20 Maj 2022, 21:09
Nga DOSJA
Ibsen Elezi
TIRANË- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Ibsen Elezi ka kërkuar shtyrjen e datës për mbajtjen e zgjedhjeve. Gjatë një deklarate për mediat, Elezi ka bërë me dije se zgjedhjet duhet të shtyheshin me 14 ditë, pasi kjo e tanishmja është kohë e pamjaftueshme. Ai theksoi se procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me Statutin e PD-së.
"I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD.
Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statuore. Për sa më sipër, duke qenë se Komisioni i Rithemelimit ka premtuar disa herë demokratizimin dhe garën e drejtë kërkoj riparimin e listave të anëtarësisë para se të vazhdojë të kryhet ky proces zgjedhor, dhe shtyrjen e procesit zgjedhor deri në plotësimin e këtyre kërkesave minimale statutore," tha Elezi.
(I.A/dosja.al)
Politike
20 Maj 2022, 20:54
Edi Rama dhe Jens Stotlenberg
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm NATO-s Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryem...
Politike
20 Maj 2022, 20:56
Demokrati
Këta janë ata që i zgjodhëm ne dhe me këta si do vejë puna? Dhe ky Alibeaj që paska qenë i etur p&e...
Politike
20 Maj 2022, 20:18
Sali Berisha
VLORË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Ballkani i Hapur po shkatërron bujqësinë e vendit. Gjatë nj&eum...
Politike
20 Maj 2022, 20:12
Sali Berisha
VLORË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Rama ka shpenzuar 2 miliardë euro për rrasa guri. Gjatë një taki...
Politike
20 Maj 2022, 20:10
Sali Berisha
TIRANË- Bordi i vendosjes së çmimeve sipas ish-kryeministrit Sali Berisha komandohet nga oligarkët. Në një tak...
Politike
20 Maj 2022, 20:07
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se rrënimi i vendit ka ardhur në dy mandatet e Partisë Socialiste. Në ...
Politike
20 Maj 2022, 20:05
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron një show e karnaval negociimin e Presidentit të ri mes deputetit të Par...
Politike
20 Maj 2022, 18:27
TIRANË- Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë ka bërë hapa pas! Dakortësia e arritur mes ...
Politike
20 Maj 2022, 17:21
Taulant Balla
TIRANË- Dita më e rëndësishme për Taulant Ballën është dita kur ish-kryeministri Sali Berisha ë...
Politike
20 Maj 2022, 17:17
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk ka pranuar të komentojë asnjë nga k...