LIVE UPDATES
Politike

Berisha: PD mori mbështetje të plotë nga PPE, të bashkohemi nesër në kryengritjen më të fuqishme paqësore

Sipas Berishës, protesta nesër do të jetë kryengritja më e madhe paqësore që ka njohur Tirana, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë.

21 Mars 2026, 12:22 Nga I.A
Berisha: PD mori mbështetje të plotë nga PPE, të bashkohemi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi mesditen e sotme një bashkëbisedim online me qytetarët, teksa u ndal te protesta e PD, që pritet të mbahet pasditen e nesërme. Sipas Berishës, protesta nesër do të jetë kryengritja më e madhe paqësore që ka njohur Tirana, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë.

Po ashtu, Berisha ka ndarë dhe detaje nga pjesëmarrja në samitin e 50-vjetorit të Partisë Popullore Europiane, duke theksuar mbështetjen që opozita shqiptare ka marrë nga liderët europianë.

'Mirëdita të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë bisedë timen në rrjetet sociale. Së pari edhe njëherë gëzuar Fitër Bajramin, nga zemra uroj që Zoti i madh t’ua kthejë të gjithë sakrificat në mirësi dhe mbarësi për ju dhe familjen tuaj. Sapo kthehem nga samiti i 50-vjetorit të Partisë Popullore Evropiane, një ngjarje jashtëzakonsisht e rëndësishme për këtë parti, e cila ka qenë më anëtarët e saj, lokomotivë kryesore e zhvillimit, prosperitetit, demokracisë në Evropë dhe ka rrezatuar fuqishëm në mbarë botën. PD, anëtare e asociuar e PPE, ishte e ftuar në të gjitha evenimentet ku u morën vendime shumë të mëdha, të rëndësishme së pari për vetë BE-në dhe për kompeticionin brenda këtij bashkimi ose kompeticionin e këtij bashkimi me rregulla të reja lehtësuese të mëdha për garën dhe biznesin. Diskutime të mëdha dhe vendime për Ukrainën, mbështetjen e saj të plotë si dhe rrugët e përballimit të krizës energjetike të krijuar tashmë nga lufta në Lindjen e Mesme dhe dëmtimet e mëdha që Irani u ka shkaktuar instalimeve të naftës dhe gazit në rajonin më nevralgjik sa i përket energjisë në planet, rajonin e Gjirit Persik. Natyrisht në këto aktivitete unë takova shumë miq të hershëm, por edhe të rinj, takova kryeministra, kryetarë partish, personalitete të shquara. Diskutimi ishte sigurisht mbi gjendjen e Shqipërisë. Ajo që mund t’u them qytetarëve është se njohuritë janë të plota për rrëshqitjen e Shqipërisë në një narkoshtet apo një narkodiktaturë dhe Edi Rrama sot është një diktator në rreth të kuq, pa të ardhme në Shqipëri dhe në Evropë. Mbështetja për opozitën dhe përpjekjet e saj është e plotë nga PPE, nga liderët e këtyre partive, nga partitë e mëdha, CDU, partitë e tjera të qendrës së djathtë në Evropë.

Diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin me këto parti si dhe i njoha me vendosmërinë tonë, rezistencën tonë, kryengritjen tonë paqësore për të përmbysur këtë regjim të paligjshëm, zhvillimet dramatike të javëve të fundit, në të cilat Edi Rama mori përsipër të gjithë fajësinë, siç e ka, duke bllokuar sistemin e drejtësisë në mënyrë përfundimtare, paketën ligjore që po përgatit si mburojë për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve. Pra, mund të them se në këtë samit, PD pati vendin e saj të merituar dhe mori mbështetje shumë të madhe. Bëmë takime në parlamentin belg dhe në parlamentin e kryeqytetit të Belgjikës, në të cilat ne informuam bashkëbiseduesit, miqtë tanë për të gjithë situatën dramatike që kalon Shqipëria. Me këtë rast unë shpreh mirënjohje të thellë për Partinë Popullore Evropiane, kryetarin Ueber, Sekretarin e Përgjithshëm Montserrat dhe të gjithë ata që mbështetën partinë gjatë këtyre viteve dhe e mbështesin sot fuqishëm në përpjekjet e saj për një Shqipëri ku qytetarët të votojnë të lirë, një Shqipëri demokratike. Falënderoj shumë të gjithë miqtë që takova aty për dashamirësinë që treguan, mbështetjen që treguan si dhe përfaqësuesit e parlamentit belg dhe parlamentit të Brukselit.

Pra mund të themi se demokracia shqiptare sot ka miq dhe mbështetës të mëdhenj dhe të vërtetë, opozita shqiptare ka miq të mëdhenj dhe të vërtetë, të cilët e mbështesin PD-në. Duhet t’u them këtu se ai që dikur pranohej apo shpallej në mënyrë absolute të paqenë si sukses, tani ylli i tij është shuar, është një figurë e nxirë. Rastisi, por ishte koincidencë, por gjatë kohës që ne ishim në Bruksel, Mali i Zi u votua për të mbyllur kapitujt e rëndësishëm, kurse Shqipëria mbeti në klasë dhe nuk i mbylli dot. Dhe i garantoj shqiptarët se me Edi Ramën nuk ka asnjë progres drejt BE, përkundrazi ka kthim mbrapa gjithnjë e më të madh. Pra, këto doja të informoja në këtë bisedë shkurtimisht dhe të shfrytëzoj rastin të bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të përmbushim detyrën tonë ndaj këtij regjimi, të ngrihemi fuqishëm kundër Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale, e cila më së fundmi mbylli edhe dyert e Evropës për Shqipërinë me mburojën që krijon për vjedhjet e tij dhe të organizatës së tij kriminale. Sot është një detyrë e çdo qytetari shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij, se unë jam i bindur se shqiptarët votojnë për një Shqipëri në Evropë, një Shqipëri që integrohet në BE, votojnë për një Shqipëri që respekton shtetin ligjor, që lufton në mënyrë të vendosur dhe ligjore korrupsionin, të bashkohemi nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të treguar forcën tonë, shpirtin tonë të pamposhtur me kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën