LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në zgjedhje të lira, PS nuk fiton kurrë, do i shpallim terroristë elektoralë bandat bashkëpunëtore në blerje votash

Berisha theksoi se rezoluta për zgjedhjet synon mbrojtjen e votës dhe dokumenton format e blerjes së saj, nga lekët te kanabisi dhe punësimet. Ai deklaroi se PD ka mbi 100 dokumente provash për manipulimet zgjedhore.

5 Maj 2025, 23:01 Nga E. D
Berisha: Në zgjedhje të lira, PS nuk fiton kurrë, do i shpallim
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se sondazhet online tregojnë fitoren e opozitës ndaj Partisë Socialiste. Berisha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ u shpreh se këtyre sondazheve u beson, ndryshe nga ato që, kontrollohen nga Edi Rama përmes lejeve të ndërtimit dhe ndikimeve të tjera.

Berisha theksoi se rezoluta për zgjedhjet synon mbrojtjen e votës dhe dokumenton format e blerjes së saj, nga lekët te kanabisi dhe punësimet. Ai deklaroi se PD ka mbi 100 dokumente provash për manipulimet zgjedhore. Kreydemokrati akuzoi gjithashtu Ramën për lidhje me banda si ajo e Pëllumb Gjokës dhe Bajrave, që përdoren për të kërcënuar votuesit. Ai tha se këta persona do të shpallen “terroristë elektoralë”.

Berisha: Sondazhet që unë besoj na nxjerrin ne në krye të të gjitha forcave politike, dhe këto janë sondazhet online, në këto sondazhe ne jemi me distancë nga Partia Socialiste.

Jo vetëm në media, ka edhe më të thella.

Unë nuk them sesa, por sondazhet që bëhen dhe kontrollohen nga Edi Rama me leje ndërtimi, dhe me mënyra të tjera, unë nuk mund t’u besoj.

Sondazhet online u treguan të vërteta në rastin e Trump në vitin 2016, kjo është e vërteta, në 2016.

Ne, them që kemi bërë një punë jashtëzakonisht serioze për mbrojtjen e votës, se gjithmonë ka qenë themelore ajo.

Pyetja që më shtrojnë mua, si do e mbrosh votën a do e mbrosh votën?
Por 2 gjëra janë bërë: e para, kjo rezolutë është për këto zgjedhje, kjo rezolutë është për integritetin e procesit elektoral, është titulli i saj, dhe i kushtohet pikërisht këtyre zgjedhjeve.

Për shembull ka këtu, blerja e votës nga një seri faktorësh: blerja e votës me lekë, blerja e votës me kanabis, blerja e votës me punësime, blerja e votës me prokurime, blerja e të drejtës së votës.
Që të gjitha këto, janë në këtë rezolutë dhe janë për këto zgjedhje. Sepse ne kemi dokumenta.

Nuk shkruheshin këto kurrë po të mos jenë me fakte. Kemi ne fakte.
Ne, sa për dijeni, para 3 javësh kemi pasur mbi 100 dokumente të të gjitha llojeve dhe janë shtuar tani, nuk e di sa është numri.
Rezolutat kanë një komitet, para se të vijnë në seancë plenare ato shqyrtohen me lupë në komitet.

Një gjë të them unë ty, Rama është në thyerje qafe. E sigurt.
Unë nuk e ndaloj dot Ramën, të ndërsejë Pëllumb Gjokën dhe të aktivizojë bandën e tij në Velipojë, por unë faktoj këtë.

Unë nuk e ndaloj Ramën të transferojë Bajrat në burgun e Reçit dhe t’i pajisë me telefon për të komanduar, por unë i denoncoj ata dhe i faktoj.
Unë nuk e ndaloj për Visin e Troplinëve, që të bëjë gjithçka bashkë me Ergys Agacin, të kapë njerëz të tanë, t’i kërcënojë e t’i bëjë, nuk i ndaloj unë ata por ne i dokumentojmë fort.

Dhe ne absolutisht do bëjmë gjithçka që ata të shpallen terroristë bashkë me Gysin, terroristë elektoralë.
Ne jemi në një betejë më serioze të jetës sonë për votën e shqiptarëve, dhe do e fitojmë.

Do fitojmë zgjedhjet, do fitojmë të drejtën, se në zgjedhje të lira Edi Rama s’fiton kurrë.

E kapën shoferin e Taulant Ballës, e bënë copa, shoferi i Taulant Ballës refuzonte të mbledhte vota për Sara Milan, mbledhte për një tjetër.

sali berisha

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta