LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Procesi i privatizimit të Klubit Partizani është një proces i zhvilluar në mënyrën më transparente pa asnjë shkelje ligjore

Kryedemokrati duke i konsideruar si prokurorët politik të Edi Ramës, theksoi se në hetimin e tyre shterues 4-vjeçar, nuk kane gjetur asnjë dokument të firmosur nga ai vetë për njohjen, kthimin e pronës pronarëve legjitimë apo parablerjen, në përputhje me ligjin e objekteve të ndërtuara mbi këto prona.

18 Shtator 2024, 14:05 Nga E. D
Berisha: Procesi i privatizimit të Klubit Partizani është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u shpreh se procedurat për privatizimin e Klubit Partizani janë nisur nga qeveria socialiste. Gjatë fjalës së tij në konferencën Berisha tha se procesi i privatizimit është zhvilluar në mënyrën më transparente dhe pa asnjë shkelje ligjore.

Kryedemokrati duke i konsideruar si prokurorët politik të Edi Ramës, theksoi se në hetimin e tyre shterues 4-vjeçar, nuk kane gjetur asnjë dokument të firmosur nga ai vetë për njohjen, kthimin e pronës pronarëve legjitimë apo parablerjen, në përputhje me ligjin e objekteve të ndërtuara mbi këto prona.

"Procedura e privatizimit të Klubit Partizani u nis nga qeveria socialiste. Sali Berisha, qeverisja e tij nga viti 2005-2013, në përputhje të plotë me programin e Partisë Demokratike, por dhe me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, bënë të mundur me 54 mijë vendime të AKKP, kthimin ose kompensimin e 1.577.400.000 m2 dhe qindra e qindra objekte mbi 510 mijë pronarëve legjitimë të konfiskuar nga regjimi i etërve të Edi Ramës. Jamarber Malltezi, pasardhës i pronarëve ndër më të mëdhenjtë të Tiranës, por dhe Shkodrës, ka marre gjithsej më pak se 7% të pronave qe i takojnë, në rastin e Klubit Partizani ai ka marrë 410m2 toke ose me pak se 1% të tokës. Procesi i privatizimit të Klubit Partizani është një proces ‘lege artis’, i zhvilluar në mënyrën më transparente pa asnjë shkelje ligjore.

Theksoj edhe njëherë pa asnjë shkelje ligjore, çdo interpretim tjetër është absolutisht fals dhe i pavërtetë. Në hetimin e tyre shterues 4-vjeçar, prokurorët politikë të Edi Ramës nuk citojnë, sepse nuk kanë gjetur asnjë shkelje ligjore në firmosjen e dhjetëra dokumenteve të procesit të njohjes, kthimit të pronës dhe parablerjes së objekteve të ndërtuara mbi pronën e tyre.
Asnjë nga këta punonjës, që kanë firmosur këtë proces nga viti 1996 i fillimit të tij gjer në vitin 2009 të përfundimit të tij, nuk është në ndjekje penale sepse ata kane zbatuar ligjin dhe vetem ligjin. Aludimi se një ministër ka firmosur në vitin 2007, në një kohë kur ligji parashikonte koncesionin, është krejtësisht i pabazë. Procesi kishte dy vite që kishte filluar dhe ligji në qoftë se nuk shkruan në rreshtat e tij, nuk ka fuqi prapavepruese.

Në hetimin e tyre shterues 4-vjeçar, prokurorët politik te Edi Rames nuk kane gjetur asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha për njohjen, kthimin e pronës pronarëve legjitimë apo parablerjen, në përputhje me ligjin e objekteve të ndërtuara mbi këto prona. Në hetimin e tyre shterrues katërvjeçar nuk ekziston asnjë dëshmi e çfarëdolloj që të faktojë se Sali Berisha ose Jamarbër Malltezi apo lidhje tjetër e tyre, kanë ushtruar presionin më të vogël tek ndonjëri prej dhjetëra e dhjetëra punonjësve te qeverive të majta dhe të djathta, që kanë firmosur dokumentet e njohjes, kthimit te pronës tek pronaret legjitimë dhe parablerjes së objekteve të Klubit Partizani," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë