All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: Rama i trajton kryeministrat e Kosovës, sikur të ishin kryebashkiakë të Vlorës. Bëri gjithçka të tregojë se ky ishte samiti anti-Kosovë!

Në një takim me strukturat e PD-së në qarkun e Tiranës, Berisha deklaroi se Rama i trajton kryeministrat e Kosovës, sikur të ishin kryebashkiakë të Vlorës.

18 Tetor 2023, 19:15 Nga I.A
Berisha: Rama i trajton kryeministrat e Kosovës, sikur të ishin
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë, duke theksuar se Edi Rama bëri çdo gjë që ky samit të ishte anti-Kosovë. Në një takim me strukturat e PD-së në qarkun e Tiranës, Berisha deklaroi se Rama i trajton kryeministrat e Kosovës, sikur të ishin kryebashkiakë të Vlorës.

"Pse ne kemi arritur gjer në këtë gjendje. Sepse ne e kemi toleruar Edi Ramën në çdo akt që ai ka bërë, jo vetëm kundër nesh, po e po, por që ka bërë kundër Shqipërisë, kundër kombit shqiptar. Unë i them çdo shqiptari që ka një grimcë atdhetarie dhe patriotizmi për këtë vend, si ndjehet ai kur Tirana është shndërruar në rrafshin politik në raport me kombin shqiptar, një replikë e Beogradit, madje në propagandë edhe më agresive. A mund të ketë imagjinatë normale, a mund të ketë njeri që mund ta pranojë që çdo javë kryeministri i këtij vendi të vërsulet, nuk po dua të prish gojën, kundër gjysmës së kombit, të lakojë, mallkojë, denigrojë kundër udhëheqjes politike të një vendi të pavarur. Ai i trajton kryeministrat e Kosovës, sikur të ishin kryebashkiakë të Vlorës. Pra, ai është kthyer në një altoparlant të Beogradit! Çfarë duhet të bëjë ai më shumë se kaq që ne të pranojmë këto qëndrime të tij? Ne duhet ta kemi të qartë se jemi dy shtete të pavarura, sovrane.

Nëse ta supozojmë nuk do ta ndihmojë, por kjo është njëra anë. Por jo ta sulmojë çdo ditë. Bëni pak, kthejeni pak videon e këtyre tre ditëve. Këtu u bë samiti evropian. Bëri gjithçka të tregojë se ky ishte samiti anti-Kosovë.
Po ndodh në botë kjo? I erdhi presidenti francez, çështja më kryesore ishte Kosova. Vizat për qytetarët e Kosovës. Më thoni ju, a mund të ndodhë që një vend fqinj, normal, të shndërrohet në një platformë propagande kundër vendit fqinj tjetër? Ndërkohë kur atje nuk ekziston asnjë propagandë antishqiptare. Përkundrazi, aq sa është. Ndërkohë që këta që rrahin gjoksin për turistë sot, këta e thonë se 40 përqind janë nga Kosova. Ata vijnë dhe lënë edhe një taksë në rrugë. Shqiptarët përballen me një situatë që kurrë nuk mundet dhe duhet ta tolerojmë. Edhe në luftën e fundit për Kosovën kanë derdhur gjak, me dhjetëra e qindra shqiptarë nga Shqipëria janë vrarë aty, përveç ndarjes së kafshatës së gojës.

Si mund të sillet një vend? Sot ishte presidenti i Kroacisë, i shkuam për nderim atij, nuk mund të mos i shkonim se ai është kroat, por ka folur si mik, ka folur në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ka folur në përputhje me ligjin e fqinjësisë së mirë. Krahasoni deklaratat e tij me deklaratat e Edi Ramës. Ti e urren Kosovën, dakord, ti nuk e don. Por janë disa rregulla që ti je i detyruar t’i respektosh. Pastaj nëse ti e urren Kosovën, ne të tjerët e duam. Ose janë indiferentë, por nuk e urrejnë ama. Pse e urren ti, unë nuk di shqiptar që ka një arsye të urrejë Kosovën. Pse do e urrejë? I ka bërë vendit dëmet më të mëdha me shërbimet që i ka bërë Vuçiçit, por për ne kombi është komb!", tha Berisha.

sali berisha edi rama

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje