LIVE UPDATES
Politike

Berisha prezanton programin dhe rrëfehet: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim, këtë e konsideroj misionin më të rëndësishëm të jetës sime

Berisha theksoi se çdo qytetar shqiptar do marrë minimumin jetik 200 euro dhe çdo pensionist nuk do marrë pensionin jo më pak se 200 euro.

6 Maj 2025, 21:12 Nga E. D
Berisha prezanton programin dhe rrëfehet: Nuk luftoj asnjë ditë
Sali Berisha

DURRËS- Kreydemokrati Sali Berisha ka prezantuar programin e ‘Shqipërisë Madhështore’ para mijëra qytetarëve në Durrës. Berisha theksoi se çdo qytetar shqiptar do marrë minimumin jetik 200 euro dhe çdo pensionist nuk do marrë pensionin jo më pak se 200 euro. Ai gjithashtu theksoi se energjia do zbresë në 7 lekë për qytetarët dhe nafta nuk do shitet kurrë më më shtrenjtë se në Maqedoni dhe Kosovë. 

"Miqtë e mi, unë jam tek ju sot për t’u rrëfyer ju se asnjë orë, asnjë ditë të vetme nuk luftoj për pushtetin tim.
Unë nuk luftoj për pushtetin tim, por punoj nga mëngjesi herët gjer në mesnatë në një mision që e konsideroj sot misionin më të rëndësishëm të jetës time. Që i falem Zotit dhe e falënderoj çdo ditë që më dha mundësi që energjitë e mia, forcën time, t’ia përkushtoj këtij misioni, Në të cilin, së bashku me ju do të hapim një kapitull të ri për Durrësin, për Shqipërinë, për kombin, për shqiptarët. Në këtë mision të shenjtë për shpëtimin e Durrësit dhe Shqipërisë, ne së bashku do transformojmë Durrësin dhe Shqipërinë në 100 ditët e para.

Nga çdo skaj i vendit ne do përzëmë me dorë të hekurt mjerimin, varfërinë e skajshme nga vatrat e shqiptarëve.
Çdo qytetar shqiptar do marrë minimumin jetik 200 euro. Çdo pensionist nuk do marrë pensionin jo më pak se 200 euro. Ja pse duhen 100 ditët. Çdo rrogëulët do marrë rrogë mbi 500 euro. Çdo qytetar shqiptar do ketë të rimbursuara 100 përqind nga shteti atë listë ilaçesh që kanë qytetarët e vendit mik, Italisë. Energjia do zbresë në 7 lekë për qytetarët. Nafta nuk do shitet kurrë më më shtrenjtë se në Maqedoni dhe Kosovë, ku është të paktën 40 përqind më lirë se në Shqipëri.

Ndaj dhe jam këtu për të kërkuar 100 ditë në mënyrë që çdo biznesi t’ia ulim energjinë nga 18 në 6 lekë. Në mënyrë që çdo biznesi t’i ulim tatim fitimin nga 23 në 10 përqind. Të ulim TVSH-në në 15 përqind. Jam këtu për të kërkuar 100 ditë që të gjitha taksat e ndërtimit të pjesëtohen me 10 herë. Nuk do ketë më kurrë taksë për çmimin e shitjes, por do jetë 1 e 10 vetëm për preventivin. Nuk do ketë taksë sociale. Kjo do i bëjë çmimet të përballueshme. Miqtë e mi, prapë tek të rinjtë, një çati do garantojmë për çdo çift të ri. Çdo çift i ri do ketë grantin 30 mijë euro për të blerë apartamentin me kredi dhe paguar interesat e kredisë.

Çdo i ri do subvencionohet për qiranë që paguhet. Pra, në 100 ditë ne krijojmë një mundësi të re për shqiptarët.
Çdo fermer do subvencionohet pesë herë më shumë se sot, aq sa subvencionohen fermerët në Kosovë dhe Maqedoni. Fermerët do kenë kredi të buta. Do kenë grante fermerët e rinj. Pra, çfarë do bëjmë ne? Do ua kthejmë paratë që gjer sot, 12 vite me radhë, i kanë vjedhur si dardha të prishura dhe molla, Edi Rama me ministrat, zyrtarët, kryebashkiakët dhe bashkiakët e tij, me drejtorët dhe stërdrejtorët e tij," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen