LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Gjinushi kërkon një mandat të dytë, por refuzon opinionin e qeverisë

Ai nuk pranoi sugjerimin e relatores së komisionit, Ina Zhupa që para se të votohej të zbatohej proceduara e marrjes së mendimit nga Këshilli i Ministrave për efektet financiare të projekligjit.

12 Korrik 2023, 19:35 Nga I.A
BIRN: Gjinushi kërkon një mandat të dytë, por refuzon
Skënder Gjinushi

TIRANË- Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ishte i pranishëm të martën në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe Medias, për të mbrojtur një projektligj të inicuar nga deputetë të Partisë Socialiste, i cili i jep mundësinë që të kandidojë për një mandat të dytë. Gjinushi e mbrojti fort projekligjin dhe u përfshi në debate me deputetët e opozitës.

Ai nuk pranoi sugjerimin e relatores së komisionit, Ina Zhupa që para se të votohej të zbatohej proceduara e marrjes së mendimit nga Këshilli i Ministrave për efektet financiare të projekligjit. Në nisje të mbledhjes, kryetarja e Komisionit Flutura Açka vuri në dukje se Gjinushi nuk ishte në listën e të ftuarve në komision, pasi nuk ishte paraqitur në një mbledhje të mëparshme ku kishte qenë i ftuar.

Ajo gjithsesi pranoi pjesëmarrjen, por i bëri me dije se projektligji nuk mund të kalonte në votim pa kërkuar një opinion me shkrim nga Këshilli i Ministrave. Të njëjtin qëndrim ndanë dhe shumica e anëtarëve të tjerë, mes tyre dhe deputeti i PS-së, Eduart Ndreca.

Gjinushi dhe deputetët nismëtarë, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, fillimisht kërkuan që mendimin e qeverisë ta jepte një drejtor i Ministrisë së Financave që ata kishin sjellë me vete në komision, por kjo nuk u pranua nga opozita.

“Ky drejtor nuk është ftuar nga ne, nuk përfaqëson qëndrimin e Këshillit të Ministrave,” tha deputetja Ina Zhupa, relatore e projetligjit, duke i kujtuar nismëtarëve se në qeveri mund të ketë qëndrime nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave.

“Këto qëndrime duhet të vijë zyrtarisht me shkresë pasi t'i drejtohet komsioni,” këmbënguli ajo duke iu referuar Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit për procedurën që ndiqej kur ndryshimet ligjore nuk propozoheshin nga Këshilli i Ministrave, por nga deputetët.

Gjinushi këmbënguli me forcë që projekti i tyre të kalonte pa këtë opinion, duke shprehur gatishmëri dhe për rrëzimin e neneve të cilat mund të shoqëroheshin me faturë financiare.

“Nuk ka efekt moj zonjë,” iu drejtua Gjinushi kryetares së Komisionit. “Ja po e heqim nenin për pagat” shtoi ai, duke ofruar heqjen dorë nga nenet ku përmendej struktura e pagave në projektligj.

“E fusim për votim nen për nen dhe e rrëzojmë nenin 6,  kalojmë ligjin,” propozoi dhe Petro Koçi.

Ndërsa deputeti Ndreca, i cili është anëtar edhe i komisionit të Ligjeve, pasi ngriti disa pikëpyetje të tij mbi propozimet, i tha Gjinushit dhe Beqirajt se “po bëni gabim që po tërhiqeni nga neni 6”.

Në relacionin e saj, deputetja Zhupa rreshtoi disa kontradikta ligjore të propozimit, që sipas saj, po tentonin të krijonin dy standarde në trajtimin e akademikëve.

Ligji për Akademinë e Shkencave kërkon që anëtari i Asamblesë së saj që mbush moshën 75 vjeç e ndërpret të qënurit anëtar i asamblesë duke marrë statusin Akademik Emeritus, ndërsa në rastin e kryetarit, propozuesit nuk e vendosin moshën si kriter të qëndrimit në detyrë.

“Kur pranohet me ligj se pas moshës 75 vjeç fuqitë dhe energjitë e akademikut dobësohen, atëherë si është e mundur që po sipas iniciuesve të amandamenteve, vetëm një person, një njeri, a super-njeri, a mbi-njeri, ligji ta konsiderojë se nuk preket nga faktori moshë?”- ngriti ajo pyetjen.

Ajo aludoi se Gjinushi, 73 vjeç, po i kërkon me ngulm këto ndryshime në ligj për të rimarrë një mandat tjetër në krye të akademisë në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në fillim të shtatorit.

Ligji në fuqi nuk e lejon atë të rikandidojë për një mandat të dytë radhazi, ndërsa propozimi i deputetëve socialistë parashikon të drejtën për të kandiduar për 2 mandate të njëpasnjëshme.

Sipas Gjinushit, nuk është ligji që i jep mandatin tjetër, por votat e asamblesë. Ndërkojë tregoi në komision një shkresë që mbante firmën e tij, ku thuhej se me 37 vota pro dhe asnjë kundër Asambleja e ASH-së kishte votuar pro këtyre ndryshimeve ligjore. Mbledhja u mbyll pa votim pas më shumë se 4 orë debatesh, ndërsa kryetarja Açka njoftoi dërgimin  për mendim në qeveri dhe u kërkoi nismëtarëve që të sqaroheshin për ndryshimet e kërkuara, pasi sipas saj, kishin sjellë 4 drafte të ndryshme në komision.

Marrë nga Reporter.al

skënder gjinushi ina zhupa petro koçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet