LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Studentë, koha u thërret sot më shumë se kurrë të ngriheni, të mbushni rrugët dhe sheshet

Sipas tij nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë sot, pas 10 vitesh nuk do të ketë më studentë.

10 Janar 2024, 19:03 Nga r.ll
Berisha: Studentë, koha u thërret sot më shumë se kurrë
sali berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij për demokratët, iu ka bërë thirrje studentëve të lënë auditoret dhe të mbushin rrugët dhe sheshet.

Sipas tij nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë sot, pas 10 vitesh nuk do të ketë më studentë. Ai ka akuzuar sërish kreun e qeverisë se nuk njeh ligj, moral dhe Kushtetutë përveç ambicieve të pushtetit të tij

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Të dashur miq, të dashur gjimnazistë, të dashur studentë, të dashur pedagogë dhe mësues. Çdo ditë që kalon, ne pakësohemi. Ne çdo ditë, nënshtrimi na poshtëron gjithnjë e më shumë. Sot, më shumë se gjysma e atyre që mbarojnë gjimnazet janë përjashtuar nga mesatarja për të hyrë në universitete. Ata nuk kanë alternativë tjetër përveçse të largohen nga Shqipëria.

Sot, shkollat, gjimnazet, kanë bërë jo përpara, por kanë pësuar rënien më të madhe se në çdo vend tjetër të botës në 8 vitet e kësaj të keqe që quhet Edi Rama. A nuk përbën për ju të dashur mësues dhe mësuese, të dashur gjimnazistë dhe gjimnazistë, një kambanë alarmi, rënia në pikiatë e cilësisë së arsimit tonë në 8 vite?

Studente dhe studentë, koha u thërret sot më shumë se kurrë, të ngriheni, të lini auditoret, të mbushni rruget dhe sheshet sepse universitetet tuaja po nuk u ngritët ju sot, pas 10 vitesh nuk do kenë më studentë. Sepse pedagogët tuaj do largohen një nga një dhe vendin e tyre do e zënë trafikantët, kriminelët, militantët dhe injorantët. Kurrë ndonjëherë, një rend, një sistem, një regjim nuk ka shkatërruar vendin dhe të ardhmen siç e shkatërroi Edi Rama në këto vite. Ka ndry me çelësa regjistrimin e popullatës, sepse i del 1.5 milionë njerëz.

Miqtë e mi, demokracia në Shqipëria nuk ka qenë e lehtë, ndonjë traditë nuk trashëguam të madhe, por ama me përkushtim, me besim te ardhmja, me përgjegjësi, ia dolëm që të punojmë fort për një Shqipëri anëtare të NATO-s, për një Shqipëri në të cilën shqiptarët lëvizin të lirë, për një Shqipëri në të cilën rrogëtarët, punonjësit paguheshin më mirë se vendet e tjera të rajonit.

Për një Shqipëri, në të cilën vërtet shpenzoheshin 1 miliard, por ndërtohej Rruga e Kombit. Për një Shqipëri që u bë epiqendër e çështjes kombëtare, u shpall pavarësia e Kosovës. Me një Shqipëri në të cilën popullata rritej nga viti në viti. Të gjitha këto po i rikujtoj këtu, vetëm për të bindur të rinjtë se Shqipëria bëhet, se Shqipëria është toka e Zotit, se Shqipëria është një nga vendet me pasuritë më përrallore, se Shqipëria nuk pret asgjë tjetër vetëm ëndrrat tuaja për t’u ngritur aty ku e meriton.

Por çfarë ndodhi këto 8 vite? Si ka mundësi që 1.1 milion shqiptarë ikën nga Shqipëria? Si ka mundësi që zbritëm më të keqpaguarit në rajon? Si ka mundësi që shpenzohen 1 miliard dhe nuk ndërtohet asgjë? Si ka mundësi që mbyllen portet shekullore për të ndërtuar parajsat e Edi Ramës dhe banditëve të tij? Si ka mundësi që mashtrohemi dhe mashtrohemi? Ëndrra evropiane është bërë horizont që nuk kapet.

Kujtoni pak për një moment, vetëm dy muaj më parë, kur ju tha shqiptarëve se në dhjetor do keni një lajm të madh.
Cili ishte lajmi? Lajmi ishte mbyllja, moshapja e negociatave për kapitujt, sepse Edi Rama shkelmon opozitën, shkelmon Kushtetutën. Sepse Edi Rama nuk njeh ligj, nuk njeh moral, nuk njeh Kushtetutë përveç ambicieve të pushtetit të tij.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet