LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Pa guximin e ambasadorit Walker, ndoshta historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ambasadori Walker është një personalitet dhe emër i cilit skalitet me daltë në memorien e çdo shqiptari që do lirinë.

17 Janar 2025, 12:42 Nga N.F
Berisha: Pa guximin e ambasadorit Walker, ndoshta historia e Kosovës nuk do
Berisha

TIRANË- Në bashkinë Kavajë po  zhvillohet ceremonia e dekorimit të ambasadorit amerikan, William G. Walker me titullin e mirënjohjes personalitete që kanë kontribuar për kauzën shqiptare. Ceremonia u organizua nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve Anti-Komunistë ku ka marrë pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ambasadori Walker është një personalitet dhe emër i cilit skalitet me daltë në memorien e çdo shqiptari që do lirinë. Ai theksoi se ambasadori Walker ëstë jo vetëm një hero i Kosovës, por është një hero i Shqipërisë dhe hero i çdo shqiptari, pasi ai ka bërë për lirinë kombëtare, si individ, ka dhënë një kontribut që shqiptarët nuk i dalin borxhit kurrë.

Berisha shtoi se historia e Kosovës është medalje me dy anë. Ai theksoi se ë njërën anë është qëndresa e pamposhtur e qytetarëve të saj ndaj përpjekjeve të pandërprera për eksterminimin e tyre, ndaj përpjekjeve të pandërprera për shpopullimin e saj, për shfarosjen e shqiptarëve nga masakra në masakër.

Fjala e Berishës:

Mirëdita dhe një përshëndetje shumë të përzemërt të gjithëve ju në këtë sallë, qytetarëve të Kavajës kudo që janë sot. Një përshëndetje të përzemërt ambasadorit ëalker, këtij personaliteti, emri i të cilit skalitet me daltë në memorien e çdo shqiptari që do lirinë. Në muret me historisë së këtij kombi, ambasadori Walker është jo vetëm një hero i Kosovës, por është një hero i Shqipërisë dhe hero i çdo shqiptari, pasi ai ka bërë për lirinë kombëtare, si individ, ka dhënë një kontribut që shqiptarët nuk i dalin borxhit kurrë.


I dashur ambasador, historia e Kosovës është medalje me dy anë. Në njërën anë është qëndresa e pamposhtur e qytetarëve të saj ndaj përpjekjeve të pandërprera për eksterminimin e tyre, ndaj përpjekjeve të pandërprera për shpopullimin e saj, për shfarosjen e shqiptarëve nga masakra në masakër, por është edhe histori barbarish ndaj Kosovës. Masakra e Raçakut, në njëfarë mënyre falë këtij burri që kemi ne sot, ishte rasti kur flijimi i 45 burrave, grave, fëmijë, u shndërrua në dritë lirie për mbarë Kosovën dhe kombin shqiptar.


Ambasador, ka pasur masakra të tjera shumë herë më të mëdha, mjerisht disa prej tyre të kryera nga serbë dhe shqiptarë, nga Beogradi dhe Tirana komuniste, e tillë është famëzeza masakër e Tivarit, që mund të renditet e dyta pas Luftës së Dytës Botërore, pas asaj të Katinit. Por ato i mbuluan ndryshku i kohës, balta e kohës, tymi i kohës sepse ato nuk patën një dëshmitar vigan si ambasadori, i cili me qëndrimin e tij u shndërrua, me klithmën e tij zgjoi ndërgjegjen e mbarë botës së qytetëruar, por para të gjithash, të vendit të tij të madh, të vendit të lirisë, të SHBA.
Pa qëndrimin tuaj, pa guximin, pa ndershmërinë tuaj, ndoshta historia e Kosovës nuk do ishte kjo që është sot. Ndaj dhe ne kemi një mirënjohje të pakufishme ndaj jush.

berisha kosova walker

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion