Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në pjesën e mëposhtme të dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet fakti se kushuriri i Ajola Xoxës, Valmir Xoxa ka përfituar 50.000 lekë për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri.
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Një pjesë e dosjes hetimore, tregon se si njerëzit e afërt me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa kanë përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme.
Në pjesën e mëposhtme të dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet fakti se kushuriri i Ajola Xoxës, Valmir Xoxa ka përfituar 50.000 lekë për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri. Ndërkohë që ky person nuk zotëron asnjë kapacitet teknik apo njerëzor për ofrimin e një shërbimi të tillë.
Pjesë nga Dosja hetimore:
76.4. Nga këqyrja ka rezultuar gjithashtu fakti se më datë 01.10.2022, është nënshkruar një Marrëveshje Shërbimi ndërmjet Organizatës jofitimprurëse "HARABEL", përfaqësuar ligjërisht nga Drejtor Ekzekutiv Driant Zeneli, i ditëlindjes 25.04.1983, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, mbajtës i letërnjoftimit me nr. personal 130425067Q, dhe shtetasit Valmir Xoxa, shtetas shqiptar, i dti 27.08.1980, lindur dhe banues në Tiranë, me i identifikuar me letërnjoftim me nr. Personal 100827125U.
76.4.1. Objekti i marrëveshjes lidhet me zbatimin e projektit me titull "Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri" mbështetur prej Ministrisë së Kulturës. Palët lidhin këtë Kontratë Shërbimi, me qëllim realizimin e aktivitetit artistik. Sipas kësaj kontrate, Valmir Xoxa, merr përsipër të marrë pjesë në projektin "Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri" duke ofruar shërbimin e tij si Grumbullues të dhënash/researcher, në katalogun që do të publikohet informacioni/studimi i kryer, për 2 muaj, specifikisht muajt tetor dhe nëntor 2022, kundrejt çmimit bruto në vlerën 25.000 lekë (njëzetë e pesëmijë lekë) për secilin muaj. Person 1 x 2 muaj x 25.000 lekë 50.000 lekë, shumë që do t'i paguhet në llogarinë bankare: Banka: Banka Credins, Iban: AL45 2121 1009 0000 0000 0016 3571.
76.4.2. Qendra "Harabel" merr përsipër të paguajë Valmir Xoxa, në vlerën totale bruto 50.000 lekë, çmim ky që përfshin tatimin në burim (15%) si dhe të gjitha kostot shtesë për realizimin e këtij transaksioni. Ky fakt është dokumentuar me anë të dokumentit "Lajmërim Debitimi" lëshuar nga Intesa SanPaolo Bank, më datë datë 01.12.2022, me Përfitues: Valmir Xoxa dhe Informacion shtesë: Shërbim grumbullime/dhëna për digj art bashkëkohor në Shqipëri.
76.4.3. Sa më sipër, shtetasi Valmir Xoxa paguhet nga Qendra "Harabel", e cila kontrollohet në fakt nga shtetësja Ajola Xoxa, për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri. Edhe në këtë rast, sipas organit procedues konstatohet ajo çfarë duket se karakterizon mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike, njëherë që ato janë kaluar në llogaritë e OJF-ve të kontrolluara nga shtetësja Ajola Xoxa. Pra, pasi fondet publike arkëtohen ato degëzohen në shuma të copëzuara në shpk ose siç paraqitet rasti konkret, në individë të afërt me shtetasen Ajola Xoxa. Në rastin e shtetasit Valmir Xoxa, përveç se është kushëri i shtetases Ajola Xoxa, ashtu si edhe në raste të tjera të mëparshme, konstatohet se nuk zotëron asnjë kapacitet SHO teknik apo njerëzor për ofrimin e një shërbimi si ai i përshkruar më lart. Vetë shtetësja Ajola Xoxa pohon se ky shtetas punon si dirigjent.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posa&cc...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike në lidhje me Ligjin për Akademin&e...
Bardhi SHBA- Përfaqësues të PD-së kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në Michigan të SHBA. I pranishëm...
rama te bashkia TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më herët në bashkinë e Tiranës, ku ka zhvilluar takim me ...
Osmani dhe Vance PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me zëvendës Presidentin amerikan, JD. ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Tiranës, ndërsa pritet të zhvillojë një taki...
Kurti KOSOVË- David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjev...
Erion veliaj TIRANË- Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e djeshme në zyrën e tij në bashki ka lënë shum&...
erion veliaj TIRANË- Gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar pëlqimet që ka marrë reag...
Sula TIRANË- Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Dashnor Sula gjatë seancës së sotme ka shpërthyer në akuza ndaj kryet...