Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga ky takim Berisha tha se në 9 vite, u larguan nga Shqipqria rreth 40% e popullatës.
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pensionistët në Durrës. Nga ky takim Berisha tha se në 9 vite, u larguan nga Shqipqria rreth 40% e popullatës.
Ai shtoi se njerëzit presin zgjidhje nga Partia Demokratike. Berisha tha se shumë shpejt do t'i japin zgjidhje këtij realiteti pasi, sipas tij, ekzistojnë të gjitha mjetet për këtë përgjigje.
"Merr njëherë një ambasador gjerman, dhe më thotë: nuk kemi problem me azilantët tuaj, se gjithësej nja 400 e sa, po si mund t’i dallojmë tha, janë shqiptarë nga Shqipëria, apo nga Kosova. Në vitin 2012-2013 kishte gjithësej 430 e sa shqiptarë që kishin këërkuar azil në Gjermani. U ndala në këto shifra se, kur krahason sot këtë largim masiv, këtë sprastrim masiv, kjo përbën një dramë shumë të madhe kombëtare, e cila në qoftës e nuk e ndalojmë, absolutisht në një hark kohor jo më vonë se 20, maksimumi 30, në këto troje nuk do merret mend kush do jetë këtu", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot, kam ardhur tek ju për të biseduar me ju mbi projektin e ardhshëm të PD për ta diskutuar dhe paraqitur para jush. Çdo njëri prej nesh sot ka një brengë të madhe kur konstaton se në 9 vite, u larguan nga Shqipqria rreth 40% e popullatës, dhe kjo është shumë reale. Kaq shumë nuk ka asnjë komb tjetër të ketë humbur në 9 vite. As ata që kanë kaluar në luftra civile, as ata që kanë provuar luftra të përgjithshme, siç provuam ne në këto 9 vite. Ndërkohë, që e vërteta është, statistikat zyrtare, shqiptare dhe europiane, tregojnë se nga viti 2007 gjer në vitin 2013 numri i shqiptarëve në Shqipëri rritej nga viti në vit. Dhe t’u them unë ju, nuk është se nuk largoheshin, nuk lëviznin. Por vitet e fundit u rikthyen në Shqipëri 180 mijë shqiptarë nga emigracioni.
Merr njëherë një ambasador gjerman, dhe më thotë: nuk kemi problem me azilantët tuaj, se gjithësej nja 400 e sa, po si mund t’i dallojmë tha, janë shqiptarë nga Shqipëria, apo nga Kosova. Në vitin 2012-2013 kishte gjithësej 430 e sa shqiptarë që kishin këërkuar azil në Gjermani. U ndala në këto shifra se, kur krahason sot këtë largim masiv, këtë sprastrim masiv, kjo përbën një dramë shumë të madhe kombëtare, e cila në qoftës e nuk e ndalojmë, absolutisht në një hark kohor jo më vonë se 20, maksimumi 30, në këto troje nuk do merret mend kush do jetë këtu. Sepse janë ritme të papara shpopullimi, zbrazje.
Pikërisht kjo ka bërë që, analistë shumë të shquar, publicistë shumë të shquar, ta cilëësojnë Edi Ramën si Pashiqi shqiptar, apo kryeministri më i mirë pas Pashiqit. Nuk dua të ndalem gjatë në këto përshkrime sepse, njerëzit sot nga ne presin zgjidhje. Është gjëja më normale të shtrojnë pyetjen: cila është zgjidhja juaj zotëri? Se këtë realitet e prekim çdo ditë. Ky realitet ka shumë anë të trishta, por ky realitet do zgjidhje. Dhe unë kam ardhur këtu, për të paraqitur zgjidhjen që ne kemi, duke ju garantuar se ne i japim përgjigje shumë të fuqishme, shumë të shpejt këtij realiteti. Dhe ju siguroj se, ekzistojnë të gjitha mjetet për këtë përgjigje.
Belind Këlliçi TIRANË- Drejtuesi Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh se Dega 7 në kryeqytet 'ka ...
pasaporta e kosoves KOSOVË- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka dhënë lajm...
Selia e PD TIRANA- Partia Demokratike ka njoftuar sot se të hënën më 23 dhjetor do të mbahen dy protesta. Me anë të nj&e...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u bëri thirrje të premten udhëheqësve të Kosovë...
Albin Kurti dhe Edi Rama PRISHTINA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pyetur sot homologun e tij Edi Rama nëse kreu i Partisë Demo...
Albin Kurti KOSOVË- Prokuroria Speciale e ka thirrur sërish kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. L...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë e mbajtën të premten një seancë të përbashk&e...
Enver Hoxhaj TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e përbash...
Argita Malltezi TIRANË- Avokatët e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit kanë dalë ditën e s...
Foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian do ta dërgojë një mision për t’i vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Koso...