LIVE UPDATES
Politike

Grenell: Joe Biden nuk po i kushton vëmendjen e duhur Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit

Richard Grenell tha se Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë jashtë fokusit të Shtëpisë së Bardhë.

20 Janar 2023, 22:10 Nga k.m.
Grenell: Joe Biden nuk po i kushton vëmendjen e duhur Shqipërisë,
Richard Grenell

TIRANË- Richard Grenell, ish i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, kritikon administratën e Joe Biden se ka lënë jashtë vëmendjes rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Çim Peka Live, Grenell tha se Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë jashtë fokusit të Shtëpisë së Bardhë.

Peka: Kthehemi në Ballkan. Çfarë e lidh kaq shumë Richard Grenellin me Ballkanin, e vizitoni shpesh.

Grenell: Se di, nuk mund të jap përgjigje për këtë. Si mund të shpjegosh diçka që e do, diçka që secilës ti i përgjigjesh. Ndoshta nuk do të përkthehet qartë, por as unë nuk di si të flas për dashurinë që kam për Ballkanin. Erdha këtu dhe pashë shumë padrejtësi dhe njerëz të uritur për demokraci e kapitalizëm, në të gjithë Ballkanin. Mendoj se kërkesat e tyre janë shpërfillur nga Amerikanët. Do të ishte kontroverse ta thosha, por do ta them këtë; nuk besoj se Shtëpia e Bardhë e Joe Biden, po i kushton vëmendjen e duhur, Shqipërisë, Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë. Nuk besoj se po i kushtojmë vëmendjen e duhur. Duket se ja kanë kaluar Departamentit të Shtetit dhe atje janë disa persona të cilët po i kushtojnë vëmendjen, por nuk po e informojnë presidentin. Kurse Donald Trump kishte personat e duhur të cilët shkonin në zyrën ovale dhe flisnin për Ballkanin. Ka pasur liderët në zyrën ovale.

Peka: Kjo është e prekshme dhe në mënyrë të veçantë gjatë presidencës së Obamës, kur zv/ presidenti Biden mbulonte Europës, interesi amerikan në Ballkan ka qenë minimal. Ju pak më parë më folët për investime dhe ekonomi se si mund të ndikojë në normalizmin kryesisht mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk e di nëse Grenell e di, që investimet amerikane në Shqipëri, Kosovës dhe Serbi janë minimale. Investimet, ruse, kineze dhe turke në Shqipëri e dominojnë tregun. Nëse ju mendoni se krizat politike zgjidhen me ekonominë, sot Ballkanin e kontrollon Kina, Rusia dhe Turqia. Ku ishin amerikanët?

Grenell: Jam dakord dhe kur kam qenë në qeveri dhe jashtë saj, u kam thënë liderëve të Ballkanit që të refuzojnë kërkesat për investime nga këto vende dhe të kenë një marrëdhënie më të ngushtë me SHBA. Tani që punoj në sektorin privat dhe kompanive me fonde që financojnë projekte kam ardhur rregullisht në Ballkan dhe kam kërkuar projekte për të financuar, dmth projekte që na çojnë përpara, jo thjeshtë për të gjeneruar para, por projekte që e përmirësojnë jetën e individit. Marrëveshja e stabilizimit ekonomik Kosovë-Serbi që negociova kishte shumë elemente pozitive. Një pikë ishte që Serbia dhe Kosova ranë dakord që të dyja do të diversifikonin burimet e energjisë. Për Serbinë ishte një arritje e madhe, 100% e energjisë së saj vjen nga Rusia dhe angazhimi për të devirsifikuar burimet ishte një gjë pozitive. Po e shikoj që është duke ndodhur dhe shpresoj të përshpejtohet ritmi. Them se ishim në rrugën e duhur.

Peka: E keni shumë korrekt informacionin që Serbia varet 100% nga energjia ruse dhe një alternativë tjetër do ti bënte mirë. Pse jeni i bindur se serbët të kenë një tjetër alternativë varësie energjie përveç se asaj ruse.

Grenell: Sepse kam pasur një bisedë me anëtarët e qeverisë dhe jashtë saj, se si do të ishte e ardhmja. Kjo është vetëm një shembull. Do të thosha gjithashtu se kam shprehur indinjatën ndaj Albin Kurtit, se si qeveritë e njëpasnjëshme amerikane ajo Obama, Trump, Biden, kanë vepruar me marrëveshjet e energjisë në Kosovë. Ka pasur një marrëveshje të para 6 muajve që do të ishte shumë pozitive për Kosovën. Energji e gjelbër, më e lirë dhe në fakt kjo u refuzua nga Albin Kurti. Mendoj se kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Duhet të punojmë shumë për të bindur partnerët tanë se investimet amerikane janë shumë pozitive./Syri

richard grenell

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje