LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Raporti për shkeljet/ Berisha: Rama ikën me protesta të fuqishme! Analizë në PD pas zgjedhjeve në Rrogozhinë

• Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi ditën e sotme raportin me shkeljet që opozita evidentoi gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit. •Berisha tha se Rama nuk do i shpëtojë hetimeve për McGonigal dhe Deripaska, si dhe shtoi se PD do bëjë gjithçka për largimin e kryeministrit nga pushteti. •Po ashtu, kryedemokrati deklaroi se pas datës 23 korrik që përfundojnë zgjedhjet në Rrogozhinë, PD do futet në analizën e veprimtarisë së saj elektorale, e cila do të jetë një analizë e thellë, e plotë e tëra jashtë këtij konteksti. •Në fund, kryetari i PD-së deklaroi se Rama mund të largohet me protesta të fuqishme të shqiptarëve të cilat opozita do ti organizojë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Ndaloni veprimtarinë përçarëse të Ramës”/ Situata në veri të Kosovës, Berisha: SHBA, BE dhe NATO të ndërhyjnë

Raporti për shkeljet/ Berisha: Rama ikën me protesta të fuqishme!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si njeriun që ka sjellë përçarjen në rajon. Berisha i bëri thirrje BE, SHBA, si edhe NATO-s që të ndalojnë veprimtarinë përçarëse të kryeministrit Rama në rajon.

PD i bën thirrje komuniteti ndërkombëtar BE, SHBA, NATO-s të ndalojë veprimtarinë përçarëse të Edi Ramës në rajon. Ky autokrat ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë. Rama për 4 vite me radhë u bë promotor i neveritshëm dhe përçarës i rajonit duke tundur flamurin e Ballkanit të Hapur , të Vuçiç dhe ju kundërvu haptas procesit të Berlinit.

 Rama tani vazhdon të mbjellë përçarje të rrezikshme në rajon dhe midis shqiptarëve dhe për të shpëtuar lëkurën e tij kërkon të flasë në emër të Bashkimit Europian. PD deklaron se pas qëndrimeve të autokratit qëndron hetimi i hapur për aferën e korruptimi MC Gonigal dhe angazhimin e këtij të fundit gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës shqiptare. PD dënon veprimtarinë përçarëse dhe konflikt-ndjellëse të Edi Ramës”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Berisha: Analizë edhe në PD pas zgjedhjeve në Rrogozhinë 

Raporti për shkeljet/ Berisha: Rama ikën me protesta të fuqishme!
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se pas përfundimit të zgjedhjeve në Rrogozhinë, do të bëjnë një analizë të gjendjes brenda selisë blu. Përballë gazetarëve, Berisha tha se do bëhet një analizë e plotë që në fund do sjellë edhe përmbysjen e Ramës.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Pyetje: Dëgjuam këtu raportin që keni publikuar, që kryesisht janë edhe deklarata apo tema që i keni trajtuar me gazetarët gjatë këtyre dy muajve. Por në asnjë fjalë nuk pamë një lloj përgjegjësie sado e vogël tek vetja apo PD. Z. Berisha, ju si drejtues i këtij koalicioni që garoi në 14 maj, a ndjeni përgjegjësi personale, apo si grupim që ju keni përfaqësuar për humbjen e këtyre zgjedhjeve. A mendoni se ka edhe qytetarë që nuk dalin të votojnë se nuk duan që Shqipërisë ti japin një alternativë, një person i cili është prej 30 vitesh në politikën aktive të vendit.

Sali Berisha: Së pari e kam theksuar disa herë që kjo është faza e mbrojtjes së votës. Pas datës 23 korrik që përfundojnë zgjedhjet në Rrogozhinë PD hyn në analizën e veprimtarisë së saj elektorale, e cila do të jetë një analizë e thellë, e plotë e tëra jashtë këtij konteksti. Mos të mendojë kush se ne për shkak të këtyre vëllimeve me dokumente do të pengohemi të bëjmë analizën më të plotë. Jo ne do e bëjmë analizën më të plotë. Përsa i përket problemi tim, Osman, ky ishte një rikthim shumë i suksesshëm, kur pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës, 500 mijë idealistë nuk u mposhtën. A e kupton këtë që kjo është një lokomotivë që do të përmbysë Edi Ramën. Imagjino ti nëse do të kishte ecur, çfarë katastrofe do të ishte për Shqipërinë. Ndaj dhe këtu ti ndajmë gjërat.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Raporti i PD për zgjedhjet e "14 majit", demokratët vendosin dosjet njëra mbi tjetrën

Raporti për shkeljet/ Berisha: Rama ikën me protesta të fuqishme!
Dosjet e PD

TIRANË- Partia Demokratike po prezanton sot raportin për shkeljet që, sipas saj, janë kryer gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit. Sipas kreut të këtij grupimi të PD-së, raporti bazohet në fakte dhe dokumente të konstatuara në të gjithë vendin dhe vërteton se “Shqipëria kaloi me 14 maj një farsë elektorale.”

Raporti për shkeljet/ Berisha: Rama ikën me protesta të fuqishme!

Por teksa Berisha dhe demokratët e tjerë flasin, në sallën e takimit bien në sy 5 dosjet e vendosura njëra mbi tjetrën, tek të cilat kryedemokrati pretendon se ka mbledhur dëshmitë për manipulimin e vullnetit të qytetarëve gjatë zgjedhjeve lokale.

Duke u bazuar të raporti, Sali Berisha foli për pabarazi ekstreme mes partive garuese në zgjedhje gjatë fushatës elektorale.

3 VITE ME PARE

Raporti i PD për "14 majin"/ Berisha: Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë të saj

Raporti për shkeljet/ Berisha: Rama ikën me protesta të fuqishme!
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezanton raportin me gjetjet e zgjedhjeve të 14 majit, të cilat pretendon se janë të vjedhura nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. Në konferencën e tij për mediat, Berisha tha se vota u kontrollua në detaje nga qeveria. Ndërsa po ashtu analizoi edhe sjellën e kreut të qeverisë, për të cilin parashikoi edhe njëherë tjetër një tetor "të zjarrë" lidhur me çështjen e Charles McGonigal. 

"Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë kohore të saj. Mediat ishin në kontroll të plotë të qeverisë. Rama bllokoi të gjitha ekranet televizive në funksion të fushatës së tij. Farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale. Unë dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan, drejtues lokal, kandidatë, anëtarë, mbështetës të PD, në këtë dokumentacion mijëra faqesh. Dua të falënderoj grupin e punës që është sot përpara jush për këtë raport të shkëlqyer, të plotë,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij Berisha. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Sot ne paraqesim në vija të përgjithshme raportin e PD-së për farsën elektorale 14 maj 2023. Ky raport bazohet në qindra dhe mijëra fakte, dokumente të konstatuara në të katër anët e vendit. Në dhunimet e pashembullta të të drejtës së votës, në shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë të vërtetë elektorale. Këto që shihni ju këtu dhe të gjitha dosjet tjera janë dokumente zyrtare që dëshmojnë se Shqipëria kaloi me 14 maj farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare. Këto dokumente do të jenë pjesë e një raporti shumëvëllimësh, i cili do publikohet, me të cilin do njihen mediat, do njihen qytetarët shqiptarë, do njihen demokratët. Por do njihen institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve të lira. Do gjenden modalitetet për t’u hedhur edhe në Amazon, në mënyrë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar me këtë farsë të shëmtuar zgjedhore, që ka për aktor kryesor Edi Ramën, një person të inkriminuar kokë e këmbë, i cili ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij, mega-aferave të tij korruptive, kombëtare dhe ndërkombëtare. Për shkak të mega-aferave korruptive të djegësve, të Portit të Durrësit, të Parkut të Butrintit, për shkak të mega-aferave familjare, pasurimit në mënyrë të përbindshme të anëtarëve të familjes së tij, për shkak të korruptimit që ky i ka bërë shefit të kundërzbulimit të agjencisë më të rëndësishme të zbulimit në botë, FBI, McGonigal. Nëse partia në pushtet disponoi të gjitha fondet, të gjithë makinerinë shtetërore e shndërroi në makineri elektorale, partia kundërshtare, PD, e futur në garë me të njëjtin numër kandidatësh, pati zero lekë mbështetje nga fondet publike. Rama si diktator i vërtetë, caktoi kryetarin e koalicionit të opozitës, çka nuk ndodh kurrë në një vend të lirë. Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit politik nga frika dhe tmerri. Komisionet elektorale ishin më të pabarabartat në historinë e këtij vendi.

Për herë të parë, 876 mijë qytetarë u prekën me para nga qeveria për të publikuar ose blerë votën e tyre. 1.3 milionë zgjedhësve iu ndryshua qendra e votimit. U krijua një armatë prej 520 mijë zgjedhës shëtitës. Dita e votimit ishte ditë kulmore e farsës elektorale. Vetëm në një numër të kufizuar qendrash në bashkinë e Kuçovës janë konstatuar mbi 500 raste votimi në grup, familjar ose në shoqëri. Imagjinoni sa janë në të gjithë bashkinë e Kuçovës. Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë kohore të saj. Mediat ishin në kontroll të plotë të qeverisë. Rama bllokoi të gjitha ekranet televizive në funksion të fushatës së tij. Farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale. Unë dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan, drejtues lokal, kandidatë, anëtarë, mbështetës të PD, në këtë dokumentacion mijëra faqesh. Dua të falënderoj grupin e punës që është sot përpara jush për këtë raport të shkëlqyer, të plotë.

sali berisha raporti i pd 5 korrik 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet