LIVE UPDATES
Politike

Berisha nga Korça: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë

Sipas tij familja është tempulli i formimit, i edukimit, i moralit, i virtytit, për çdo shqiptar, për çdo korçar. 

22 Prill 2025, 19:35 Nga E. D
Berisha nga Korça: Një familje e fortë është themeli
Sali Berisha

KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët e opozitës në Qarkun e Korçë për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve dhe është kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë. Sipas tij familja është tempulli i formimit, i edukimit, i moralit, i virtytit, për çdo shqiptar, për çdo korçar. Kryedemokrati gjithashtu theksoi se me ardhjen e PD në pushtet dhe me vendosjen e minimumin jetik 200 euro, dhe pagën minimale 500 euro, etj, krijohen kushte që çdo familje të jetë në paqe, të mbrohësojë veten me punën, mundin dhe djersën e saj.

"Të dashur, qytetar dhe qytetare të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës. Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje entuziaste, për këtë atmosferë të elektrizuar, të njerëzve të lirë, të mbledhur këtu, në një mision të madh të jetës së tyre, në misionin e shpëtimit të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës nga ky regjim, nga kjo e keqe që ka shkretuar këto treva të bekuara më shumë se çdo pushtues, më shumë se çdo fatkeqësi natyrore në tërë historinë tonë kombëtare. I dashur zoti Vangjel Dule, aleat kryetar i PBDNJ-së, aleat i koalicionit për Shqipërinë Madhështore.

I dashur zoti Ivi Kaso, udhëheqës politik i qarkut të Korçës. E dashur Sorina deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Të dashur kandidate dhe kandidat, përfaqësues të qytetarëve të këtij qarku në parlamentin e ardhshëm, një përshëndetje të përzemërt për ju. Jeni krenaria e qytetarëve të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës, jeni krenaria e Shqipërisë. Të dashur miq! Koalicioni për Shqipërinë Madhështore ka një projekt për çdo korçare dhe korçar, për çdo shqiptare dhe shqiptar. Ky projekt është Korça, Pogradeci, Devolli dhe Kolonja në zenitin e kohës së tyre, në madhështinë e potencialeve të tyre, në madhështinë e shpirtit të qytetarëve të kësaj treve, të cilët në beteja të tyre për liri, në beteja të tyre për dije, në betejën e tyre për punë dhe mirëqënie qëndrojnë në kurorën e kombit shqiptar, qëndrojnë në kurorën e qytetërimit shqiptar dhe evropian.

Korça dhe korçarë, sot përjetojnë një kohë të cilën ata kurrë nuk e meritojnë. Korça, korçarë dhe mbarë shqiptarët në 12 vite të këtij regjimi njohën shkretëtimin më të madh në historinë e tyre kombëtare, por njohën edhe një nga periudhat më të zeza të varfërimit që një vend ka njohur në histori. Por Korça dhe korçarët janë gjithashtu potenciali më i madh për madhështinë e Korçës dhe Shqipërisë. Miqtë e mi! Me këtë projekt ne do bëjmë gjithçka, do ti shpallim luftë me zero tolerancë varfërisë ekstreme dhe mjerimit në Korçë dhe Shqipëri.
Ne besojmë se asnjë korçare dhe asnjë korçar, se asnjë shqiptare dhe asnjë shqiptar nuk duhet kurrë më të ndjejë dhimbjen e skamjes.

Nuk duhet kurrë më ti nënshtrohet sëmundjeve. Nuk duhet kurrë më të mendojë vend tjetër për ëndërrën e tij përveç Korçës, Pogradecit, Devollit, Ersekës dhe Shqipërisë. Në këtë përpjekje ne i adresohemi më së pari asaj që është vlera jonë hyjnor, asaj që lamë mëkuar dhe rritur brez pas brezi, burrat dhe gratë më të shquara të Korçës dhe Shqipërisë, luftëtarët më të vendosur, njerëzit më punëtor, familjes korçare, familjes shqiptare. Ne besojmë se një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, se një familje e fortë është kushti i mirëqënies sonë, është kushti i moralit tonë, është kushti i të ardhmes sonë në Korçë dhe Shqipëri.

Ndaj dhe ne duke vendosur pensionin minimal 200 euro, minimumin jetik 200 euro, duke vendosur pagën minimale 500 euro, duke vendosur kartën e konsumatorit, duke vendosur bonuset për fëmijë e parë, të dytë, për të tretin shpenzime të plota nga lindja gjer në 23 vjeç, ne japim, i krijojmë kushte që çdo familje të jetë në paqe, të mbrohësojë veten me punën, mundin dhe djersën e saj. Familja është tempulli i formimit, i edukimit, i moralit, i virtytit, për çdo shqiptar, për çdo korçar. Njerëz të lirë, korçare dhe korçarë të lirë, mos harroni kurrë se konservator do të thotë tradicional, se tradicional do të thotë besim tek familja, besim tek familja, besim tek familja," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet