LIVE UPDATES
Politike

Censi 2023, OMONIA: Regjistruesit ushtrojnë presion, të ndërhyjet për të ndryshuar gjendjen

Po ashtu ata kanë kërkuar që të ndërhyjet sa më parë për të ndryshuar gjendjen.  

25 Shtator 2023, 16:28 Nga I.A
Censi 2023, OMONIA: Regjistruesit ushtrojnë presion, të ndërhyjet
OMONIA

HIMARË- OMONIA ka reaguar në lidhje me censin 2023 që po mbahet në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, OMONIA ka theksuar se regjistrusit po ushtrojnë presion emocional ndaj qytetarëve. Po ashtu ata kanë kërkuar që të ndërhyjet sa më parë për të ndryshuar gjendjen.  

Njoftimi i OMONIA-së:

Ngurrimet dhe rezervat e BDMEG OMONOIA përsa i përket procesit në zhvillim të Regjistrimit të Përgjithshëm Popullsisë dhe Banesave – Cens 2023, në veçanti për të dhënat sensibile – fakultative sipas parashikimit formal të Ligjit – për kombësinë, besimin fetar dhe gjuhën amtare, po vërtetohen në fakt. Në kuadrin e përgjithshëm u vu re gjatë gjithë javës fushatë e paargumentuar antihelenizmi në Mjetet e Informimit Masiv dhe veçanarisht në rrjetet e komunikimit social. Në syrin e ciklonit është Minoriteti Etnik Grek dhe objektiv konkret minimi i procesit përmes privimit të së drejtës së vetëdeklarimit të qytetarëve. Edhe një herë në këtë fushatë u “angazhuan” formacione politike nacionaliste, ofiqarë të shtetit dhe faktorë ndikues në opinionin publik.

Duke kumtuar rreziqe imagjinare që gjoja rrjedhin nga regjistrimi zyrtar i prezencës së shtetasve me origjinë Helenike në rajone që sipas peceptimit dhe praktikës mbizotëruese nuk përfshihen në “zonat minoritare”, synojnë manipulimin e regjistruesve dhe më në përgjithësi të minojnë zhvillimin normal të procedurës. Agresivitet analog konstatohen edhe përsa i përket komunitetit Orthodhoks, Kishës së tij dhe udhëheqjes së saj shpirtërore. Autoritetet kompetente për realizimin e Regjistrimit qëndrojnë indiferentë duke lehtësuar në këtë mënyrë nxjerrjen nga shinat të procesit sipas ambicieve të qarqeve Antihelene që orkestrojnë gjithë këtë fushatë. Konstatohen gjithashtu edhe shkelje thelbësore përsa i përket organizimit dhe implementimit në fazën e mbledhjes së të dhënave në shumë raste, dëshmi kjo se edhe një herë tjetër besueshmëria e rezultateve është vënë në dyshim esencial. Në gjithë gjeografinë ku për shumë arsye fokusohet kujdesi i strukturave të BDMEG
OMONOIA vijnë informacione shqetësuese.

Regjistruesit shpesh herë paraqiten pa pajisjen e nevojshme elektronike dhe mbledhin të dhënat me shënime shkel e shko. Në shumë raste nuk i referohen fare pjesës së Pyetësorit që lidhet me të dhënat mbi kombësinë, fenë dhe gjuhën amtare. Refuzojnë të marrin parasysh deklarimin e banorëve për pjesëtarët e njësisë familjare që nuk janë prezentë. Në mënyrë të përsëritur nuk u kthehen verifikimit të përgjigjeve për konfirmim para regjistrimit definitiv në platformën e Regjistrimit. Vihen re raste të përsëritura ku regjistruesit ushtrojnë presion emocional të pamotivuar tek qytetarët kur këta këmbëngulin për të regjistruar përgjigjet për origjinën e tyre Helenike dhe besimin Orthodhoks. Për më tepër në banesa ku regjistruesit abuzivisht konsiderojnë se banorët e tyre nuk jetojnë aty nuk bëjnë aktin e njoftimit me shkrim për përsëritjen e anketimit sipas përcaktimeve të Rregullores së Regjistrimit.

Për më tepër është e patolerueshme fakti se autoritetet kompetente në njësitë vendore për ndjekjen në vijim të procesit, manifestojnë indiferencë të qëllimshme ndaj ankesave të qytetarëve përsa i përket shkeljeve të rregullave të Regjistrimit. Duke ndërmarr këtë denoncim të parë të deformimeve dhe shkeljeve serioze që konstatojmë në javën e parë, përsërisim apelin tonë Komitetit Shtetëror të Regjistrimit që pa vonesa dhe justifikime të ndërhyjë me qëllim ndryshimin e gjendjes. Njëherësh fillojmë menjëherë vënien në dijeni për situatën të autoriteteve të BE që financon procesin dhe Komitetin e Monitorimit të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Etnike të Këshillit të Evropës që në mënyrë zyrtare ka nënvizuar proceduart e mëparshme me deformime dhe në dëm të personave që u përkasin minoriteteve.

omonia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet