LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama pas dhunimit masiv të zgjedhjeve dhe votës së lirë, kaloi në fazën e fundit të mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve

Po ashtu berisha ka shtuar se ata janë dëshmitarë që forcës kryesore opozitare nuk iu shënua emri në fletë të votimit dhe se 1.3 mln votuesve, iu nddyshua fleta e votimit.

30 Nëntor 2023, 18:07 Nga I.A
Berisha: Rama pas dhunimit masiv të zgjedhjeve dhe votës së
Sali Berisha

KAMËZ- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama për mohon të të drejtave kushtetuese të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë. Në një takimin me demokratët në Kamzë, Berisha theksoi se Rama pas dhunimit të zgjedhjeve dhe votës së lirë, kaloi në fazën e fundit të mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve. Po ashtu berisha ka shtuar se ata janë dëshmitarë që forcës kryesore opozitare nuk iu shënua emri në fletë të votimit dhe se 1.3 mln votuesve, iu nddyshua fleta e votimit.

"Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Kamzës, Paskuqanit, përshëndetjet më të përzemërta dhe falënderimin tim për praninë tuaj sot në këtë takim. Ne takohemi së bashku me ju në një moment kritik jo vetëm për PD-në dhe opozitën shqiptare, por në momentin më kritik në 32 vitete fundit për demokracinë, pluralizmin, Shqipërinë
Sot ne mblidhmi së bashku si forca kryesore politike e opozitës, por jemi sot këtu si forca kryesore e të drejtave kushtetuese të mohuara. Jemi sot këtu si një forcë politike të cilës, Edi Rama në aktin më armiqësor në 32 vite ndaj saj dhe opozitës, pas përpjekjeve për shkatërrimin e saj, për emërimin, kontrollin e saj dhe të kryetarit të saj. Pas dhunimit masiv të zgjedhjeve dhe votës së lirë, kaloi në fazën e fundit të mohimit të të drejtave kushtetuese në parlament të deputetëve, përfaqësues tuaj. Defakto asgjësimin e pluralizmit politik parlamentar në Shqipëri. Shndërrimin e përfaqësuesve tuaj në parlament, në një fasadë e cila qëndron aty, apo të cilët qëndrojnë aty thjeshtë sa për të thënë se parlamenti ka një opozitë. Në çdo vend, në çdo demokraci, jeta politike funksionon qeveri dhe opozitë. Por në Shqipëri qeveria nuk ka legjitimit, në Shqipëri qeveria krijoi industrinë e krimit të blerjes së votës. Makinerinë gjigante të frikësimit të qytetarëve, të kontrollit të plotë të vullnetit të tyre. Të ndikimit në mënyra më antiligjore mbi votën e tyre, mbi vullnetin e tyre.

Është dramatike, por sot ka disa ngjashmëri me fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90. Në zgjedhjet e para të vitit 1990, zonat më të shtypura, më të varfra nuk na votuan. Sepse indoktrinomi i tyre gjer në palcë, frika nga diktatura, nga terrori që ushtronte diktatura, i bënte ata njerëz të mendonin se ne nuk duhej të votoheshim. Po pse po bëj këtë krahasim me ju demokratët e Kamzës. Çfarë ndodh sot? Të gjithë e shohim se ai vjedh zgjedhjet. Ju e patë vetë se çfarë bëri me makinerinë elektronike këtu në Kamzë. E patë se çfarë bëri me autokolonën e ‘Benzave’ të blinduar me Bajrat në Shkodër. Ju e mësuat se si ai shpërndau në kundërshtim me ligjet, 683 mijë zarfave pensionistëve. Ju jeni dëshmitar se si ai përndoqi votuesit me patronazhistë, aktivistë, si terroristë të kuq të votës tuaj. Ju jeni dëshmitarë se sa mijëra e mijëra kërcënime ju bënë zgjedhësve vetëm e vetëm të mos votojnë opozitën. Ju jeni dëshmitarë se si forcës kryesore të opozitës nuk ju regjistrua emri në fletë. Ju jeni dëshmitarë se si 1.3 mln zgjedhës, ju ndryshua qendra e votimit. Me statistikë 200 mijë prej tyre u paraqitën dhe nuk votuan dot. Të gjitha këto janë zhvillime dramatike, antiligjore. Janë jo të paktë ata të cilët shprehen se Edi Rama vërtetë i ka vjedhur zgjedhjet, por i fiton. Kjo është të përligjësh vjedhjen, ti thuash hajdutit, të gëzosh plaçkën që vodhe. Nuk ka defekt moral më të madh se ky. Dhe ky është efekti i një propagande e cila përhapet në një kohë që ai nuk ka fituar zgjedhjet," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet