Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I pranishëm në seancë ndodhej dhe ish-ministri Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rapaj.
TIRANË- Seanca gjyqësore për “Sterilizimin” është shtyrë për shkak të mungesës së të pandehurës Naile Ajazi. Mësohet se ajo ka munguar për arsye shëndetësore ndërsa mungoi dhe mbrojtja e saj ligjore.
Seanca e radhës mësohet se do të zhvillohet në datën 3 prill në orën 12:00. I pranishëm në seancë ndodhej dhe ish-ministri Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rapaj. Ky i fundit paraqiti kërkesën që të mbrohej nga një avokat italian, por gjykata i sugjeroi të kërkojë leje nga dhoma e avokatisë shqiptare.
Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC
Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, tha sot se në listat e hapura të Edi Ramës bëjnë pjesë hajdutë...
Pandeli Majko TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka komentuar vendimin e Ramës për ta lënë atë jashtë listave...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se lista e mbyllyr e Edi Ramës, është lista e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar ditën e sotme se shqiptarët e panë mbrëmë kontrastin mes k...
Dhurata Çupi TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka deklaruar ditën e sotme se ka besimin e qytetarëve në zgjedhjet ...
Igli Hasani TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se hapja e zyrës së Bankës Evropi...
TIRANË- Deputeti socialist ka reaguar pas vendimit të Ramës që u la në listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit n&e...
ajola xoxa TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë sot në fuqi sekuestron ndaj llogarive bankare të Ajo...
hashim thaci KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, për të vizituar babain e tij në QK...
Maks Haxhia TIRANË- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Maks Haxhia ka kundërshtuar provat e reja të ofruara nga SPAK kundër Ve...