LIVE UPDATES
Politike

‘Gëzimi i të ligut është ligësia e tij’/ Berisha: Kurti i mori Ramës Samitin, por edhe vizitën e Macron

Berisha thotë se Kurti i mori Ramës edhe Samitin edhe vizitën e Macron dhe vëmendja më shumë ishte tek kryeministri i Kosovës, se sa tek Edi Rama.

18 Tetor 2023, 12:57 Nga A.B
‘Gëzimi i të ligut është ligësia e tij’/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në Tiranë, ku u zhvillua samiti i Procesit të Berlinit dhe vizita e presidentit francez, Emmanuel Macron. Berisha thotë se Kurti i mori Ramës edhe Samitin edhe vizitën e Macron dhe vëmendja më shumë ishte tek kryeministri i Kosovës, se sa tek Edi Rama.

REAGIMI I BERISHËS:

Gëzimi i të ligut është ligësia e tij!

Kurti i mori Ramës Samitin, por edhe vizitën e Presidentit Macron.

Miq, caktimi i Tiranës si kryeqyteti ku do mbahej Samiti i BE për nismën e Berlinit ishte ngjarja e cila që në fillim i ktheu Edi Ramës gëzimin në ligësi.

Me urdhër të padronit të tij ai nisi menjëherë veprimet të gjitha antishqiptare madje edhe dy ditë para mbledhjes së Samitit vetëm e vetëm që Kurti të sanksionohej nga BE dhe të mos pranohej në Samit, ose ai vetë për shkak të provokimeve të ulta të Ramës të refuzonte ardhjen në Tiranë. Të gjitha këto si kusht për ardhjen e padroni të Ramës, Vuçiç në Samit. Por sipas një ligji të pashkruar që thotë se të ligut gëzimi i kthehet në ligësi edhe Ramës gezimi i Samitit se do të dërmonte Kurtin ju kthye në ligësi. Në fakt Kurti jo vetëm erdhi dhe mori vetë vëmendje mediatike disa herë më të madhe se Rama. Me praninë e tij në samit ai i la Ramës lajmin refuzimit të pjatës së baltës me portretin e tij që Rama kishte përgatitur dhuratë te personalizuar për pjesëmarresit si në sulltantatet e largeta të globit kurse vetë me sfiden që i bëri me ardhjen duke e shumzuar me zero Ramën dhe me takimet politike të nivelit më të lartë që pati e komentet e panumërta rreth tij e errësoi fatalisht të ligun e Samitit. Ndaj dhe Ramës gëzimi për Samitin se do të asgjesonte Kurtin për llogari të Beogradit i mbeti thjesht një ligësi.
E njëjta gjë ndodhi edhe me vizitën e parë të Presidentit të Francës Emanuel Macron në Shqipëri.

Pas lajmit që kjo ishte vizita e parë e një Presidenti francez në Shqiperi lajmi i dytë më i rëndësishëm i vizitës ishte drithërimi nga gëzimi i Edi Ramës nga deklarata e Presidentit Macron se vendi i tij do bllokonte vizat për Kosovën, sipas disave kurse sipas të tjerëve deklarata nuk ishte e tillë. Por gëzimi i papërmbajtur i Ramës nga kjo dhe përshendetja e Vuçiçit nga Kina e kësaj deklarate e heroizoi edhe më shumë Kurtin në sytë e shqiptarëve si viktimë e kurtheve të Tiranës dhe Beogradit. Kështu kryeministri i Kosovës u bë përsëri personazh kryesor në këtë vizitë në media pa qenë fare i pranishëm duke kthyer Ramës përsëri gëzimin e vizitës në ligësi dhe vello turpi para kombit shqiptar. #sb

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet