22 Prill 2025, 14:08
Nga r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklaratë nga selia blu ka denoncuar një rast shkeljeje ligjore që lidhet me një rast pronësie.
Vangjeli thotë se në vitin 2007 familja Sylari në cilësinë e pronarit të truallit ka lidhur një akt marrëveshje me sipërmarrësin Ergest Krakulli, për ndërtimin e një objekti në të cilin pronarët e truallit do të përfitonin ambjente banimi në total 810 m2 në pasurinë nr.18/199, zona kadastrale 8571, lagjia Kongresi, qyteti Lushnjë. Ajo shton se në shkelje të kësaj akt marrëveshjeje, pronarëve të truallit ju mohua e drejta e pronësisë për sipërfaqen prej 67.1 m2.
Vangjeli thotë se shteti, përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe organeve të tjera, nuk ka ekzekutuar një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Vlorës, duke mohuar kështu të drejtën e pronarëve. Ndërsa pyet se pse ndodh kjo, zëdhënësja e PD-së një mundësi është se sipërmarrësi Ergest Krakulli është mbështetur nga Taulant Balla dhe ka mbajtur statusin e kreut të PS në Lushnjë.
Partia Demokratike iu bën thirrje organeve respektive të njohin pronësinë e mohuar për pronarët legjitimë. Ajo shton se "rropatjet" e shqiptarëve do marrin fund në 11 maj me votën për koalicionin "PD-ASHM".
DEKLARATA E PLOTË:
Në vitin 2007 familja Sylari në cilësinë e pronarit të truallit ka lidhur akt marrëveshjen me sipërmarrësin Ergest Krakulli etj, për ndërtimin e një objekti në të cilin pronarët e truallit do të përfitonin ambjente banimi në total 810 m2 në pasurinë nr.18/199, zona kadastrale 8571, lagjia Kongresi, qyteti Lushnjë. Në shkelje të kësaj akt marrëveshjeje, pronarëve të truallit ju mohua e drejta e pronësisë për sipërfaqen prej 67.1 m2.
Për këtë ata paditën në gjykatë sipërmarrësin dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me anë të vendimit nr.362 datë 5 Qershor 2017 vendosi pranimin plotësisht të kërkesë padisë dhe detyrimin e sipërmarrësit Ergest Krakulli etj të dorëzojnë sip 67.1 m2 te paditësit.
Gjykata e Apelit Vlorë i ka dhënë formë të prerë këtij gjykimi duke lënë në fuqi këtë të drejtë të paditësve më anë të vendimit të saj nr.251 datë 26 Tetor 2022.
Megjithatë se gjykata ka gjetur si të paligjshme veprimet e sipërmarrësit duke mohuar sipërfaqen 67.1 m2 që i takon pronarëve të truallit sipas akt marrëveshjes, këta të fundit dëshmuan se nuk kanë mundur të ekzekutojnë vendimin për të njohur pronësinë edhe për këta metra katrorë të mohuara.
Për këtë padrejtësi janë me dije organet shtetërore konkretisht Agjencia Shtetërore e Kadastrës, zyra Qendrore e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Po çfarë e detyron shtetin shqiptar t’u mohojë pronësinë që u takon qytetarëve kur për këtë disponojnë edhe vendim gjyqësor të formës së prerë?
Pse shteti vetë shkel ligjin me të dyja këmbët? A ndodh kjo në rastin konkret duke qenë se sipërmarrësi Ergest Krakulli është mbështetur nga Taulant Balla dhe ka mbajtur statusin e kreut të PS në Lushnjë?
Partia Demokratike dënon me forcë këtë padrejtësi dhe apelon organet respektive të njohin pronësinë e mohuar për pronarët legjitimë të cilët rropaten gjykatave me vite të tëra për të vërtetuar të drejtën e tyre e si përfundim vetë shteti ja mohon këtë të drejtë. Sigurojmë shqiptarët se këto marrin fund në 12 Maj. Bashkë t’u rikthejmë Shqipërinë shqiptarëve …
genta vangjeli pd
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
22 Prill 2025, 14:03
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer ka vendosur të kopjojë homologen e tij italiane, Giorgia Melonin sa i përket...
Politike
22 Prill 2025, 13:54
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike në lidhje me punën e saj për të ...
Politike
22 Prill 2025, 13:39
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryestrategu i fushatës së ti...
Politike
22 Prill 2025, 13:36
r.ll
konferenca
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar në konferencën e sotme për mediat deklaratën që kryeminis...
Politike
22 Prill 2025, 13:29
I.A
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kundërshtuar sërish përgjigjet e ekspertëve të akt-eksper...
Politike
22 Prill 2025, 13:26
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zvhilluar sot një konferencë për mediat në Tiranë. Gjatë fjalimi...
Politike
22 Prill 2025, 13:05
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për media ka folur n&eu...
Politike
22 Prill 2025, 13:02
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për mediat ku ka komentuar deklaratën e kryeminist...
Politike
22 Prill 2025, 12:43
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot se siguria ushqimore duhet të trajtohet si çështje qendrore e sigu...
Politike
22 Prill 2025, 12:25
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se do të bëhet gjithçka për rivendosjen e si...