7 Dhjetor 2024, 13:06
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se rezoluta e IDU-së kërkon që drejtësia në Shqipëria të jetë e pavarur. Berisha thotë se kjo rezolutë kërkon që në Shqipëri të krijohet një qeveri teknike, për një proces zgjedhor, të lirë dhe të ndërshëm.
Ai u shpreh se në më pak se një muaj, tre rezoluta kanë dënuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe i kanë dhënë mbështetje PD-së dhe opozitës.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur miq! Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë IDU, pasi dënon të gjitha këto akte, këto shfaqje, dënon burgosjen, proceset politike, ndaj liderëve dhe eksponentëve të opozitës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediu, Ervin Salianjit, Fredi Belerit, kërkon që drejtësia të jetë e pavarur, se një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga PS-ja, është një drejtësi e papranueshme në standardet ndërkombëtare. Përveç këtyre, ky Union kërkon që në Shqipëri të krijohet një qeveri kujdestare, për një proces zgjedhor, të lirë dhe të ndërshëm.
Të dashur miq! Në një hark kohor të shkurtër, më pak se 1 muaj, komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme PD-së dhe opozitës. Diplomacia e PD-së dhe opozitës shqiptare është dëshmuar, si diplomacia më e suksesshme në historinë e opozitarizmit në Shqipëri. Kurrë ndonjëherë nuk kanë ndjekur njëra pas tjetrës, tre rezoluta të cilat bëjnë autopsinë e regjimit të Edi Ramës, para të gjithë botës.
Dua të shpreh mirënjohje të thellë, ndaj miqve tanë, për reagimin e tyre të fuqishëm, kundër narkodiktaturës së Edi Ramës.
Të përgëzoj përfaqësuesit tanë, që në këto forume, me dinjitet, kompetencë, paraqitën situatën dramatike në Shqipëri. Të përgëzoj të gjithë diplomacinë në komunikim të PD-së, e cila përgatiti për muaj me kujdes dhe durim, këtë informacion dhe realizoi me sukses të plotë votimin si kurrë më parë të tre rezolutave njëra pas tjetrës që dënojnë regjimin e Tiranës dhe mbështesin opozitën në Shqipëri, mbështesin shqiptarët në betejën e tyre kundër narkoshtetit. Kjo ishte çështja e parë që unë doja ta ekspozoj.
sali berisha
Politike
7 Dhjetor 2024, 12:53
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në...
Politike
7 Dhjetor 2024, 12:45
r.ll
pamje nga konferenca
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka zhvilluar sot një konferencë për mediat me Kryetar...
Politike
7 Dhjetor 2024, 11:32
r.ll
notre dame
PARIS - Katedralja ikonë e Notre Dame e Francës do të rihapë zyrtarisht dyert e saj të shtunën për herë ...
Politike
7 Dhjetor 2024, 10:43
r.ll
foto e postuar nga salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letër nga qelia e burgut në Fier shpr...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:47
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me kontrollet e ushtruara sot nga agjentët e ...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:14
E. D
Jozefina Topalli
TIRANË- Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka krahasuar rastin e Sali Berishës me atë t&eu...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:10
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me kon...
Politike
6 Dhjetor 2024, 22:02
M.B
Deputetët
KOSOVA- Deputetët e partive opozitare në Kosovë, anëtarë të komisionit parlamentar për zbulim, të ci...
Politike
6 Dhjetor 2024, 21:57
M.B
Besnik Bislimi
KOSOVA- Zv/Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi thotë se Serbia qëndron pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me...
Politike
6 Dhjetor 2024, 21:02
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Për më shumë se një orë mëngjesin e të premtes, oficerë të Byrosë Kombëtar...