4 Tetor 2024, 12:58
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarët nga të katër anët e vendit, por edhe vende të tjera, të bashkohemi në Tiranë në protestën e 7 tetorit. Gjithashtu Berisha u shpreh se qytetarët të bashkohen në Tiranë në marshimin për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe një Shqipëri pa burgje dhe persekutime politike.
"Kjo protestë është protestë që buron nga idealet dhe ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar. Por edhe e çdo patrioti që e don kombin shqiptar dhe që e don Shqipërinë. Çdo shqiptari patriot që nuk mund të pajtohet kurrë me qëndrimet prej argati të Beeogradit të Edi Ramës ndaj Kosovës. Përpjekjet e tij për shpërbërjen e Republikës së Kosovës dhe ndarjes së saj. Përpjekjet e tij për vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, një projekt i mirëfilltë ruso-serb. Izolimin që ai i bëri Kosovës.
Dhe së fundmi, thikën e tmerrshme që kërkoi t’i fusë vlerës më supreme që ka kombi shqiptar, vlerës së tolerancës fetare dhe bashkëpunimit ndërfetar, duke krijuar shtetin e parë islamik në Europë, njoftim që bëri në OKB, ku u paraqit si Ajetollah Ramullahu dhe mahniti audiencën me atë që dëgjuan, por që në fakt kishte vetëm qëllimet më të liga, më djallëzore të vetat dhe të Beogradit ndaj shqiptarëve, qëllimet mafioze të një banke dhe pasaportave diplomatike për klanet e drogës dhe krimit shqiptar dhe ndërkombëtar. Qytetarë dhe qytetare, dita e hënë, ora 18 është radha jonë, është radha e guximit tonë, është radha e idealeve tona. Është radha e fitores sonë. Ndaj dhe ju ftoj nga të katër anët e vendit, por edhe vende të tjera, të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, një Shqipëri pa burgje dhe persekutime politike,"tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 Tetor 2024, 12:56
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka drejtuar sot thirrjen qytetarëve për të marrë pjesë ...
Politike
4 Tetor 2024, 11:48
I.A
Agron Malaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. M&e...
Politike
4 Tetor 2024, 11:11
M.B
Ministri
TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi sot Kryeadministratoren e re të Agjencisë së Administrimit të Pa...
Politike
4 Tetor 2024, 11:12
I.A
Prokuroria e Përgjithshme
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme është bërë institucioni tjetër i drejtësis&eu...
Politike
4 Tetor 2024, 10:02
M.B
Edi Rama
TIRANA- Pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu dje në QSUT për 'hernie inguinale', mësohet se kryeministri Edi Rama ka ...
Politike
4 Tetor 2024, 08:15
M.B
Rama me mjekët
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka kaluar natën në Qendrën Spitalore “Nënën Tereza”, pas nd&eum...
Politike
4 Tetor 2024, 07:23
M.B
Donald Trump dhe Belind Këlliçi
SHBA- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka treguar...
Politike
3 Tetor 2024, 22:25
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ka folur rreth aksionit opozitar ditën e sotme në Kuvend, ku pati përplasje...
Politike
3 Tetor 2024, 21:57
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha mbrëmjen e sotme se kërkesa themelore e opozit...
Politike
3 Tetor 2024, 21:47
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme mesazhet shantazhuese që...