LIVE UPDATES
Politike

Gjyqi ndaj Veliajt/ Firma e avokatisë në SHBA publikon raportin e tretë: Kryebashkiaku nuk ka akses të plotë të provave

Mësohet se raporti kritikon SPAK se po cenon të drejtën për një gjykim të drejtë, ndërsa thekson se kryebashkiaku nuk ka akses të plotë të provave.

13 Mars 2026, 11:04 Nga I.A
Gjyqi ndaj Veliajt/ Firma e avokatisë në SHBA publikon raportin e
Erion Veliaj

TIRANË- Studioja ligjore 'Kasoëitz' ka publikuar raportin e tretë për procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Raporti nga zyra e avokatisë është publikuar më 10 Mars dhe trajton dy zhvillime. 

Mësohet se raporti kritikon SPAK se po cenon të drejtën për një gjykim të drejtë, ndërsa thekson se kryebashkiaku nuk ka akses të plotë të provave. Sipas raportit, SPAK i ka bllokuar Veliajt mundësinë për të pasur akses dhe për të shqyrtuar rreth 60,000 faqe prova për tu përgatitur për gjyqin ndaj tij.

Mdërsda për çështjen e paraburgimit, studioja ligjore thekson se veliaj po mbahet në burg me argumente të pabazuara nga ana e Prokurorisë së Posaçme.  

Pjesë nga raporti:

Vihet në pah përpjekjet e prokurorisë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të cenuar të drejtën e Veliajt për një gjykim të drejtë. SPAK i ka bllokuar vazhdimisht Veliajt mundësinë për të pasur akses dhe për të shqyrtuar rreth 60,000 faqe prova për t’u përgatitur për gjyqin ndaj tij. Për më tepër, SPAK ka kufizuar mënyrën dhe mjetet përmes të cilave avokati i caktuar nga shteti për Veliajn mund të komunikojë me të lidhur me provat, dhe të përgatisë mbrojtjen e tij. Vetëm më 9 mars Gjykata e Shkallës së Parë, e përbërë nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh, hodhi poshtë qëndrimin e SPAK-ut, duke e urdhëruar këtë të fundit t’ia dërgojë dosjen e provave Kryetarit Veliaj për shqyrtim dhe duke shtyrë gjyqin për dy javë. Ndërsa, ky vendim përfaqëson një hap në drejtimin e duhur, mbetet për t’u parë nëse Veliaj mund realisht të shqyrtojë dhe përpunojë një volum kaq të madh provash brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe.

Së dyti, SPAK vazhdon të paraqesë argumente të pabazuara për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të Kryetarit Veliaj para gjykimit. Së fundmi, SPAK përmendi aktivitetet lobuese të Veliajt si bazë për të zgjatur ndalimin e tij. Megjithatë, lobimi nuk është ndër kriteret e përcaktuara për të justifikuar ndalimin e një të pandehuri. Ka vetëm një arsye pse SPAK e ka përdorur atë për këtë qëllim: për të ndëshkuar dhe për t’u hakmarrë ndaj Kryetarit Veliaj për ushtrimin e të drejtës së tij demokratike për t’iu drejtuar institucioneve me kërkesa, gjë që në fakt ka nxjerrë në pah shkeljet e shumta të procesit të rregullt ligjor nga SPAK në çështjen e tij.

“Mbështetja e SPAK-ut tek aktivitetet e ligjshme të avokimit dhe lobimit për të justifikuar vazhdimin e ndalimit të paligjshëm të Kryetarit Veliaj në Shqipëri është thellësisht shqetësuese,” tha Daniel Fetterman, partner në Kasoëitz LLP dhe këshilltar ndërkombëtar i Veliajt.

“Peticionet drejtuar qeverive dhe të folurit publikisht për çështjen e tij është një e drejtë themelore demokratike dhe jo një bazë për burgosje apo ndëshkim. Pas më shumë se një viti paraburgim dhe shkeljeve të tjera serioze të procesit të rregullt ligjor në çështjen e Kryetarit Veliaj, është e përshtatshme që qeveria amerikane,  e cila ndihmoi në krijimin dhe këshillimin e SPAK-ut, të shqyrtojë se çfarë ka ndodhur dhe pse po ndodh kjo. Me anë të letrave drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë, pikërisht këtë po kërkojmë të bëjmë.”, theksoi ai.

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

kasowitz erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet