LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Miratohet pr.ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor! Korreshi: Konsultohuni me çunat e Londrës, Manastirliu: Do kontrollohet nga shteti

•Sot u miratua në parim me votat e mazhorancës projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, ndërsa opozita doli kundër, ku kërkuan informacion më të detajuar. •Opozita kërkoi që projektligji të mos votohej, pasi pretendojnë se nuk kanë informacionin e duhur. •Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, iu drejtua relatorit të komisionit, Eduart Shalsit, që të mos votohej sot projektligji për kanabisin, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen. •Edhe deputeti Edmond Spaho tha se nuk e kupton përse mazhoranca po nxiton ta kalojë me shpejtësi projektligjin për kanabisin. •Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor që u prezantua sot nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Komisionin e Ligjeve. • Ai tha me tone ironike se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës, të cilët duhet që të jepnin eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit. •Ministrja Ogerta Manastriliu deklaroi se është një kuadër ligjor, që ka të bëjë me kultivimin e kontrolluar të kanabisit nga shteti, për qëllime industriale edhe mjekësore. •Ndër të tjera shtoi se çfarë është në shkelje të këtij kuadri ligjor, mbetet e paligjshme.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Korreshi tallet te "Ligjet": Konsultohuni me çunat e Londrës, s’mund të vëmë hashash koti

Miratohet pr.ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor! Korreshi:
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor që u prezantua sot nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Komisionin e Ligjeve. Ai tha me tone ironike se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës, të cilët duhet që të jepnin eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.

“E mira është ti marrim se bëjnë rolin e agronomit, pse i lëmë në emigrim, vijnë këtu. Lazarati është një shkallë më lartë, ka nis tek ABZHR tani. Grupet e interesit, çunat që rrinë në Londër që punojnë shpi bari, gjynah të vijnë me eksperiencë, farën e kanë, të zgjedhin llojin e farës, të japin mendim për mënyrën si jepet rendimenti. 

A po flasim për hashashin tani. E dyta, Shqipëria nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe në fushën ligjore, ne kemi mbush gjithë Europën. A do marrë pjesë në panaire, sa lekë do harxhojë qeveria? A do përfshihet në skemat e AZHBR, këto që kanë përfituar nga skemat e ASHBR, këta që do kultivojnë hashashin, nga skemat e marrjes së naftës, të marrin pak naftë. 

Ne i kemi fut në burg për 1 gramë, po këta që mund të bëjnë nga një kile më tepër. Ai që kapet me 3 gramë do iki në kokërr të burgut 3.4 vite, ai që do bëjë një kuintal tepër do ketë një gjobë administrative. Ato faret që kapen në Dukagjin e me radhë. Shteti ti fusë në përdorim, të këtë një projektligj që të gjithë ç’a kapet se del në kosto më e lirë, mënyra e transportit si do bëhet. Do i lëmë gomonet. Ky projektligji s’duhet të kishte ardhur pa u konsultuar me çunat e Londrës, s’mund të vëmë hashash koti duhet të vëmë hashash kualitativ”, tha ai.

Në kundërpërgjigje, ministrja Ogerta Manastriliu tha se çdo gjë tjetër që thuhet për të konfuzionuar publikun, është e pavërtetë. Ajo deklaroi se është një kuadër ligjor që ka të bëjë me kultivimin e kontrolluar të kanabisit nga shteti, për qëllime industriale edhe mjekësore. Ndër të tjera shtoi se çfarë është në shkelje të këtij kuadri ligjor, mbetet e paligjshme.

“Po flasim për krijimin e një kuadri ligjor që ka të bëjë me kultivimin e kontrolluar nga shteti, për qëllime industriale edhe mjekësore. Çfarë është në shkelje të këtij kuadri ligjor, mbetet e paligjshme dhe nuk po legalizohet paligjshmëria, por ngrihet një kuadër i ri ligjor për hapjen e një sektori në ekonomi, që i përket kontrollit të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. I ka të përcaktuara të gjitha dispozita. Çdo gjë tjetër që thuhet për të konfuzionuar publikun është e pavërtetë”, tha Manastriliu.

Vetë deputeti, teksa ka publikuar një foto nga Komisioni i Ligjeve shkruan: "Drejperdrejt nga Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet projektligji per Kanabisin. Qivirria nuk harroj te sillte edhe nga nje teke per prove ne menyre qe kur te votohet komisioni ti kete trute dhalle po nga ajo e thartuara".

 

3 VITE ME PARE

'Kanabisi mjekësor'/ DEBATE te 'Shëndetësia', deputetja e PD: Droga shitet hapur nëpër shkolla

Miratohet pr.ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor! Korreshi:
Komisioni

TIRANË- Projektligji për kanabisin mjekësor ka krijuar debate gjatë Komisionit të Shëndetësisë mes anëtarëve të pranishëm. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh kundër këtij projektligji, ndërsa theksoi se sot droga shitet shumë lehtë nëpër ambientet e shkollës. Ajo pyeti grupet e interesit se si do të kontrollohet kjo veprimtari.

DEBATI:

Vokshi: Besoj se të gjithë që jetojmë në Shqipëri situatën e rendit, mundësitë e kontrollit nga ana e lizgjzbatuesve, apo dhe kanabizimin e territorit të vendit. Çdo biznesmen kërkon që të fitojë se ndaj i ka hyrë biznesit, mund të ndodhë që të jemi si në rastin e Maqedonisë së Veriut. Të dalin përtej politikës, por më shumë si nënë, mendoj se tani nuk është momenti për këtë nismë. Mendoj se më vonë duhet të shihet kjo gjë. Si prind, si qytetar i këtij vendi jeni dakord që të aplikohet kjo nismë? Si do të kontrollohet kjo nismë?

Grupi i interesit: Jam prind i dy djemve, dhe përpara biznesit kam jetën e tyre. Nuk më intereson fare gjë tjetër. Akoma nuk po dimë të bëjmë dallimin përmes kanabisit industrial dhe atij mjekësor.

Vokshi: Si do të bëhet ky kontroll? Se mund të futen në mes grupet kriminale në këtë çështje. A mund të flas unë? Të bëj një pyetje? Shitet droga hapur në mes të ditës nëpër shkolla dhe ju thoni që hajde ta aplikojmë. Kujdes kur flet me mua kështu! Kur flas unë më dëgjo. Më etikë!/Dosja.a

3 VITE ME PARE

Debate te ‘Ekonomia’/ PS miraton në parim projektligjin për kanabisin! Tabaku-Shalsit: Ke ardhur i freskët nga konkursi i shahut

Miratohet pr.ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor! Korreshi:
Komisioni për Ekonominë dhe Financat

TIRANË- Komisioni për Ekonominë dhe Financat është zhvilluar me debate të forta, ku dhe ka patur përplasje mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe relatorit të komisionit, Eduart Shalsi. Vetëm me votat e mazhorancës u miratua në parim projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, por nga ana tjetër opozita doli kundër, ku kërkuan informacion më të detajuar. 

Opozita kërkoi që projektligji të mos votohet, pasi ata pretendojnë se nuk kanë informacionin e duhur mbi këtë projektligj. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, iu drejtua relatorit të komisionit, Eduart Shalsit, që të mos votohej sot projektligji për kanabisin, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen. Po kështu, edhe deputeti Edmond Spaho tha se nuk e kupton përse mazhoranca po nxiton ta kalojë me shpejtësi projektligjin për kanabisin.

"Një mazhorancë që merr një veprim të tillë të mos ketë numra për ta mbështetur, por të mbështet në lojëra si këto që bëni ju e hidhni në votim me shpejtësi për të përfituar nga prezenca jonë. Asgjë nuk do të prishte të duroje deri të hënën në mëngjes, meqë kemi diskutimin nen për nën, por së paku duke treguar që mazhoranca i ka numrat", tha Spaho. 

Nga ana tjetër, Tabaku kërkoi fjalën për procedurë, ndërsa vuri në dukje se informacioni që kanë është i mangët. Në kundërpërgjigje Shalsi ia ktheu se kjo nuk është hera e parë që marrin përsipër të votojmë një ligj në parim, pa pasur informacion.

Pjesë nga debati

Tabaku: Se hedh për votim nëse s’kemi marrë informacione.

Shalsi: Kush është dakord për ligjin në parim

Tabaku: Mos na detyro të ngrihemi se ngelesh pa kuorum

Shalsi: Mos i bëj kështu

Tabaku: E di ç’a roli ka opozita, do flasim

Shalsi: Kërcënime të tipit që po u lëmë pa kuorum, po u them që po e votojmë ligjin në parim dhe në tërësi. Po miratohet

Tabaku: Shalsi me jep fjalën për procedurë. Ke ardhur i freskët nga konkursi i shahut. Shalsi më duket e papranueshme që të thuash jeni kundër dhe s’kemi për të folur fare. Me konstruktivitetin maksimal duke licencuar të gjitha, i kemi bërë pyetjet dhe kemi kërkuar informacion. Nuk më duket normale kjo mënyrë e drejtimit të komisionit. Nuk e hedh dot ligjin për ndryshim pa u sqaruar ne akoma. Kjo është hera e parë që ky komision diskuton ekonomi të re dhe informacioni që ne kemi është i mangët. Nuk ka asnjë informacion për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen. Qeveria shqiptare për herë të parë ka sjell një ligj që thotë do hapim një sektor dhe s’kemi informacion.

Shalsi: Nuk është hera e parë që marrim përsipër të votojmë një ligj në parim pa pasur informacion. Ju deklaroni që do jeni kundër, pra çfarë do që t’iu thuhet, do jeni kundër.

ogerta manastirliu saimir korreshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet