LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Destinacionin e ndryshoi Edi Rama pa asnjë kërkesë nga pronarët, Dumani-Kraja-Millanoi mashtrojnë hapur

Kryedemokrati u shpreh se në vitin 2006, Edi Rama, zonën e klubit Partizani, në qershor ia ndryshon destinacionin pa asnjë kërkesë nga pronarët.

11 Shtator 2024, 20:46 Nga DOSJA
Berisha: Destinacionin e ndryshoi Edi Rama pa asnjë kërkesë nga
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka vijuar me denoncimin e hetimeve të SPAK për dosjen "Partizani", ku sipas dosjes, ndryshimin e destinacionit e ka bërë ish-kryeministri. Kryedemokrati u shpreh se në vitin 2006, Edi Rama, zonën e klubit Partizani, në qershor ia ndryshon destinacionin pa asnjë kërkesë nga pronarët.

Më tej Berisha shtoi se Rama ia kishte vënë syrin për ta zhvilluar dhe grabitur vetë po asnjë pronar nuk kishte paraqitur kërkesë për ndryshimin e destinacionit. 

"Por do dëgjoni pak të dytën, se e dyta është turpi më i madh që mund të bëjë njeriu. Çfarë shkruajnë? Meqenëse nuk gjejnë dot asnjë firmë, sepse ligji nuk kërkonte firmën e kryeministrit, kanë firmosur me dhjetëra zyrtare, asnjë prej tyre nuk është në ndjekje penale se kanë zbatuar ligjin, sundonte ligji gjatë qeverisë tonë, zbatohej Kushtetuta. Meqenëse nuk gjejnë, urdhëroni çfarë shkruajnë: zoti Fatmir Bektashi në kontratat me familjet pronare, në vitin 2007-2008, mori përsipër ndryshimin e destinacionit të të gjithë zonës së madhe dhe këtë e realizoi Sali Berisha në vitin 2013 apo gjashtë vjet më vonë. Të dashur qytetarë e qytetarë, shikoni se çfarë hetuesish janë, çfarë prokurorësh të poshtër, të pafytyrë, se çdo epitet meritojnë, por nuk dua të prish gojën time. Ua shpjegoj unë të vërtetën, në vitin 2006, Edi Rama, zonën e klubit Partizani, në qershor ia ndryshon destinacionin pa asnjë kërkesë nga pronarët.

Ia kishte vënë syrin për ta zhvilluar dhe grabitur vetë. Po, asnjë pronar nuk kishte paraqitur kërkesë për ndryshimin e destinacionit. Edi Rama e ndryshon, e sjell pas gjashtë muajsh në Këshillin e Rregullimit të Territorit, i cili aktet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të qyteteve i firmos i detyruar nga ligji, sepse Kushtetuta thotë në mënyrë laksative se administrimi i territorit është autoritet i qeverive vendore. Përveç kësaj, atë vit që Edi Rama po ndërtonte bërdungullën e Zogut të Zi, që kërcënonte jetë të tëra në trafik, qeveria bëri një akt normativ. Ky akt normativ skadoi brenda 4 muajsh dhe qeveria nuk kishte asnjë tagër që të kthente apo të përmbyste vendimet e bashkive.

Kjo është aq e vërtetë saqë pikërisht për Zogun e Zi, Gjykata Kushtetuese vendosi që vetëm gjykatat mund t’u diktojnë qeverive vendore ndryshimet. Kjo është për vitin 2006. Çfarë ndodhi? Pjesa dërrmuese ishte pjesa tjetër. Edi Rama me një studio zvicerane, e quajtur UrboPlan, bëri planin e asaj zone, përsëri pa i pyetur pronarët, i shndërroi të gjitha fushat në zonë urbane dhe pallatesh. I miratoi në këshillin teknik, në këshillin bashkiak në vitin 2008 dhe filloi të japë lejet e ndërtimit. Pasi humbi pushtetin Edi Rama në vitin 2011, pasardhësi i tij vendosi të bëjë planin e përgjithshëm rregullator të Tiranës, të cilin Edi Rama nuk e kishte bërë kurrë se e ndante me llokma. Pra, pronarët tani e kishin shesh ndërtimi.

Edi Rama kishte dhënë leje ndërtimi. Plani i përgjithshëm i rregullimit të territorit vjen në Këshillin Kombëtar të Rregullimit në vitin 2013. Ai nuk kishte të bënte me asnjë zonë të veçante, ai kishte të bënte me të gjitha zonat e Tiranës në tërësi. Si qytet. Dhe miratohet. Ai përsëri nuk mund të pësonte asnjë modifikim sepse ai nuk ishte miratuar vetëm në këshillin urbanistik, por në këshillin bashkiak të Tiranës, në parlamentin e Tiranës. Nuredin Dumani, që është 10 herë më burrë i mirë se Altini, ish-sigurimsi Kraja, simotra biologjike Millonai, shkruajnë se Fatmir Bektashi, që mori përsipër kontratat me familjet pronare në vitin 2007-2008, ia plotësoi dëshirën Sali Berisha, në një kohë kur ato i kishte bërë të gjitha Edi Rama dhe firma e Sali Berishës ishte detyrim kushtetues," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet