14 Korrik 2023, 21:13
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Ramës, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Rama ka foliur si i tmerruar nga paniku. Sipas Berishës Rama pranoi në heshtje se qëndron prapa aktit të turpit dhe arratisjes së Ahmetajt.
Postimi i plotë:
Edi Rama foli i tmerruar! Ai i tmerruar dhe në panik nuk shqipëroi as edhe një herë fjalën ‘djegësa’ dhe ‘arratisje’ në fjalimin e tij. Të dashur miq, Edi Rama pranon me heshtje se qëndron prapa aktit të turpit historik, arratisjes së shekullit së Arben Ahmetaj. Një fjalim të mbushur me mashtrime coprolali për opozitën dhe hipokrizi demagogji për rilindasit e tij hajdutë, me një zë që i dridhej dhe mekej në thellësi, Edi Rama mbajti para shqiptarëve me një fjalim në të cilin përdori çdo fjalë ordineri, përdori çdo ‘unë’ mburraveci frikacak, por nuk guxoi të shqipërojë asnjëherë të vetme arratisjen e zëvendësit të tij Arben Ahmetaj, arratisjen e shekullit, ngjarjen më të turpshme në historinë e shtetit shqiptar, talljen më të madhe me ligjin dhe drejtësinë e një vendi, e cila në vehte përbën dhe krimin më madhor të zëvendësit rilindas hajdut të qeverisë Rama. Edi Rama në fjalën e tij shau me gjuhë ordineri opozitën e cila zbërtheu para shqiptarëve aferën e tmerrshme të djegsave, si ndërmarrje private të tij. Por ai nuk tha një fjalë të vetme për arratisjen e Arben Ahmetaj nga Shqipëria sepse ai është urdhër-dhënësi i arratisë. Ai nuk përmendi dhe nuk dënoi arratinë e Arben Ahmetaj dhe si një apel për anëtarët e e tjerë të organizatës së tij kriminale, por edhe shteg për veten e tij. Në rast se i kërkon drejtësia duhet ndjekur shembullin e Ahmetaj. Por në fjalën e tij drejtuar rilindasve hajdutë, Edi Rama nuk shqipëroi as dhe një herë të vetme fjalën incenerator apo djegësa sepse për çdo shqiptar është bërë përfundimisht e qartë se megafera e shekullit prej 720 milion eurove, nga e cila Rama dhe qeveria e tij dolën lakuriq si organizatë kriminale e mirëfilltë dhe u qartësua si në dritën e diellit se Zoto dhe Mërtiri nuk janë gjë tjetër veçse të punësuar në ndërmarrjen private të djegsave të Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Velisë. Rama i tmerruar nuk guxoi të shqipërojë një fjalë për djegesat sepse e dinë se ne rast se flakët e tyre përcëlluan Arben Ahmetaj, do të shkrumbojnë dhe kthejnë në hi karrierën e tij politike.
sali berisha edi rama
Politike
14 Korrik 2023, 20:43
k.m.
Kreshnik Bekteshi
Maqedonia e Veriut së shpejti do të hapë tenderin për ndërtimin e një interkonjeksioni me Greqinë n&eu...
Politike
14 Korrik 2023, 19:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për kërkesën për arrestim të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj...
Politike
14 Korrik 2023, 18:49
k.m
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa foli për kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn, u ka dhën&eu...
Politike
14 Korrik 2023, 18:47
k.m
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për Arben Ahmetajn, nuk ka ngurruar që të merret dhe me opozitën. Në n...
Politike
14 Korrik 2023, 18:46
k.m
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai bashkëpunëtorët në qeveri nuk i zgjedh për të mos i l&eum...
Politike
14 Korrik 2023, 18:42
k.m
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë duart ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke deklaruar se me të do të merret ...
Politike
14 Korrik 2023, 18:38
k.m
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk pajtohet dot me askënd që abuzon me besimin e qytetarëve për t&eum...
Politike
14 Korrik 2023, 18:32
k.m
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen në lidhje me kërkesën për arrestim të ish-zv/kryeministrit Arbe...
Politike
14 Korrik 2023, 17:54
k.m.
Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi edhe një herë projektin e Lulzim Bashës për pastrimin...
Politike
14 Korrik 2023, 17:30
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Dje, "Balkan Investigative Reporting Network" publikoi një artikull ku pretendohej se kryebashkiaku i Tiranës, Erion V...