Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Ai shtoi se PD-ja është e gatshme të bashkëpunojë dhe të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me buxhetin e vitit 2025. Berisha tha se mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Ai shtoi se PD-ja është e gatshme të bashkëpunojë dhe të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira.
Berisha shtoi se ata të cilët mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë, jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë, ata janë në një variant, talebanët e politikës, janë fondamentalist, janë vegla të Edi Ramës dhe mund tu vesh shumë epitete.
Fjala e Berishës:
Mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Protestat nuk mund të shuhen, do të nxiten dhe të tjera, kudo që janë... ...Së pari njëherë për Tao Tao partitë, siç është kjo e fundit që përmende ti, e kupton vetë qëndrimin e Sali Berishës. Së dyti, për bizat antiopozitë të Edi Ramës është i njëjti qëndrim. PD-ja është e gatshme të bashkëpunojë dhe të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira.
Vijmë tani te thelbi i pyetjes. Ata të cilët mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë, jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë, ata janë në një variant, talebanët e politikës, janë fondamentalist, janë vegla të Edi Ramës dhe mund tu vesh shumë epitete. As Sali Berisha dhe asnjë njeri tjetër, nuk mund të përcaktojë përveç shqiptarëve, atë që ata duan në drejtim. Nëse ndalesh në tre vitet e fundit të karrierës së Sali Berishës, thelbi i kësaj beteje është vetë kjo i dashur Osman: Unë isha një deputet defakto në largim. Por një vendim i sponsorizuar nga mafia, nga Edi Rama dhe Soros, me qëllimin e vetëm për një fasadë opozitë në funksion të Edi Ramës, për tu diktuar shqiptarëve se kush duhet të jetë në krye të opozitës.
Pra një grusht shteti të mirëfilltë kundër sovraniteti të Shqipërisë. E them dhe njëherë, grushtet e shtetit nuk janë vetëm përmbysja e qeverisë. Sigurisht qeveria është mbartëse e sovranitetit të jashtëm dhe për aq sa është në aksione edhe në të brendshëm. Por mbajtëse e vërtetë e sovranitetit të brendshëm është opozitar. Dhe ata që përpiqen të rrënojnë opozitën, ta dekapitojnë apo caktojnë asaj kryetarin, ata janë puçistë që shkelin kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ligjet e vendit të tyre.
Pra ti imagjinosh ti apo ndonjë tjetër, se Sali Berisha do të lëkundet nga ky pozicion që e pranoi si mision në emër të qenies shqiptar, që i thotë mikut, mik, por që di ti thotë vetes, ‘Zot më ruaj nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë’. Pra është iluzive të mendosh se për hir të mafias shqiptare e ndërkombëtare, Sali Berisha do të cedojë. Kurrë, kurrë, kurrë.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në l...
Balliu TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë sot një deklara...
Takimi TIRANË- Enkelejd Alibeaj ditën e sotme ka prezantuar partinë e re politike “Djathtas”. Në krye të partisë ...
Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Ballaku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ka marr&e...
Kumbaro TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur në Pallatin e Kongreseve takimi vjetor për analizën e sezonit turistik ...
Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë podkastit “Flasim”, ka komentuar protestën e opozitës të zhvilluar më 7...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë ...
Jurgis Çyrbja TIRANË- Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-u) i njofto...