LIVE UPDATES
Politike

Gara për kreun e PS në Shkodër/ Kandidati akuzon ministren Bilali: Tenton të më largojë nga gara

Ai thotë se Bilali ka tentuar ta përjashtojë atë nga gara, duke i rënë ndesh edhe fjalëve të kryeministrit Rama.

3 Qershor 2022, 13:50 Nga DOSJA
 
Gara për kreun e PS në Shkodër/ Kandidati akuzon ministren
Arbis Vjerdha

SHKODËR- Gara për kryetar në Partinë Socialiste në Shkodër është shoqëruar me debate. Një nga kandidatët në garë, Arbis Vjerdha ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së shtetit për sipërmarrjen, njëherësh koordinatores politike të qarkut Shkoder Edona Bilali, lidhur me procesin që po mbahet për drejtuesit e rinj të degëve të PS. Ai thotë se Bilali ka tentuar ta përjashtojë atë nga gara, duke i rënë ndesh edhe fjalëve të kryeministrit Rama.

'Kam depozituar dokumentacionin e nevojshëm për kryetar të ps, por lufta brenda llojit vijon të jete prezente dhe koordinatorja Bilali, duke parë që Arbisi nuk duhet ë jetë në planet e saj, vendos kundër propozimit të kryeministrit, që emri im të mos jetë. Ajo në asamble propozon që personat që nuk përfaqësojnë PS në këshillin bashkiak, që i bie të jem vetëm unë, nuk mund të kandidojnë. Kjo tregon nivelin arkaik që ka qeveira jonë me zgjedh një person të tillë që i servir Shkodres për ta drejtuar politikisht. I bëj thirrje, që nëse e do partinë, nëse e do dinjitetin dhe ke respekt për veten, në zgjedhje transparente, me meritokraci, që t’i ofrosh Shkodres një përson që bën ndryshimin. Mos merrni njerëz të mbytur në borxhe për ti bërë drejtora. PS ka nevojë për ndryshim nuk ka nevojë për njerëz që i ndërrojnë perdet. Duhet ndryshu struktura, e kjo nuk bëhet për qëllimet personale të Bilalit. Të hidhet në votim dhe jo të bëhen përjashtime. Unë nuk merrem me gojët e liga, sepse thonë që drejtoresha e postës, shoqe e ministres, do ta zgjedh kryetare të partie. Janë fjalë dhe jo baza, prandaj unë po them që për mua është vendos mos të jem, ky është fakt. Unë do të bëj lëvizjet e mia, por i them ministres, se aq vite sa ke ti moshë, unë i kam në parti. Duke protestuar e duke dhënë kontribut.'- ka thënë ai.

 Ndërkohë që pas deklaratës së Vjerdhës ka reaguar PS SHkodër. Në njoftim thuhet se ai nuk plotëson kushtin formal të kryerjes së jetës aktive në parti për së paku një vit, si dhe ai përfaqëson një forcë politike të ndryshme nga PS në Këshillin Bashkiak Shkodër prej së paku 3 vitesh.

"Kandidati Arbis Vjerdha ka paraqitur kërkesën e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Partisë Socialiste Dega Shkodër, që në shpalljen e hapjes së procesit. Dokumentacioni sipas udhëzimit përbehet nga: jetëshkrimi (CV), formulari i vetë deklarimit për dekriminalizimin, vërtetim të gjendjes gjyqësore, dokument përshkrues i vizionit dhe platformës, dhe kërkesën zyrtare për të kandiduar, të firmosur. Dokumentacioni i kandidatit është vlerësuar si i plotë nga ana formale nga anëtarët e Këshillit Koordinues të Qarkut Shkodër pasi është në përputhje me pikën 2.5 të Udhëzimit Nr.3 datë 10.5.2022 të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Njëherazi, Këshilli Koordinues i Qarkut, i përbërë nga 23 anëtarë, sipas pikës 5 të udhëzimit nr.3 bën vetëm verifikimin e kushteve formale të përcaktuara sipas pikës a/2 të të njëjtit udhëzim i cili citon: Kandidatët për kryetar të Partisë të Bashkisë duhet të kenë si rregull vendbanim dhe të bëjnë jetën e Partisë për një periudhë jo më pak se një vit, brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtarë të Partisë si rregull për një periudhë jo më pak se tre vjet, të kenë arsimin e lartë, si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral e ligjor, sipas kërkesave të neneve 45 dhe 46 të Statutit.

Në rastin e kandidatit Vjerdha, ai nuk plotëson kushtin formal të kryerjes së jetës aktive në parti për së paku një vit, si dhe ai përfaqëson një forcë politike të ndryshme nga PS në Këshillin Bashkiak Shkodër prej së paku 3 vitesh, saktësisht Partia Demokracia Sociale, informacion i cili mund të vërtetohet lehtësisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye, Këshilli Koordinues i Qarkut ka votuar unanimisht propozimin që në relacionin për Komisionin e Posaçëm kjo kandidaturë nuk plotëson kriteret formale. Dëshirojmë të theksojmë se sipas udhëzimit në fjalë, në rang qarku vetëm administrohet procedura, dhe nuk shprehen për preferenca për kandidatët", thuhet në njoftim.

Në degët e Partisë Socialiste të qarkut Shkodër janë rreth 25 kandidatura për Shkodrën, Malësinë e Madhe, Vau Dejësin, Pukën dhe Fushë Arrësin.

Sondazh

Poll

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste