LIVE UPDATES
Politike

Gara për bashkinë e Himarës, OMONIA: Vangjel Tavo kërkon të prishë harmoninë e vendosur mes komunitetit grek dhe atij shqiptar

Sipas minoritetit grek thirrjet e socialistëve për votuesit në Himarë në vitin 2023 dhe sot janë të kundërta nga njëra-tjetra dhe pse brenda vinin nga i njëjti kamp politik. Kjo sepse sipas OMONIA, Goro në 2023 edhe pse nuk e deklaronte origjinën e tij, kërkonte të mos ofendohenin votuesit me kombësi greke në Himarë. 

30 Korrik 2024, 11:05 Nga r.ll
Gara për bashkinë e Himarës, OMONIA: Vangjel Tavo kërkon
omonia

HIMARË- Komuniteti i minoritetit grek në Himarë, "OMONIA" ka komentuar një deklaratë të kandidatit socialist për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavos dhe deputetit të PS, Vullnet Sinajt.  Në reagimin e OMONIA-s thuhet se ky i fundit ka bërë një deklaratë ofenduese dhe ekstreme ku është shprehur se në Labëri nuk mund të marrë vota "organizate shoviniste, nacionaliste dhe ekstremiste" duke nënkuptuar OMONIAN. Më tej thuhet se Sinaj është ai deputet që në zgjedhjet e 2023 hapi në paligjshmëri një zyrë ku u premtonte qytetarëve në këmbim të votës regjistimin e pronave dhe banesave.

Sipas minoritetit grek thirrjet e socialistëve për votuesit në Himarë në vitin 2023 dhe sot janë të kundërta nga njëra-tjetra dhe pse brenda vinin nga i njëjti kamp politik. Kjo sepse sipas OMONIA, Goro në 2023 edhe pse nuk e deklaronte origjinën e tij, kërkonte të mos ofendohenin votuesit me kombësi greke në Himarë. 

Kjo sipas deklaratës së mëposhtme, nxjerr në pah qëndrimet e Tavos që paraqitet si "grek te grekët dhe shqiptar te shqiptarët". Më poshte thuhet se qëllimi i vetëm i caktimit të Vangjel Tavos si kandidat për kryebashkiak është të prishë harmoninë e vendosur mes komunitetit grek dhe atij shqiptar në Himarë. Kjo sipas tyre nuk do të arrihet se komuniteti i minoritetit grek nuk do të lejojë që Tavo të mashtrojë banorët e Himarës, qoftë shqiptarë apo grekë.

BASHKIMI DEMOKRATIK I MINORITETIT ETNIK GREK “OMONIA”

Gjuha jone eshte greke zoti Tavo.

Pak dite pas deklarates së ish kryeplakut te Vranishtit per zhdukjen e gjuhes greke nga Bashkia e Himares pas fitores se Vangjel Tavos dhe ne te njejten dite qe Tavo beri deklaraten e vetë sqaruese, deputeti i Partise Socialiste, Vullnet Sinaj, beri nje deklarate akoma me ekstreme dhe me ofenduese.

Deputeti, midis te tjerash, permendi se nuk mundet qe ne Laberi te marre vota nje organizate shoviniste, nacionaliste dhe ekstremiste, duke patur parasysh OMONIAN, organizaten qe permbi tre dekada, me korrektesi dhe  devotshmeri perfaqeson greket e Shqiperise. Zoti Sinaj eshte i njejti deputet qe ne prag te zgjedhjeve lokale te vitit  2023, ne paligjshmeri totale kishte hapur zyre ne Himare  ku u premtonte votuesve regjistrim te trojeve dhe te shtepive ne zyren e regjistrimit te pasurive.  Edhe atehere pati thene se nuk mundet ti shkoje asnje vote OMONIAS,  por jo me argumentin e papranueshem te shprehur se fundi, thjesht u pergjerohej votuesve te mos votonin OMONIAN, sepse nuk kishte si te justifikohej te zoti Rama. Nga keto dy deklarata duket qartazi agonia e te dy kuadrove te Partise Socialiste për të fituar me cdo kusht zgjedhjet ne Himare.

Pyetja mbetet e njejte: Perse me 2023 ne deklarimet e tyre ishin me te kujdesshem se sot?

Pergjigja eshte se kandidati Goro në vitin 2023 edhe pse nuk e deklaronte origjinen e tij greke, u kishte dhene udhezime  te qarta bashkepunetoreve dhe perkrahesve te tij te ishin te kujdesshem qe te mos fyenin votuesit me kombësi greke te Bashkise, nje gje qe duket qartazi se nuk e ben sot "Greku" Tavo. Ky fakt nxjerr  një pah ekzaktesisht problemin, qendrimin evaziv te kandidatit aktual të Rames  sot, duke u prezantuar si Grek fanatik tek Greket dhe si Shqiptar tek Shqiptaret.

Ne qofte se do te lexoje kush me vemendje deklaraten e distancimit te Tavos, veren si me poshte:

Se pari, deklarat eshte e shkruar ne gjuhen shqipe dhe u perkthye ne variantin google ne greqisht.

Se dyti, deklarata sqaruese i le te gjitha te pasqaruara, permend ne menyre karakteristike: «Une jam ai qe jam dhe Himariotet flasin gjuhen e tyre».

E mirekuptojme plotesisht veshtiresine e zotit Tavo për të justifikuar drejtimin e papranueshem dhe tragjik në të gjitha nivelet per mbi 13 vjet të partise qe vendosi te perfaqesoje dhe ti beje shpelarje ne syte e opinionit publik grek, por jemi te vendosur te mos e lejojme te mashtroje banoret e Himares, qofshin Greke apo Shqiptare.

Zoti perfaqesues i hajduteve te prones se Himarioteve, i keqperdoruesve te pasurisë publike dhe te komuniteteve fetare, i atyre qe shperdoruan parane publike dhe taksat e qytetareve te Himares, ndalon me ne fund së qeni edhe perfaqesues i qarqeve me te erreta dhe me nacionaliste ne Shqiperi qe deshirojne te zhdukin Helenizmin nga Himara.

Ne Bashkine e sotme te Himares jetojne ne harmoni te plote dy komunitete Greke dhe Shqiptare. Marredheniet e te dy komuniteteve jane harmonike, jane farketuar ne shekuj dhe nuk kane nevojen e asnje te huaji qe ti normalizoje. Prandaj mos luaj rolin e mbrojtesit vullnetar te ketyre marredhenieve. Jep doreheqje sa je ne kohe.

Himara nuk ka nevoje per ndermjetes, por per Kryetar Bashkie, per te bere pune dhe per te zbatuar programin qe eshte supervotuar me 2023, ka nevoje per nje skuader te re dhe jo per ata qe vidhnin dhe e fyenin pa skrupuj per mbi nje dekade.

Meqenese i referohesh pervojes ne politike, na thuaj cili eshte ekzaktesisht suksesi yt i madh?

Cfare keni arritur te beni ne Dropull? Eshte apo nuk eshte krahina ku jeni zgjedhur ne menyre te perseritur deputet me e braktisura por edhe me e varferuara e Shqiperise?

Eshte e vertete se je zgjedhur deputet disa here, por gjithnje si kandidat i qeverise ose ne aleance me shtetin. Ne te vetmen rast qe ishe kandidat opozitar, dhe  denoncove aleatet e tu te sotem se të vodhen?

Ata qe te caktuan kandidat ne Bashkine Himare e bene per te vetmen aftesi tende: je diakronikisht percaresi dhe sabotuesi me i madh i Helenizmit te Shqiperise nga te gjithe politikanet e Minoritetit Etnik Grek. Bashkepunetoret e tu te ngushte te vonet duan që ta fshehin, gezimi nuk i le.

Nuk e njeh Himaren dhe duket qartazi nga te thenat e tua ku be fjale per "nje fare" gjuhe dhe se "Himariotet jane ata qe jane". Derisa ta mesosh Himaren, do të të kete mbaruar sherbimi. Nese do ta njihje, do te dije se nje pjese e madhe e qytetareve te Bashkise jane Greke dhe se gjuha e tyre eshte greke.

omonia vangjel tavo

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale