LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Evazioni fiskal/ Kryemadhi: Truri është Rama. Ibrahimaj: Asgjë e re. Administratori: S’keni prova

• Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar me denoncimet për evazionin fiskal. Ajo tha se 24 kompani kanë bërë evazion fiskal në shifrën 189 milionë dollarë. Kryemadhi foli për afro 120 mijë fatura të evazionit fiskal. Ajo konsideron si “trurin” e skemës kryeministrin Edi Rama. I përfshirë sipas saj është edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. • Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha në një konferencë për mediat se asgjë nga faktet e nxjerra nuk është e re pasi janë zbuluar dhe kallëzuar nga vetë administrata Tatimore. Ajo shtoi se nga viti 2018 janë 34 subjekte të cilat janë referuar nga hetimi tatimor. • Sipas Ibrahimajt janë 20 subjekte fiktive janë dënuar e 24 individë, të cilët janë përgjegjës për krijimin e këtyre skemave të mashtrimit që nga viti 2018. Sa i përket çështjes së inceneratorëve, ministrja tha se nënkontraktorë dhe kompani të lidhura me inceneratorët, janë në proces hetimi, por që deri më tani nuk ka asnjë vendim të prerë nga gjykata. • Ibrahimajt iu përgjigj sërish kryemadhi. Ajo kërkoi që të kontrollohen magazinat e këtyre kompanive pasi kjo është detyre e Tatimeve. Kryemadhi tha se këto kompani kanë faturuar direkt e inceneratorin e Fierit, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. • Daniel Vermeulen, një shtetas holandez që prej më shumë se 3 muajsh drejton shoqërinë koncesionare Integrated Energy B.V. SPV Energy thotë se Kryemadhi s’ka fakte dhe se SPAK s'ka shkuar të ushtrojë kontrolle në zyrën e tij.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VD-Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi i përgjigjet ministres Ibrahimaj: Keni bërë kontrolle?

Evazioni fiskal/ Kryemadhi: Truri është Rama. Ibrahimaj: Asgjë e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i përgjigjet ministres së Ekonimisë dhe Financave Delina Ibrahimaj. Në një konferencë për shtyp, Kryemadhi i listoi disa pyetje ministres duke e akuzuar se ministrja e dinte që kompanitë ishin fiktive, por sërish nuk ka kryer asnjë verifikim. Po ashtu, Kryemadhi shton se Delinda Ibrahimaj, sot pranoi se 34 kompani kanë kryer evazion fiskal, dhe se ndaj tyre nuk është marrë masë për bllokimin e llogarive. Kryemadhi i ka drejtuar disa pyetje Ibrahimajt nëse ajo apo Tatimet kanë ushtruar ndonjëherë kontroll në magazinat e këtyre kompanive, të cilat nuk kanë as mall dhe as persona të punuar.

"I bëj një pyetje ministres së Financave, a i keni kontrolluar magazinat e këtyre kompanive se kjo është detyre e Tatimeve?! Kontrolli tatimor ndaj biznesit të ndershëm shkon vazhdimisht për kontrolle fizike, e ka ushtruar të këto kompani kontrolle? A e dini qe këto kompani kanë faturuar direkt e inceneratorin e Fierit e çfarë veprimesh keni bërë pasi këto pagesa janë bërë deri në 2020? Pra i keni kontaktuar por qeveria ka vijuar të paguajë dhe këto kompani fiktive deri në 2020 për inceneratorin e Fierit,"-tha Kryemadhi. 

Deklarata e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi

Përshëndetje të nderuar qytetarë! Sapo dëgjova deklaratën e ministres së Financave e cila pranoi haptaz që ekziston evazioni fiskal i këtyre kompanive. Më vjen mirë që ka një reagim pas kaq kohësh. Por jam e bindur që në të gjithë në deklaratën e saj ka shumë luhatje.

I kërkoj ministres së Financave që të bëjë transparente, çfarë investimi është bërë në inceneratorin e Tiranës deri më sot. Kërkoj vetëm transparencë nga qeveria shqiptare. Ajo çka unë kërkoj, kushti i investimit të 128 milionë eurove nga koncesionari i inceneratorit të Tiranës, me të vetmin kusht shërbimin që do t’i ofronte bashkia e Tiranës duke depozituar mbetjet me 29 euro toni. Nuk është i realizuar, në qoftë se nuk është i realizuar a mund të na thotë Ministria e Financave sa ka paguar deri tani dhe këto 40.7 milionë euro sipas Open Data që janë paguar nga buxheti i shtetit për çfarë kanë shërbyer dhe çfarë investimi është bërë në inceneratorin e Tiranës. Kjo është detyrë kryesore e Ministrisë së Financave për të shpjeguar se çfarë bëhet me paratë e buxhetit të shtetit.

Unë e di mirë dhe nuk kam nevojë të ma konfirmojë ministrja e Financave që kompanitë që unë kam denoncuar janë kompani fiktive janë kompani fallco të cilat nuk kanë mjete punë, nuk kanë mallra në magazinë dhe nuk kanë njerëz të punësuar. Kemi kontrolluar në bazë të dokumentacionit që ne kemi, këto kanë kompani kanë shërbyer për të bërë të gjithë evazionin fiskal të inceneratorëve, pra të Klodian Zotos dhe shumë kompanive të tjera. Megjithatë, unë do t’i përsëri një pyetje ministres së Financave. A i keni kontrolluar magazinat e këtyre kompanive sepse kjo është detyrë e Drejtorisë së Tatimeve. Mjafton të pyesësh sot bizneset e ndershme shqiptare të cilët në dyert e bizneseve të tyre kanë çdo javë hetimin tatimor që i kontrollon magazinat e tyre që nga uji, kripa, sheqeri, vaji, metër kub që kanë me cimento me të gjitha. Po ndërkohë në këto kompani hetimi tatimor në kaq vite nuk ka zbarkuar asnjëherë. Se po të kishte zbarkuar do të kishim një vendim të Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Tatimeve për t’i denoncuar në prokurori. A e dini që këto kompani kanë faturuar direkte në inceneratorin e Fierit zonja ministre? Dhe çfarë veprimesh keni ndërmarrë ju kur pagesat janë bërë deri në vitin 2020. Pra, ju i keni konstatuar këto kompani që kanë qenë fiktive dhe fallco në 2018, por buxheti i shtetit, ministria e Financave, qeveria juaj ka vazhduar të paguajë në këto kompani fiktive deri në vitin 2020 për inceneratorin e Fierit. A e dini ju zonja ministre qe Klodian Zoto ka qenë nënkontraktor i të tre inceneratorëve dhe në këto kompani ka kryer evazionin fiskal në vlerën 25 milionë dollarë?

Këto para që janë bërë evazion fiskal nga Klodian Zoto, ministria e Financave dhe Ministrja e Financave ka pasur dijeni që janë kompani fiktive dhe fallco dhe kryenin evazion fiskal. Kujt ja kanë dhënë këto fatura fiktive? Ose më saktë, cilat kompani kanë bërë blerje fiktive dhe shitje fiktive? Kjo është çështja që duhet të sqarojë ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve. Ministrja e di mirë që përfituesit kryesorë të këtyre faturave janë kompanitë e inceneratorëve, janë kompanitë e koncesioneve dhe janë kompanitë që kanë fituar punët publike me shuma marramendese që fitohen me vlera 99.99% të vlerës së tenderit dhe janë para që çdo ditë dhe më shumë që bien mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. Ky është një tjetër krim që vazhdon të investohet nga qeveria shqiptare. Ndjej vërtetë dhembshuri për ministren kur thotë që unë nuk mund të hetoj dot këtë sepse kjo është çështje e SPAK-ut. Tashmë po shikoj që qeveria e zotit Rama po bën fajtor SPAK-un për moshetimin e inceneratorit të Tiranës. Pra ministrja e Financave akuzon drejtëpërsëdrejti prokurorin dhe Prokurorinë e Posaçme të cilët akoma vazhdojnë pas një viti e gjysmë në hetim paraprak për inceneratorin e Tiranës. Por unë do t’i bëja thirrje ministres së Financave që të mos vazhdojë të paguajë këtë kontratë korruptive. Nëse ka vullnet pozitiv nga qeveria shqiptare për të dënuar këtë skemë korruptive të inceneratorëve të çojë në gjykatë pezullimin e kontratës me inceneratorin e Tiranës për të vetmen arsye, për të vetmen arsye sepse po të verifikojë që investimi prej 128 milionë eurosh nuk është bërë në landfillin e Sharrës apo inceneratorin e Tiranës është shumë e thjeshtë të paktën për të kursyer të paktën 80 mijë dollarë në ditë qytetarëve shqiptarë. Le të shërbejnë këto para, për uljen e çmimit të naftës, le të shërbejnë këto para për ilaçet e qytetarëve shqiptarë, le të shërbejnë këto para për shëndetësinë, le të shërbejnë këto para për arsimin, le të shërbejnë këto para për të pasur bizneset mundësinë për të ecur përpara. Prandaj zonja ministre kontrollojeni dhe një herë deklaratën tuaj, sepse deklarata juaj është në panik dhe në frikë por në këtë rast jeni në kundërshtim me veten tuaj, me vendimet e qeverisë së kryeministrit tuaj por mbi të gjitha jeni ballë për ballë duke akuzuar sot nga goja e ministres së Financave, Prokurorinë e Posaçme e cila është ajo që nuk vepron për ndalimin e kontratës së koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Pres të di kush është fajtori, SPAK-u që nuk heton dhe nuk pezullon kontratën apo qeveria shqiptare që merr paratë nga buxheti i shtetit dhe ja paguan këtyre kompanive fallco të cilat kanë që në 2018 janë në dijeni të ministrisë së financave dhe të Drejtorisë së Tatimeve.

Sot, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj doli në një konferencë për shtyp e tha se deklaratat e Monika Kryemadhit për inceneratorët nuk kanë asnjë të re dhe vijnë pikërisht në prag të protestës. Ajo tha se asgjë nga faktet e dala, të denoncuara nga LSI, nuk është e re dhe se administrata tatimore i ka referuar ato më herët në Prokurori.

1 VITE ME PARE

VD-Denoncimi i Kryemadhit: Nuk ka asnjë njoftim nga institucionet ligjzbatuese për kompanitë në fjalë

Evazioni fiskal/ Kryemadhi: Truri është Rama. Ibrahimaj: Asgjë e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj iu përgjigj kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila denoncon prej ditësh evazion fiskal përmes 24 kompanive. Në një konferencë për shtyp, Ibrahimaj thotë se nuk ka asnjë vendim të prerë gjykatë për çështje në fjalë. Ajo tha edhe se dosja e inceneratorëve është nën hetim. 

"Përsa i përket bashkisë Tiranë, punimet civile janë përfunduar rreth më pak se 1% e vlerës së investimit, është me operim. Dua të nënvizoj edhe njëherë se këto subjekte janë nën hetim dhe përsa kohë nuk ka një vendim gjykate për këto subjekte, institucionet shtetërore nuk marrin dot masa. Janë të parashikuara në kontrata dhe do të vijojmë të veprojmë njësoj. Nuk kemi asnjë njoftim nga asnjë lloj insitucioni në lidhje me këto institucione, do të vijojmë po njësoj,"- tha Ibrahimaj. 

Kryemadhi ka deklaruar se 24 kompani kanë bërë evazion fiskal në shifrën 189 milionë dollarë. Kryemadhi foli për afro 120 mijë fatura të evazionit fiskal. Ajo konsideron si “trurin” e skemës kryeministrin Edi Rama. I përfshirë sipas saj është edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. 

1 VITE ME PARE

VD-Evazioni fiskal me inceneratorët, Ibrahimaj: Asgjë e fakteve nuk është e re, zhurmë në vigjilje të protestës

Evazioni fiskal/ Kryemadhi: Truri është Rama. Ibrahimaj: Asgjë e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar lidhje me deklaratat e LSI-së per abuzimet me inceneratorët. Ajo tha se kjo është lojë politike që po kryhet në vigjilje të protestës. 

Po ashtu, ajo deklaroi se asgjë nga faktet e nxjerra ditët e fundit nuk është e re pasi lidhen me procese të kryera vite më pare nga Administrata Tatimore. Ibrahimaj tha se në vitin 2918, në muajin dhjetor Adminisatrata Tatimore ka referuar pranë Prokurorisë një skemë mashtrimi që lidhej me pastrim parash. Ajo tregoi se janë referuar 20 subjekte për të cilat bashke me to 24 individë pergjegjës për krijimin e këtyre skemave të mashtrimit.

'Zhurma e madhe e diteve te fundit e krijuar ne kuader te nje lufte, ne vigjilje te nje proteste te lajmeruar, e cila nxit zhvillimin e nje revolucioni imagjinar. Asgje nga faktet e nxjerra ditet e fundit nuk eshte e re. Te gjitha faktet lidhen me procese te kryera vite me pare nga Administrata Tatimore. Ne dhjetor 2018 Adminisatrata Tatimore ka referuar prane Prokurorise nje skeme mashtrimi qe lidhej me pastrim parash, jane referuar 20 subjekte per te cilat bashke me to 24 individe pergjegjes per krijimin e ketyre skemave te mashtrimit.

Kjo ka nisur nga një punë disa mujore e Hetimit Tatimor, ku janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve. Konkretisht, janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së. Këto subjekte blinin e shisnin me kompani të krijuara, dhe kompanite qe i shisnin ketyre subjekteve perfitonin djuke shkarkuar inventaret e tyre prane subjekteve bashke me TVSH nderkohe qe subjektet fiktive i shisnin kompanive blerese produkte në varësi të fushës së veprimit me qëllim fryrjen e shpenzimeve e mos pagesën e TVSH.

Keto nuk jane dukuri te reja e nuk jane dukuri shqiptare, por te perhapura ne gjithe vendet e botes e ne Shqiperi kane filluar te shumohen pas vitit 2012. Nga ai vit janë 34 subjekte që janë referuar nga hetimi tatimor pranë prokurorisë ku kane qenë të përfshira 141 subjekte, pra 34 procedura që janë referuar pranë Prokurorisë. Pjesë të këtyre kanë përfunduar me një vendim gjykate per zbatim ku ne disa raste ka pasur dhe te denuar, pjese e tyre jane ende ne hetim dhe vijojne procedurat”, tha ministrja e Financave.

1 VITE ME PARE

Administratori holandez i incineratorit të Tiranës: Kryemadhi s’ka fakte, s'ka ardhur SPAK

Evazioni fiskal/ Kryemadhi: Truri është Rama. Ibrahimaj: Asgjë e
Daniel Vermeulen

TIRANË- Ky është Daniel Vermeulen. Një shtetas holandez që prej më shumë se 3 muajsh drejton shoqërinë koncesionare Integrated Energy B.V. SPV Energy e cila vijon të marrë pagesa nga buxheti i shtetit për koncesionin e incineratorit të Tiranës. Ardhja e tij në detyrën e administratorit të kompanisë përkon me kohën kur sapo përfundoi Komisioni Hetimor dhe SPAK lëshoi një sërë urdhër arrestesh për disa punonjës dhe zyrtarë, mes të cilëve edhe ish-administratoren Ariola Kodra.

Përgjigjia për akuzat e  bëra publike nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për 24 kompani që në bashkëpunim me incineratorin e Tiranës kanë prerë fatura fiktive është shumë e shkurtër.

Mirë, kam dëgjuar për herë të parë akuzat që u bënë nga znj.Kryemadhi, dhe jam i surprizuar për to, nuk jam familjar me to në fakt, mendoj se ska fakte pas tyre. Jam i surprizuar prej tyre. Për kompanitë nuk kam informacion, duhet të pyesni znj.Kryemadhi meqenëse është ajo që i përmendi.

Në këtë linjë ishte edhe reagimi I kompanisë, e cila mohoi që të kishte shkëmbim tregtar me kompanitë e përmendura nga zonja Kryemadhi. Zotin Vermeulen e pyesim nëse ka dijeni për dy të moshuarit Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çani, të cilët figurojnë me kompani 30 milionë euro sipas një skeme të lidhur  me inceneratorin e Tiranës?

Po flisni për ata dy të moshuarit? Po, e kuptoj. Nuk kam dëgjuar asnjëherë për ta dhe nuk kanë në fakt asnjë lidhje me kompaninë tonë.

Na thotë se nga drejtësia nuk i janë kërkuar shpjegime dhe se që prej marrjes së detyrës në zyrë nuk i ka shkuar asnjë prokuror i SPAK.

Di që kanë ardhur zyrtarë të SPAK këtu përpara se unë të merrja detyrën e administratorit, tani jo, nuk ka patur vizita nga ta.

Por si i përgjigjet ai akuzave se inceneratori i Tiranës nuk ekziston pavarësisht se kompania Integrated Energy B.V. SPV Energy vijon të marrë pagesa nga buxheti i shtetit në një shumë që I ka kaluar të 35 milionë dollarët?

Dëgjo, menaxhimi i trajtimit të mbetjeve në Tiranë është shumë komplekse. Nuk ka të bëjë vetëm me incenerimin e tyre, ne kemi shumë projekte në fakt, jo vetëm kjo. Prandaj edhe ato projekte janë të skeduluara dhe do të kryhen sipas afateve në kontrata. Pagesat që marrim nga shteti përdoren për shërbimet, pra për menaxhimin e impiantit. Kurse për projektet jo, për to ka dhe duhet të ketë fond nga privati.

Sipas Kontrollit të lartë të Shtetit Ministria e Financave dha dakordësinë e saj për këtë projekt edhe pse nuk kishte një studim fizibiliteti dhe në kohën kur është miratuar kontrata, qeveria nuk i kishte paratë. Përveç faktit se Ministria e Mjedisit dha miratimin për këtë projekt pa u marrë një vendim nga këshilli bashkia por vetëm me një konfirmim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përtej debatit publik në impiantin e Sharrës puna vijon normalisht, ku me dhjetëra mjete të tonazhit të rëndë të cilat hyjnë dhe dalin çdo minutë për të sjellë mbetje dhe inerte.

Marrë nga MCNTV

1 VITE ME PARE

Evazion fiskal përmes të moshuarve, deputeti i PS: Ka edhe në Fier, taktikë e të korruptuarve

Evazioni fiskal/ Kryemadhi: Truri është Rama. Ibrahimaj: Asgjë e
Petro Koçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka kërkuar që të Prokuroria e Posaçme Kundër Korrpsionit dhe Krmit të Organizuar (SPAK) të kthejë sytë nga Fieri për të hetuar për evasion fiscal. Referuar skemës së përdorur nga 24 kompanitë e denoncuara nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Koçi shkruan se edhe në qytetin ku ai ka dalë deputet mund të jenë përdorur të moshuar për të fshehur pasurinë. Ai shton më tej se institucionet dhe gazetaria investigative duhet t’i hyjnë me ‘qilizëm’ kësaj historie, pasi është taktikë që mund të jetë përdorur nga shumë të korruptuar.

Postimi i Petro Koçit në Facebook:

Po dëgjoj këtë historinë e përdorimit të të moshuarve 90-vjeçarë në aferat e evazionit fiskal të inceneratorëve. Nuk di sa i vërtetë është ky rast. Por jam i sigurtë që këtë taktikë mund ta kenë përdorur gjerësisht shumë pehlivanë të korruptuar. Prandaj institucionet dhe gazetaria investigative duhet t’i hyjnë me qilizëm kësaj historie. Dhe ne Fier thuhet që ka biznese të korruptuarish që paratë e fituara në detyra shtetërore, investohen nëpërmjet të afërmish nganjëherë në moshë pleqërie.

Kryemadhi ka denoncuar kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Bëhet fjalë për 24 kompani të cilat sipas Kryemadhit kanë kryer miliona euro evazion fiscal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi. Ky denoncim ka sjellë edhe reagime nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

monika kryemadhi afera e inceneratoreve delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?