Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha përfundoi deklaratën e tij duke thënë për gazetarët se “piramida e trillimit” do të shembet dhe ai vetë nuk do të pengojë asnjë proces hetimor ose gjyqësor.
TIRANË- Edhe pse Gjykata e ka thirrur në seancë për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, ish-kryeministri Sali Berisha “thotë se nuk mund të shkojë”. Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se është i gatshëm çdo herë që të paraqitet mirëpo nuk pranon që të shkelet Kushtetuta e vendit.
Berisha përfundoi deklaratën e tij duke thënë për gazetarët se “piramida e trillimit” do të shembet dhe ai vetë nuk do të pengojë asnjë proces hetimor ose gjyqësor.
DEKLARATA E BERISHËS:
Jam i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetje, por kurrë për vendime antikushtetuese. Nuk e bëj absolutisht për vete, sepse unë siç e dini ju, jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin, i cili vendoste barazinë e plotë midis çdo zyrtari dhe qytetarit në Kushtetutë. Këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Edi Rama. Jam gati ta votoj nesër. Jam gati pa asnjë hezitim. Por përse ky ligj është në Kushtetutën e vendit, unë nuk mund të pranoj dot asnjë lloj kompromisi për shkeljen e tij.
Përkundrazi po konsultohem me juristë dhe të tjerë, që të ndërmarr të gjithë hapat e tjerë në mbrojtje të Kushtetutës. Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur kur më kanë thirrur, për t’u pyetur dhe për çdo gjë. E vetmja gjë, që nuk mund të pranoj kurrë, të shkel Kushtetutën e vendit. Të ndryshojmë Kushtetutën e vendit, jam autori i ligjit, që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë. Nuk duhet të ekzistojë, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Hajde atëherë të ndryshojmë Kushtetutën, por jo ta menderosim Kushtetutën.
Për atë nuk jam dakord.Sa kureshtje keni ju, unë besoj se me këto që u përgjigjem, jam korrekt fare. Pra, piramida e trillimit, e mashtrimit dhe e falsifikimit do të shembet. Dhe ju garantoj ju siç ka ndodhur, e bazuar gjithçka në falsifikim, fshehje dokumentesh dhe mashtrime. Kurse, nuk pengoj asnjë proces gjyqësor, hetimor, etj. E vetmja gjë, kjo është totalisht një formalitet, por një formalitet që buron nga Kushtetuta e vendit dhe unë nuk mund ta shkel.
Ndaj Berishës, gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim i lëvizjes jashtë vendit. Gjykata e cilëson si të njoftuar Berishën për vendimin dhe më pas është e detyruar të zbatojë procedurën përkatëse. Pas këtij momenti, Berisha është ai që vendos nëse do të jetë i pranishëm apo jo në seancë ose mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar këtë vendim.
Një ditë më parë Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën “arrest me burg” ndaj Jamarbër Malltezit, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash në aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Për biznesmenin Fatmir Bekteshi, GJKKO vendosi masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim i lëvizjes jashtë shtetit, duke marrë parasysh moshën e tij të thyer dhe problemet me shëndetin./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një denoncim mbrëmjen e sotme në lidhje me ccështjen q&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Erion Veliaj është përgjegjësi ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Jamarbër Malltezi ka një dokument që...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se prona ku ishte kompleksi Partizani ka nisur si proc...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se prona ku ishte Kompleksi Partizani sundohej nga ban...
flamur noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se me arrestimin e Jamarbër Malltezit, synimi ishte...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar sqarimin e dosjes së privatizimit të ish-klubit Partizani, d...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur dritë mbi kalvarin e ndërtuesve te ish-klubi Partizani. I ft...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për arrestimin e dhëndrit të tij dhe çështje...
Jamarber Malltezi TIRANË- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka deklaruar se të gjitha procedurat e ...