LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha në Gramsh: Nesër depozitojmë në Kuvend ligjin për Lustracionin, bëhuni gati për revoltë e protesta

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët e Gramshit ku ka dëgjuar dhe mendimet e tyre në lidhje me aksionin opozitar. • Gjatë fjalës së tij kreu i selisë Blu hodhi akuza të forta ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla të cilin e akuzoi për lidhje me trafikantët. • Berisha tha se Balla ka të paktën 27 udhëtime me Gentian Sharrën. • Kreu i selisë Blu u ndal dhe tek ligji i Lustracionit për të cilin tha se PD do e depozitojë nesër në Kuvend. • Sa i përket ekonomisë kryedemokrati akuzoi kryeministrin se i ka dhënë "oligarkut" Salillari 8 milion euro tendera pa garë pasi i shembi pallatin 10-katësh. • Dhe qytetarët folën në këtë takim ku nuk munguan as batutat. • Një fermer nga Gramshi e uroi Berishës për martesën e djalit duke i uruar jetë të lumtur. • Një tjetër qytetar, Gëzim Xhebexhiu i tha dhe disa të vërteta të "hidhura" liderit të demokratëve në lidhje me gabimet e së shkuarës ku nuk munguan as ironitë për ish-kryetarin, Lulzim Basha të cilin e etiketoi si "lulevyshkur". • Sa i përket debateve në Kuvend Xhebexhiu "thumboi" ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ai tha se sa herë e dëgjon duke sharë doktorin thotë o dhe hapu.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha: Nesër depozitojmë në Kuvend ligjin për Lustracionin dhe Dekomunistizimin

Berisha në Gramsh: Nesër depozitojmë në Kuvend ligjin
Sali Berisha

GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi se nesër do të depozitojnë në Kuvend ligjin për Lustracionin dhe Dekomunistizimin.

Berisha tha se ky ligj u miratua dhe në 2005, por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Sali Berisha: Ne vendosëm ligjin. Jemi të parët në Europë që votuam ligjin kundër gjenocidit të regjimit komunist. Alternanca e pushtetit e bllokoi veprimin e tij. Nesër ne dorëzojmë ligjin në Kuvend për Lustacionin dhe Dekomunistizimit përsëri. E miratuam në 2005 ligjin e Lustracionit, e rrëzoi gjykata Kushtetuese në mënyrë të padrejtës. Qëndrojmë në vendimin tonë dhe do e dorëzojmë në Kuvend.

3 VITE ME PARE

Akuza e fortë e Berishës: Oligarku Salillari ndërtoi pallatin 10-katësh pa leje, mori si shpërblim tender 8 mln euro

Berisha në Gramsh: Nesër depozitojmë në Kuvend ligjin
Sali Berisha

GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndjek dy standarde, duke dënuar padrejtësisht qytetarët dhe favorizuar oligarkët.

Në një takim me banorë të Gramshit, Berisha tha se kompania Salillari ka ndërtuar një pallat 10 katësh pa leje, por është shpërblyer me një tender me vlerë 8 mln euro.

Sali Berisha: Qytetarët janë arrestuar për kate, për gardhe, kotece, 3400 qytetarë. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin? Mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Rama si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Pra,. jo dy standarde, po ky është një diskriminim jashtë çdo standardi qytetar. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërmen shpërbehet. Po pse? Se ai i çon baulet me euro atje, fitimet e pallatet me të. Iu kërkon fëmijëve që të japin lekë që të mbledhin një fond për transportin. Ndërkohë që vetë për oborrin e brendshëm të Kryeministrisë blen 4 mln instilacion arka druri dhe vazo, për të kënaqur xhepat dhe sytë e tij se zotëria po lodhet shumë, po lodhet duke vjedhur nga mëngjesi deri në darkë.

3 VITE ME PARE

Qytetari nuk përmbahet para Berishës: Kur të shan ty Spiropali unë them o dhe hapu! Mos u lodh duke ardhur tek ne, vijmë në Tiranë. Cakto datën

Berisha në Gramsh: Nesër depozitojmë në Kuvend ligjin
Gëzim Xhebexhiu

GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim demokratë të Gramshit.

Gjatë fjalës së tij një qytetar shkaktoi të qeshura të shumta por dhe tha disa të vërteta të "hidhura" për demokratët. Gëzim Xhebexhiu u shpreh se është arrestuar pasi kishte ndërtuar në shtëpinë e tij në fshat si dhe i kujtoi kreut të selisë blu "gabimet e së shkuarës".

Ai nuk kurseu as ironitë për kreun e qeverisë të cilin e etiketoi se matrapik pasi sipas tij ai di vetëm të shembë. Ndërkohë për ish-kryedemokratin, Lulzim Basha u shpreh se ai ka shitur kauzat e opozitës teksa e etiketoi se "lulevyshkur" duke i kujtuar Berishës që duhet ta kishte ujitur me ujë bjeshke dhe jo Lane.

Sa i përket debateve në Kuvend Xhebexhiu nuk la pa thumbuar as ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Me ironi ai tha se kur ajo shan doktorin unë them o dhe hapu.

Gëzim Xhebexhiu: Unë nuk kam nevojë të prezantohem me ju doktor se jemi takuar kushedi sa herë, Gëzim Xhebexhiu nga një fshat i Sotirës. Ti përmende se janë arrestuar fshatarët, unë jam një nga ata që kam bërë një vit burg pasi ndërtova në fshat. Jam helmuar me ty bashkë me të gjithë demostrratat që ke bërë ti me lulen e vyshkyr. Unë jam themelues i PD-së në Gramsh dhe kam qenë komisioner kur ti je zgjedhur kryetar Partie. Unë ju kam thënë këtyre votoni matrapikun, se unë matrapik i them atij se ai di vetëm të prishë. Bëra dhe një vit burg kur ndërtova. Tha vetë hajde investoni, unë erdha investova dhe më futen në burg se ke shkruar dhe ti në rrjetet sociale nxirreni atë çunin nga burgu se po i vdes babai. Unë kam shumë kritika për ju, se këtë të gjatin e kemi peshqesh nga ty, nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 që i dhe fuqi të plotë dhe e bërë sekretar të parë që të vendosë ai kë ministër e kë deputet do, edhe nga ai Ilir Meta, dhe nga ai, se e kam nip unë atë që iku nga ty dhe bëri atë kryeministër, e shpërbleu ai se e bëri kryetar kuvendi, se nuk ishte mirë me ty ai, të ishte zëvendës i Këshillit të Ministrave. Ai tha s'keni parë gjë akoma, unë thashë se ju tha juve por na paska thënë neve, na rrahu, na çoi në burg. Doktor unë jam me ju por dhe kritik, ti në 96-ten e more pushtetin me 96 deputetë, partinë e punë sta kishe hequr me ligj. Më erdhi mirë kur the në parlament se çfarë ju kam bërë baballarëve do jua bëj dhe çunave por sot ata i ke ministra. Ju kam ndjekur në çdo foltore, sot ka vetëm punë, na thuaj datën se kur do të vijmë, jo si lulja e vyshkur. Se na e solle të bukur, e kishe të bukur lulen po nuk e vadite me ujë bvjeshke por me ujë Lane. Na çuat para parlamentit, na rrahën, pse dolët mnga parlamneti, në zgjedhjet bashkiake unë nuk votova, më futen në burg se dolëm jashtë frontit. Doktor na ke bërë, kur dëgjoj se kur të shan ty Spiropali unë them o dhe hapu, ku është, të shahet doktori nga Spiropali është të hapësh varrin. Mos hajde më në fshatra dhe qytete, cakto ditën dhe ka ardhur koha për veprim. Nuk dua të them kush është matrapiku e kush lulevyshkuara, se i njohëm ata por të njohim dhe ty. E djathta Gramshi se ka votuiar asnjëherë, ne jemi demokratë, mos na merrni në qafë. Unë nuk dopja të prezantohesha ty se t'i më njeh. Me doktorin doja të takohesha dhe përballë, në një kafe. Doktor mos na thirr kot në Tiranë, atë ditë që do na thërrasësh në Tiranë ne do të marrim pushtetin.

3 VITE ME PARE

Fermeri nga Gramshi bën komentin EPIK: Doktor, me jetë të lumtur djali. Berisha qesh, Garo: Sa interesant!

Berisha në Gramsh: Nesër depozitojmë në Kuvend ligjin
Sali Berisha dhe Ramadan Bici

GRAMSH- Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë një urim të sinqertë nga demokratët. Gjatë një takimi në Gramsh, njëri prej të pranishmëve, fermeri Ramadan Bici, e ka uruar për martesën e djalit të tij, ndërsa numri një i PD e ka kaluar me të qeshur.

PJESË NGA BISEDA NË GRAMSH: 

Fermeri Ramadan Bici: I uroj doktor Berishës të të trashëgohet djali. Me jetë të lumtur.

Floriana Garo: Ky komenti i dasmës ishte shumë interesant.

*Berisha qesh

Djali i Berishës, Shkëlzeni lidhi kurorë të dielën me blogeren Armina Mevlani, një ceremoni me gati 300 të pranishëm që festuan për çiftin. Mes tyre, sigurisht që nuk mund të mungonte as Sali Berisha. 

3 VITE ME PARE

ME VD- Berisha pritet me "G Class" të bardhë, turma e përshëndet nga ballkoni

Berisha në Gramsh: Nesër depozitojmë në Kuvend ligjin
Pamje nga Gramshi, Berisha pritet nga dhjetëra mbështetës

GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët dhe mbështetësist e Partisë Demokratike në Gramsh. 

Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë takim ishte makina që shoqëronte Berishën sot. Bëhet fjalë për një makinë lukzoze tip "G Class", e cila ishte pjesë e eskortes shoqëruese të kreut të PD. Në të ndodheshin dy trupërojat e tij. 

Demokratët e Gramshit jo vetëm që e priten në rrugë kreun e selisë Blu por shumë prej tyre kishin dalë dhe në ballkone për ta përshëndetur para se të niste takimi.

Kryedemoikrati e ka shtuar sigurinë e tij kohët e fundit. Kujtojmë që pas nisjes së "Foltoreve" Berisha është parë me masa të shumta sigurie dhe jo vetëm më një trupërojë me të cilin jemi mësuar ta shohim zakonisht.

berisha ne gramsh sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës