LIVE UPDATES
Politike

"Ecuria pozitive vijon dhe në 2024", Mete: Ekonomia ka pasur performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023, përmirësim ka shënuar edhe skema e pensioneve

Gjatë fjalës së tij ministri deklaroi se ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023. Mete shtoi se ecuria pozitive po vijon edhe gjatë 2024. Ai më tej shtoi se pozicioni i jashtëm i ekonomisë ka njohur gjithashtu një përmirësim të ndjeshëm. Sipas tij për periudhën 9-mujore të vitit 2023, ekonomia e vendit ka regjistruar për herë të parë një suficit të llogarisë korente.

21 Mars 2024, 11:49 Nga N.F
"Ecuria pozitive vijon dhe në 2024", Mete: Ekonomia ka pasur
Ministri i Financave

TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ka qenë i pranishëm ditën e sotmë në seancës plenare ku është rikthyer Kuvendi në normalitet. Gjatë kësaj seance Mete ka mbajtur fjalën e tij ku ka folur në lidhje me Aktin Normativ të Buxhetit për 2024.

Gjatë fjalës së tij ministri deklaroi se ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023. Mete shtoi se ecuria pozitive po vijon edhe gjatë 2024. Ai më tej shtoi se pozicioni i jashtëm i ekonomisë ka njohur gjithashtu një përmirësim të ndjeshëm. Sipas tij për periudhën 9-mujore të vitit 2023, ekonomia e vendit ka regjistruar për herë të parë një suficit të llogarisë korente.

Më tej Mete shtoi se përmirësim të ndjeshëm ka shënuar edhe skema e pensioneve ku tha se të ardhurat kontributive arritën 134 miliardë lekë në vitin 2023, ose sa dyfishi i nivelit nga fillimi i reformës së vitit 2015. Gjithashtu gjatë fjalës së tij ministri shtoi se bazuar në këto zhvillime, me Aktin Normativ të prezantuar sot, janë rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, duke arritur në 28.2% e PBB-së, që përbën nivelin më të lartë historik të synuar.


Fjala e plotë:

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë, Akti normativ për ndryshime në Buxhetin e vitit 2024, i cili paraqitet sot për shqyrtim dhe miratim, reflekton ndryshimet e nevojshme në buxhet në kuadër të riorganizimit të ministrive sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë. Gjithashtu, ky akt normativ realizon disa ndryshime sa i përket të ardhurave dhe shpenzimeve, për të reflektuar rritje të të ardhurave dhe optimizim të shpenzimeve, duke ulur në të njëjtën kohë deficitin buxhetor.

Siç e kemi theksuar edhe më herët, ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023, ku rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme. Kjo ecuri e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024.

Ndjesia ekonomike, perceptimi i biznesit dhe konsumatorit, ka arritur nivele të larta historike. Gjithashtu, tregues të tjerë të konsumit dhe investimeve sugjerojnë rritje të përshpejtuar. Gjatë vitit 2023, rishikuam në rritje projeksionet për rritjen reale të vitit 2023 në 3.5% nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar, konfirmuar kjo edhe nga Banka Botërore dhe FMN, të cilët po ashtu rishikuan në rritje parashikimet e tyre për ekonominë gjatë vitit 2023.

Ecuria e mirë e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës. Punësimi shënoi rritje, ndërsa shkalla e papunësisë në fund të vitit 2023 zbriti në 10.7%, një nga normat më të ulëta historike. Inflacioni, i kthyer vitet e fundit në një nga çështjet kryesore makroekonomike që me fillimin e luftës në Ukrainë, për ekonominë tonë ka rezultuar ndjeshëm më i ulët sesa në vendet e rajonit apo mesatarja e Bashkimit Evropian dhe aktualisht, në muajin shkurt, inflacioni zbriti në 2.6%, duke u rikthyer brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë më shpejt sesa parashikimet.

Pozicioni i jashtëm i ekonomisë ka njohur gjithashtu një përmirësim të ndjeshëm. Për periudhën 9-mujore të vitit 2023, ekonomia e vendit ka regjistruar për herë të parë një suficit të llogarisë korente. Ndërsa priten statistikat vjetore të Bilancit të Pagesave për vitin 2023, pritshmëritë janë për një përmirësim të konsiderueshëm të llogarisë korente, krahasuar me trendet historike.

Ndikim të ndjeshëm në këtë përmirësim ka patur sektori i turizmit, një trend që ka vijuar dhe në muajt e parë të këtij viti, i cili parashikohet të jetë një vit edhe më pozitiv sa i përket turizmit dhe ndikimit të këtij sektori në ekonominë e vendit. Gjithashtu, investimet e huaja direkte kanë vijuar trendin rritës. Në fund të nëntëmujorit 2023, investimet e huaja direkte arritën në 1.1 miliardë Euro, 10.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Konsolidimi fiskal shënoi një tjetër arritje pozitive. Borxhi publik, një tregues kyç i qëndrueshmërisë së financave publike, ra poshtë nivelit 60% të PBB-së, duke arritur në 59.2% në fund të vitit 2023, niveli më i ulët që nga viti 2010. Ky përmirësim, përveçse ul koston e huamarrjes, rrit sigurinë e vendit për përballimin e goditjeve të mundshme në të ardhmen.

Balanca primare në fund të vitit 2023 ishte pozitive, – thënë ndryshe të gjitha shpenzimet buxhetore të vitit 2023, duke mos përfshirë interesat, u përballuan pa huamarrje shtesë, – dhe në të njëjtën kohë deficiti buxhetor u mbajt në nivelin e moderuar të 1.4% të PBB-së. Detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 zbritën në nivelin më të ulët që nga nisja e monitorimeve nga Ministria e Financave në vitin 2016, në afro 1% të totalit të shpenzimeve. Gjithashtu, në fund të vitit 2023 nuk rezulton asnjë detyrim i prapambetur sa i përket rimbursimit të TVSH-së për bizneset.

Përmirësim të ndjeshëm ka shënuar edhe skema e pensioneve. Të ardhurat kontributive arritën 134 miliardë lekë në vitin 2023, ose sa dyfishi i nivelit nga fillimi i reformës së vitit 2015. Kjo rritje ka forcuar qëndrueshmërinë financiare të skemës së pensioneve, duke ulur deficitin dhe për rrjedhojë transfertën e buxhetit të shtetit në drejtim të skemës.

Më konkretisht, deficiti i skemës së pensioneve është ulur në 0.8% të PBB-së në vitin 2023, që rezulton edhe niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, nga 1.93% e PBB-së që ishte në vitin 2015, kur nisi reforma e pensioneve. Në mbyllje të vitit 2023, niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, me një realizim me thuajse 100%, edhe me planin e rishikuar në rritje me aktin normativ të dhjetorit. Kjo performancë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024. Sipas të dhënave për periudhën Janar-Shkurt, të ardhurat totale arritën në rreth 104 miliardë lekë, ose 4.9% mbi planin.

Bazuar në këto zhvillime, me Aktin Normativ të prezantuar sot, janë rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, duke arritur në 28.2% e PBB-së, që përbën nivelin më të lartë historik të synuar. Sa i përket shpenzimeve publike, për vitin 2023, ato arritën afro 675 miliardë lekë, me një realizim 95.6% sipas planit vjetor të ndryshuar me aktin normativ të dhjetorit.

Investimet publike në vitin 2023 u realizuan në rreth 5% të PBB-së, ndërsa në buxhetin e vitit 2024, financimi i investimeve publike parashikohet të arrijë 5.6% e PBB-së, duke mbështetur rritjen e mëtejshme ekonomike, zhvillimin e turizmit, infrastrukturën, si edhe duke nxitur më tej punësimin.

Me ndryshimet e propozuara përmes këtij akti normativ, krahas buxhetimit të ristrukturimit të ministrive, po mbështesim gjithashtu një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë për bizneset e sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor. Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë, financim i cili pritet të jetë me kushte më lehtësuese sesa ato të kredive tregtare.

Gjithashtu, ndryshimet në këtë Akt parashikojnë riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin e disa godinave dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes së qeverisë për këtë sektor.

Buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Brenda muajit të ardhshëm pritet që të finalizohen VKM-të që do të detajojnë këto rritje të pagave, që fillojnë nga 1 korriku i vitit 2024.

Ky buxhet, parashikon rritjen e mëtejshme të pagave për mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë, mësuesit në arsimin parauniversitar, forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qëndrore. Gjithashtu, synojmë të mbështesim rritjen e pagave edhe për punonjësit e pushtetit vendor.

Financohet gjithashtu indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ku përfitojnë 717 mijë pensionistë. Për indeksimin e pensioneve gjatë dy viteve të fundit, buxheti ka alokuar afro 30 miliardë lekë, shifër kjo e konsiderueshme, duke marrë parasysh efektin e përhershëm në vitet në vijim.

Gjithashtu, me konsulencën e Bankës Botërore, po analizojmë komponentët e mbrojtjes sociale për një tjetër qasje reformuese, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetjes për këto kategori, si edhe sigurimit të një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.

Sektorët e Arsimit dhe Shëndetësisë do të vijojnë të financohen në nivelin mbi 3% të PBB-së, duke mbështetur jo vetëm rritjen e pagave për arsimtarët dhe punonjësit shëndetësorë, por edhe përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës arsimore e spitalore, për shërbime më cilësore për qytetarët.

Për sektorin e Mbrojtjes për herë të parë arrihet objektivi madhor i lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të PBB-së. Ky buxhet, siç e theksova, do të financojë rritjen e nivelit të pagave për personelin ushtarak si dhe modernizimin e Forcave të Armatosura në armatime dhe pajisje ushtarake.

Vijon mbështetja për drejtësinë, sektor i mbështetur në mënyrë prioritare që nga ndërmarrja e reformës në drejtësi. Buxheti i vitit 2024 parashikon rreth 26.2 miliardë lekë për këtë sektor ose rreth 94% më shumë se viti 2016, kur nisi implementimi i reformës.

Shpenzimet e pushtetit vendor për vitin 2024 janë parashikuar në masën 71.4 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2024 është në masën 24.3 miliardë lekë, transfertë e cila është dyfishuar, krahasuar me vitin 2015, kur nisi reforma administrativo-territoriale.

Këto shpenzime parashikohet të realizohen duke vijuar në të njëjtën kohë konsolidimin fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik, si edhe duke zbritur më tej, me këtë akt normativ, me 4 miliardë lekë, deficitin buxhetor.

 

ervin meta financa kuvend seanca plenare 21 mars 2024

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër