryetarja Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen. Në kundërpërgjigje, Açka ia kthen Bardhit duke thënë se e ka tërhequr dorëheqjen e saj me besimin që ka ardhur koha që PD-ja të dalë nga agonia. Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët, si kryetare Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.
Mesazhi i Flutura Açkës
Jam kthyer me ftesë të mikut tim, Gazmend Bardhi
Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim. Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua.
Ndaj u ktheva, dhe jam sot në cilësinë që më kanë dhënë demokratët, dhe asnjë emër i përveçëm: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës së Partisë Demokratike.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron se nuk ka asnjë 'flirt' me kryedemokratin Sali Berisha. Më tej, ai tha se qëndrimet për Berishën janë njësoj si në muajin nëntor të vitit të kaluar, madje shtoi se kur ai doli kundër Berishës, të tjerët as që guxonin që t'ia përmendin emrin.
PYETJA- Cili është qëndrimi juaj për Berishën? Keni pasur një 'flirt'....
Bardhi: Unë kam mbajtur qëndrimin tim që zgjedhjet në parti nuk mund të bëhen nga lartë poshtë. Ne jemi akoma në gjyq se kush jemi PD. Se kush duhej të regjistrohej si PD ne kemi bërë betejë në KAS një muaj. Nuk përjashtohet anëtari i Këshillit Kombëtar të regjistruar në gjykatë me një të rënë të lapsit. Kush e ka këtë fuqi të heqë kolegët? Me proces statutory mund të përjashtohem edhe unë nga partia. A e dini ju që sot ka njerëz që janë duke organizuar zgjedhjet për kryetar të PD-së në emër dhe për llogari të Bashës? Kanë qenë drejtues shtabesh të Berishës. Në Divjakë mund të them unë me dhjetëra raste.
Ky nuk është standart statutore, por standart hall personal. Pozicioni im në raport me Berishën është identic nga ato që kam shprehur nga nëntori e deri në këtë moment. Duhet të mos harxhojmë energji me njëri tjetrin, por të merremi me Edi Ramën. Nuk mund të baltosësh sekretarin e Përgjithshëm të PD-së që të gjitha energjitë e veta kundër Ramës. Kur unë ka, bërë betejë me Berishën, disa të tjerë u mbyllën në shtëpi dhe nuk ja zënë dot emrin në gojë zotit Berisha. Vula administrohet nga sekretari i përgjithshëm, as nuk e kam marrë në xhep, as nuk e kam çuar në shtëpi. Unë nuk i ndihmoj dot ata që kanë humbur vulën. Disa duan të shpallen vulëhumbur, është çështje e tyre dhe jo përgjegjësi e imja.
/Dosja.al
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Vulës, Gazment Bardhi iu përgjigj Lulzim Bashës duke i kujtuar se ai ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet e 14 Majit, duke sjellë rastin e Zef Hilës. Po ashtu, Bardhi tha se ndër antarët e Këshillit Kombëtar, Basha ka ende njerëz që kanë deklaruar votën hapur pro Erion Veliajt.
Bardhi- Nëse ju klikoni në google, do gjeni atë thotë do votoj Veliajn dhe këto janë tre arsye. Po bërë fushatë për Veliajn të njohin si anëtar i PD. Unë nuk di që PD të ketë pasur aleancë me Veliajn dhe me PS në Tiranë. Për mua është e rëndë që të deklarosh si anëtar i forumit më të rëndë se unë votoj se mbështes, nuk kam gjë me kolegun qe ka thene votoni Veliajn, por e kam me të tjerët që e thonë. Këtë standart unë e neveris.
Pyetja- Cila është e ardhmja jote? A do i drejtoheni një procesi gjyqësor?
Bardhi: Qëndrimi im ka qenë ekzaktësisht ky; vijimi i konfliktit në PD, nuk është interesi më i mirë i demokratëve. I ka lodhur votuesit e PD. Në këtë betejë unë nuk kam hyrë për të ardhmen time, por për të ardhmen e PD që nuk duhet të jetë peng i asnjë emri. Ne themi që nuk duhet të jetë peng i Berishës, por duhet të themi dhe për Bashën. Unë nuk kam bërë betejë për karrigen time, nuk bëj dhe nuk do ndryshoj qëndrim në varësi të interesit momental të tjetrit.
Kishte dhe një akuzë në fletërrufe, se unë nuk kam protokolluar vendimet e kryesisë. Kjo është një gënjeshtër.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së do të zhvillohet online për një arsye. Gjatë konferencës me gazetarët, ai tha se e ka të pamundur që të përdorë fondet e Partisë Demokratike për të marrë ambient me qira, që të zhvillojë këtë mbledhje.
Pyetja- Pse po mblidhet online kjo mbledhje kaq e rëndësishme....
Bardhi- Secili anëtar që merr pjesë do jetë i dokumentuar. Pse online? Sepse e kam të pamundur për të përdorur fondet e PD për të marrë ambiente me qira.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Gazment Bardhi, ka treguar se deputeti i PD-së Lulzim Basha ka mbështetur kandidatët e Sali Berishës dhe Ilir Metës në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë konferencës për mediat, ai tha se Basha ka mbështetur 3 kandidatë të koalicionit Berisha-Meta. Për këtë Bardhi tha se ka mesazhe dhe nëse nuk e pranon mund t'i bëjë publike.
PJESË NGA DEKLARATA E TIJ:
Jam njohur me një listë të Këshillit Kombëtar në faqen e PD. Aty ka vetëm 300 anëtarë nga 400, pretendimi i tyre është se pjesa që është hequr nga lista është se kanë qene të angazhuar në fushatë për një formacion tjetër.
Për kolëget e mia brenda partisë të bësh fushatë për Velinë, nuk e humb cilësinë si anëtar i PD. Këto janë dy standarte të paparanueshme, i neveris.
Cilido që ka bërë fushatë për Igli Carën ka bërë gjënë e duhur. Kush bën fushatë për Veliajn është gabim, sa kohë që nuk ka një vendim, nuk jam unë që caktoj se kush është anëtar.
Unë kam pyetje për Bashën. Cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës? Thuaja opinionit publik, nëse ai nuk e thotë unë do bëj publik komunikimin me SMS që kam pasur me Bashën.
Po në Kurbin, Rrogozhine...Basha ka mbështetur kandidatin e Berishës dhe të Metës, unë nuk kam dy standarte, dikush që ka mbështetur Zef Hilën në Vaun e Dejës ta bëjmë kryetar, e ata që e mbështesin ti përjashtojë...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike (të vulës), Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sot me një deklaratë për mediat, ku ka njoftuar se nuk do të tërhiqet nga njoftimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar ditën e nesërme. Në lidhje me thirrjen për në Komisionin e Etikës, Bardhi tha se jep llogari vetëm në Këshillin Kombëtar.
PJESË NGA DEKLARATA:
Dje njoftova thirrjen e mbledhjes me rend dite dorëheqjen e kryetarit dhe për vendimarrjen për statutin e PD. Sapo u bë publik ky njofim, afër mesnatës jam njohur me një deklaratë që ngjante me një fletë rrufe, që shpallte armik dhe baltoste sekretarin vetëm sepse kishte zbatuar statutin.
Personalisht, e kemi besuar atë që kemi bërë, zhgënjim absolut për kolegët që tjetër gjë kanë thënë në 1 vit e gjysë e tjetër gjë bëjnë.
Sot jam për të komunikuar me cdo anëtar, ata që ishin dje 25 mijë të Bashës, e mbi 50 mijë të tjerë që u hoqën e që nuk mendojnë si Basha. Unë do zbatoj vetëm statutin e PD, qëndrimi im ka qenë i njëjtë si një 1 vit e gjysmë më më parë, është i njëjtë sot kur Basha po përsërit të njëjtën sjellje si Berisha 1 vit e gjysmë më parë.
Këshilli Kombëtar do mblidhet nesër në orën 19:00, online. PD nuk ka lindur sot, ka zhvilluar disa mbledhje online, duke ju kujtuar dhe mbledhjen për miratimin e kandidatëve për deputetë, më 25 prill.
Nuk ka asnjë nen nëse anëtarët duhet të jenë të gjithë bashkë në një dhomë, apo të ndarë. Për pasojë e gjithë deklarata që përmbyllej me fjalinë e kopjuar e një deklarate e një viti më parë e Berishës, akuzonte sekretarin se po bën manovra.
Se kush i shërben Berishës, Metës dhe Ramës, opinioni publik ka mundësinë ta shohin dhe ta prodhojnë me fakte.
TIRANË- Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike së grupit të vulës së Lulzim Bashës, Indrit Sefa i ka dërguar një shkresë Komisionit të Etikës së kësaj force politike ku i kërkon që të shfuqizohet vendimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili thirri të enjten mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
“Kërkojmë pranimin e kërkesës duke vendosur shqyrtimin e përputhshmërisë së vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, datë 22.07.2023 “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë” dhe shfuqizimin e këtij vendimi si një akt në kundërshtim e dispozitat statutore”, shkruhet në shkresë.
KËRKESË
Drejtuar Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, përfaqsuar nga Indrit Sefa.
Kërkues: Objekti:
1. Shqyrtimin e përputhshmërisë së vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike numër 59 prot, datë 22.07.2023 me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”. 2. Shfuqizimin e këtij vendimi si një akt në kundërshtim me dispozitat statutore.
Baza ligjore: Neni 54, pika 4 të Statutit të Partisë Demokratike. Të nderuar Anëtarë të Komisionit. Me datë 25.07.2023 nëpërmjet mjeteve të komunikimit publik anëtarët e Kryesisë së Partisë Demoraktike janë njohur me vendimin numër 59 prot, datë 22.07.2023 me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”. Në protokollin e Partisë Demokratike nuk ka të depozituar një vendim të tillë. Nga hulumtimet publike nuk rezulton që në llogaritë publike të z. Gazment Bardhi nuk rezulton të jetë publikuar një akt i tillë. As anëtarët e Sekretariatit & Këshillit nuk janë njoftuar për marrjen pjesë dhe organizimin e kësaj mbledhje. Nisur nga sa më sipër ekziston mundësia që ky vendim të jetë jo i vërtetë, por për aq kohë sa është një akt publik që mban vulën e Partisë Demokratike vlerësojmë t’ia nënshtrojmë gjykimit të Komisionit. Në mbledhjen e datës 25.07.2023 është marrë në shqyrtim ky akt i Sekretarit të Përgjithshëm, akt i cili në vlerësimin e anëtarëve të Kryesisë së Partisë rezulton të jetë në kundërshtim me dispozitat statutore. Me vendimi numër 17, datë 25.07.2023, në mbështetje të pikës 4 të nenit 54 të Statutit Kryesia ka vendosur të adresojë Komisionin për shqyrtimin e përputhshmërisë së aktit të sipërcituar me dispozitat statutore.
Duke vlerësuar se në vijimësi ka një interpretim të ndryshëm në kohë të pikës 4 të nenit 46 të Statutit, si dhe faktit që në kohë të ndryshme janë aplikuar sjellje dhe qëndrime të ndryshme në lidhje me zbatimin e kësaj pike kemi kërkuar nga ana e Komisionit edhe intepretimin e qartë të kësaj dispozite statutore. Vendimi numer 59 prot, datë 22.07.2023 në pjesën hyrëse të tij relaton si bazë ligjore pikën 4 të nenit 46 të Statutit të Partisë Demokratike. Specifikisht i referohet fjalisë së fundit të kësaj pike që përcakton se: “Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra.

Pas dorëzimit të kërkesës, ka mbërritur edhe përgjigjia nga Komisioni. Kështu, kryetarja e Komisionit të Etikës, Flutura Açka i ka dërguar një e-mail Bardhit duke i bërë të ditur se mbledhja do të zhvillohet ditën e sotme në orën 19:00.
