Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha bëri një llogari të të ardhurave dhe tha se në vitin 2008 shqiptarët kishin rroga më të larta në rajon, ndryshe nga viti 1992 kur kishin 204 dollarë për frymë.
VLORË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se për një vit shpenzimet e shqiptarëve për shportën kryesore janë rritur me 12%. Në fjalën që ai mbajti në Vlorë, gjatë prezantimit të kandidatit të tij për zgjedhjet lokale, Berisha bëri një llogari të të ardhurave dhe tha se në vitin 2008 shqiptarët kishin rroga më të larta në rajon, ndryshe nga viti 1992 kur kishin 204 dollarë për frymë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne të varfër kemi qenë edhe këtë nuk e mohojmë. Historia jonë është histori mbijetese, sepse kurrë ne në të shkuarën nuk kemi qenë zotër të pasurive përrallore të vendit tonë. Këto 30 vite jemi të lirë, në këto 30 vite ne ndryshuam 30 herë në krahasim me atë që ishim. Në vitin 2008 ne njerëzit më të varfër, të tretit më të varfër në planet në vitin 1992 me 204 dollarë për frymë gjithsej, ja dolëm të kemi rroga më të larta se serbët, maqedonasit, malazezët, bullgarët dhe rumunët. Prapë nuk ishim të pasur, por ajo ishte një varfëri në pakësim dhe çdo vit nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit, popullata shqiptare po rritej. Kishte shpresë, shqiptarët besonin se në Shqipëri mund të ndërtohet e ardhmja e tyre dhe çdo vit gjendja mund të përmirësohej dhe duhej të përmirësohej. Çfarë ndodhi sot? A jemi sot të varfër si në ’92? Jo, jo, jemi shumë larg, por problemi sot është se kemi një varfëri në shtim, kemi një varfëri që tremb, frikëson, e cila rritet, në të cilën nuk shohim prespektivë se si do të kemi nesër një jetë më të mirë. Duke ardhur këtu lexoja, në muajin shkurt çmimi i ushqimeve krahasuar me 1 vite më parë ishte 12% më i lartë. Çfarë do të thotë, secili prej jush shpenzon 12 % më shumë vetëm për kafshatën e gojës. Në 1 vit kjo. Po të marrim 8 vite sa bëjnë, bëjnë 30-40%, sepse ky njeri që është në pushtet, ngriu rrogat, nuk rriti rrogat, nuk rriti pensionet dhe kjo pastaj shndërrohet në rënkime, në lot mjerimi, në bindjen se ky vend nuk bëhet, se këtu nuk jetohet dhe ndaj shqiptarët ikin. Por të gjitha këto nuk janë të vërteta. Nuk janë të vërteta sepse në rast se Edi Rama dhe kjo qeveri, të kishte dëshirë, zemër të shihte ju, të shihte shqiptarët, prap nuk po them të pasur, por të jetonin çdo vit e më mirë, ua them unë këtu ju, në mënyrë absolute me majë lapsi mund të kishte rritur rrogat të paktën 3 herë në 8 vite. Ku e bazoj unë këtë? Ua them unë ju. Ne 8 vite para këtyre, dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet, ndërtuam 11 mijë km rrugë, ndërtuam 1300 shkolla etj., etj. Ne morëm borxh, por sa morëm borxh? Gjithsej 4.4 % të prodhimit të brendshëm. Borxhin e gjetëm 58.2 dhe e lamë 62.6 %. Po ky çfarë bëri? Po i lëmë të ardhurat se ky i dyfishoi taksat, po i lëmë mënjanë, por borxhin e rriti me 43%, është 107% sot. Por ky po të donte me këtë borxh, mund të rriste pa asnjë lloj vështirësie 3 herë rrogat. Vetëm me borxhin që mori në 2021 në shtator, 720 mln euro, rrogat e shqiptarëve mund të ishin rritur 70%. Por nuk ndodh kjo. Ky vendosi mbi shqiptarët një mekanizëm të tmerrshëm vjedhje që e kryeson vetë.
Sali Berisha VLORË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk I drejton vetë mbledhjet e qeverisë. I pranishë...
Mark Crawford TIRANË- Mark Crawford, kryetar emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri ka rishpejguar skemën e...
Gazment Bardhi TIRANË- Propozimi i kryeministrit Edi Rama për Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit ka sje...
Vlora Hyseni TIRANË- Vlora Hyseni është emri i kreut të qeverisë për kreun e re të Shërbimit Informaiv të Shte...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkoi sot në zyrën e prsidentit të vendit, Bajram Begaj, e më pas i propozoi edhe një ...
Edi Rama dhe Bajram Begaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në takimin që pati sot me presidentin Bajram Begaj ka p...
Artur Bushi TIRANË- Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi ka deklaruar se në SPAK është kallëzuar nga një qytetar me e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi ditën e sotme një komunikim lidhur me zgjedhjet e 14 majit, ...
Edi Rama TIRANË- Pas rritjes së pagës minimale në vlerën e 400 mijë Lekëve të tjera që hyn në fuqi nga mu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi sot se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë pengjet e Edi Ram&...