8 Nëntor 2025, 21:05
Nga M.L
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas një sërë lëshimesh nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, tani topi është në fushën e opozitës, e cila duhet të zgjedhë mes dy opsioneve. Sipas tij opsionet janë formimi i një qeverie tranzitore “Kurti 2.5”, që do ta çonte vendin në zgjedhje në dhjetor, ose formimi i një qeverie “Konjufca 1”, që do të funksiononte deri në prill të vitit të ardhshëm.
Në një intervistë për televizionin “Syri Vision”, Kurti theksoi se për Vetëvendosjen është më e favorshme që Glauk Konjufca të votohet si mandatar, në mënyrë që vendi të ketë një qeveri funksionale për miratimin e buxhetit, Planit të Rritjes dhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare, përpara se të shkohet në zgjedhje.
“Meqë nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë propozimin pa vonesë që Glauk Konjufca të jetë mandatar. Me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit. Opozita e ka në dorë ta zgjedhë rrugën e mëtutjeshme – ose ‘Kurti 2.5’ drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ drejt zgjedhjeve në prill. Cilado prej tyre për ne është e pranueshme, por duhet të bashkëpunojmë e të ecim përpara.
Së pari u zëvendësua Albulena Haxhiu me Dimal Bashën, tani unë me Glauk Konjufcën. Vetë ne kemi lëvizur, ndërsa nga opozita po shohim një fiksim dhe refuzim që nuk është as logjik e as racional.
Gjakova është njëra prej 12 komunave ku jemi balotazh. Presim të fitojmë në të gjitha komunat. Diku janë gjasat më të mira se diku tjetër, por angazhimi nuk mungon. Aty ku jemi ca më larg, jemi duke punuar shumë më shumë në mënyrë që mbi 50% të jetë rezultati në të gjitha komunat kur numërohen votat”, ka deklaruar Kurti.
albin kurti qeveria e re e kosoves
Politike
8 Nëntor 2025, 20:54
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përuruar sot “Skifteri”-n, dronin e parë të prodh...
Politike
8 Nëntor 2025, 19:44
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për të...
Politike
8 Nëntor 2025, 19:19
M.L
Monika Kryemadhi, foto nga palestra
TIRANA- Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përgatitur të tregojë një tjet&e...
Politike
8 Nëntor 2025, 19:12
M.L
Monika Kryemadhi, foto nga emisioni
TIRANA- Ish-kryetarja e PL, Monika Kryemadhi, rrëfeu një episod nga një vizitë zyrtare në...
Politike
8 Nëntor 2025, 19:07
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi sot situatën aktuale të opozitës dhe dha nj&eum...
Politike
8 Nëntor 2025, 18:56
M.L
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën politike në vend dhe mundësinë e daljes nga b...
Politike
8 Nëntor 2025, 18:45
M.L
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se nuk do të takohet kurrë me Ilir Metën në r...
Politike
8 Nëntor 2025, 18:41
M.L
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, ka komentuar situatën brenda ish-par...
Politike
8 Nëntor 2025, 18:30
M.L
Monika Kryemadhi
TIRANA- Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ndarë sot disa detaje nga jeta e saj personale. E ftuar në emisio...
Politike
8 Nëntor 2025, 16:25
M.L
Foto ilustruese
VLORË- KZAZ nr. 84 e Bashkisë së Vlorës ka nisur sot procesin e shpërndarjes së bazës materiale zgjedhor...